e martë, 27 maj 2008

Xhelal ef. Xhemaili: “Fushatat para zgjedhore,dhe vrapimi i partive politike në aritjen e qëllimeve të tyre të turpshme”.


Xhelal ef. Xhemaili

Hutbe:Fushatat para zgjedhore,dhe vrapimi i partive politike në aritjen e qëllimeve të tyre të turpshme.

Falenderimet i takojnë Allahut,Zotit të botërave.Vetëm Atij i falemi,Atij i nënshtrohemi dhe vetëm prej Tij kërkojmë ndihmë,që të na udhëzojë në rrugën e drejtë, në rrugën e së vërtetës.I falemenderohemi Allahut që na ka bë besimtarë,dhe që na bëri ummeti i Pejgamberit Muhamed (paqja dhe shpëtimi qofshin me të).Salatet dhe selamet qofshin për Muhammed mustafan,familjen e tij fisnike,mbi as-habët,dhe mbi të gjithë ata që e ndjekën dhe do ta ndjekin rrugën e pejgamberit s.a.v.s. deri në ditën e gjykimit.
Allahu xh.sh në Kur’an thotë:"O ju besimtarë,përmbajuni mësimeve të Allahut dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij,ai ka arritur një sukses të madh." (El-Ahzab:70:71)
Vëllezër besimtarë!
Njeriu është e vetmja qenie të cilës Zoti i ka dhuruar mendjen që të logjikojë dhe ka mundësi të zgjedhë në mes të mirës dhe të keqes.Poashtu në shpirtin e njeriut ka predisponim për të vepruar mirë dhe keq. Pasiqë njeriu është qenie me emocione dhe para së gjithash subjektiv,ai në ballafaqim me probleme të ndryshme gjatë jetës do të zgjedhë atë që është momentalisht në interes të tij,e jo të dobishmen dhe të mirën afatgjate. Prandaj Zoti xh.sh. një pjesë të madhe të librit të Tij ia ka kushtuar edukimit të njeriut dhe përsosjes shpirtërore të tij,ndërsa pejgamberin e livdon për moralin e lartë që ka dhe i thotë: “Vërtet, ti je në një shkallë të lartë morali!” (Kalem, 4)
Ndërsa kur është pyetur vetë i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. se çka i shpie më së shumti njerëzit në Xhennet, ka thënë: “Devotshmëria ndaj All-llahut dhe karakteri i mirë”.(Tirmidhiu)
“Më i ploti besimtar me iman është ai që është më i mirë në moral”. (Tirmidhiu)
“Asnjë send nuk do të jetë më i rëndë në peshojën e besimtarit në Ditën e Gjykimit sesa karakteri i mirë. Dhe, vërtet, All-llahu e urren të pamoralshmin dhe fjalëndytin”. (Tirmidhiu)
Duke u bazuar në ajetin e lartëpërmendur,dhe në hadithet e lartëpërmendura besimtari i vërtetë muslimanë duhet të posedoj në vetëvete edukat të mirë islame,moral të mirë islam dhe karakter të mirë islam,përndryshe nuk do të ishte asgjë në rregull me te.
Vëllezër besimtarë!
Jemi në momente duke përjetuar trauma të ndryshme psiqike dhe fizike nga politikanët tanë të mjerë të cilët na kanë udhëhequr dhe që po na udhëheqin edhe më tej dhe e përfaqsojnë popullin shqipëtar dhe musliman.Këta poltikanët tanë po i përdorin të gjitha metodat e fëlliqura që vetëm e vetëm të arijnë në cakun-qëllimin e tyre final,pa mos kursyer asgjë dhe nuk po marin parasysh se ofendohet,nënçmohet apo degradohet vëllau i tij muslimanë dhe shqipëtar i ndershëm dhe i pa fajshëm.
E themi këtë sepse tek politikanët tanë mungon gjithçka e mirë që duhet ta posedon nji njeri i mirë para së gjithashë ta ketë besimin e tij të fortë në Krijuesin e tij Allahun xh.sh,ta ketë edukatën e tij të mirë familjare,sjelljen e mirë në familje dhe shoqëri,dhe kulturën e tijë të pasur.
Unë nuk po dëshiroj të mbrojë njërën parti apo tjetrën të akuzoj dhe të fajsoj,por pa marë parasyshë marë guximin të themë vetëm disa fjalë,sepse e kemi për borxh që të gjithë ne që ia kemi dhënë besën Allahut xh.sh.duhet të ngremë zërin e drejtësisë dhe të parandalojmë të keqen kur ajo paraqitet në mjediset tona.Këtë e themë me plot përgjegjësi para opinionit dhe para së gjithash para Allahut xh.sh.Krijuesit të botërave sepse Ai na ka krijuar si qenie-krijesa më të bukura dhe çka është edhe më me rëndësi Ai neve na vëllazëroi duke thënë në Kur’anin Famëlartë “Metëvërtet besimtarët janë vëllezër”.Dhe Ai na bëri zavendës-halife të Vetin në tokë.
Këtë ne duhet ta bëjmë,dhe të marim guximin sepse siç thotë pejgamberi s.a.v.s. “Kur të paraqitet në mesin tuaj ndonjë punë e keqe,ju duhet ate ta largoni me dorë-fuqi,e nëse këtë nuk mundeni ta bëni atëher flitni me gojë kundër asaj pune që ta largoni e nëse edhe këtë nuk mundeni ta bëni atëhere mos pajtoheni me zemër për atë vepër,kjo është imani më i dobët”
Kjo që po ndodhë me na muslimanët kjo nuk i takon muslimanit e as shqiptarit sepse këto sjellje të çoroditura nuk janë tonat këto sjellje mesiguri janë kopje të marura nga dikush tjetër që vetëm e vetëm muslimanët-shqiptar të përçahen dhe të humbin forcën e tyre fetare dhe politike,që të jenë sa ma të dobët në kërkesat e tyre kundër dushmanit të tyre të përbashkët.

O vëllezër të dashur!
Mos harojmë se ata të tjerët neve na përdorin vetëm si vegël-alet kundër vëllaut tonë dhe po mbjellin vëllavrasje tek ne muslimanët shqiptar këtë ne nuk duhet të ua lejojmë atyre sepse nji ditë do të duhet të përgjigjemi para Krijuesit Allahut xh.sh.
Pejgamberi s.a.v.s. në një rastë shokëve-as-habëve të vet u thotë: “Do të vije koha kur muslimanët do të jenë nën sundimin-hykmin e pabesimtarëve.Shokët i thanë: Përse o i dërguari i Allahut.A do të jenë pak muslimanët në numër.Tha jo.Me numër do të jenë shumë,por do të jenë si shkuma e detit kur të vinë valet dhe e zhdukin.”
Sikur që po vërejmë dhe po shohim metëvërtet po më duket se gjendemi apo jemi duke jetuar në atë kohë që po e përmendën ky hadithi i pejgamberit s.a.v.s.
A thua nuk është kjo realitet! A thua nuk është prezente kjo kohë e vështirë dhe e pa qartë për muslimanin e kësaj kohe!A thua ende nuk jemi të gatshëm të pranojmë realitetin! Ose ndoshta po e kuptojmë por na vjen rëndë dhe turp ta pranojmë këtë realitet të hidhur.

O vëllezër besimtarë!
Shtrohet vetëvetiu pyetja sa jemi ne të gatshëm të bëjmë ndryshime rrënjësore në këtë drejtim?
Ndryshimet janë tepër të nevojshme në ketë drejtim dhe na secili vet duhet të japim kontributin tonë më së pari të nisemi nga familja e jonë e ngushtë e pastaj të fillojmë me fqinjët tanë farefisin tanë më të afërtë dhe më të largët,ti udhëzojmë dhe ti këshillojmë.
Allahu xh.sh. në Kur’anë thotë: “Allahu nuk e ndryshon gjendjen e nji populli deri sa ai vet nuk e ndryshon”.

Edhe ne vëllezër besimtarë!
Nëse vet nuk angazhohemi të ndryshojmë veten tonë kah e mira,mesiguri se Allahu xh.sh. nuk ka me na e ndyshu kurnjiher gjendjen tonë të mjerë dhe të turpshme,sepse këtë vetë po e meritojmë.

Njeriu është qenie shoqërore.Bashkëpunimi ndërmjet neve muslimanëve-shqipëtar jetën e bën të mundëshme të gëzuar dhe të lehtë. Secili prej nesh ndien nevojë që të ketë ndonjë të afërt në të cilin mund të gjejë përkrahje,që mund t’ia hapë zemrën dhe prej të cilit pret mirëkuptim.Pra,pa bashkëpunim pa shokë dhe pa miqë ndihemi si të vetmuar dhe të humbur.

Për fatë të keqë vëllezër!
Me këto sjelljet tona të çoroditura e sidomos të partive politike gjatë fushatave politike ne i bëjmë dëm vetvetes tonë e para së gjithash rinis tonë-fëmijëve tanë të cilët i kemi infektu dhe i kemi helmu me këtë sëmundje të dëmshme,sepse ata marin shembull negativ nga ne.
Për kundër kësaj ne duhet rinin tonë ta edukojmë mirë ta këshillojmë mirë duke ua mësuar islamin e vërtet dhe duke i informuar ata sa ma mirë se ne jemi vëllezër musliman dhe të nji kombi,pra që nënkupton edhe lidhje ende më të afërta.Dmth,konsiderohen vëllezër për nga feja,dhe për nga kombi dhe në sjelljet e tyre duhet të jenë të sinqertë,të përzemërt dhe të afërt sikur bëhet fjalë për vëllezër gjaku.

Prirjet shpirtërore të njeriut të cilat ngjallin ndjenjën për simpati, dashamirësi, nderim dhe besim të ndërsjellë konsiderohen si dhunti e lëshuar në zemrën e njeriut prej Allahut xh.sh.
Allahu xh.sh.në Kur’an thotë:
“Përkujtonie nimetin e Allahut ndaj jush, kur ju (para se ta pranonit fenë islame) ishit të armiqësuar, e Ai bashkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntinë e Tij aguat të jeni vëllezër”. (Ali Imran, 103)
Prandaj besimtari mirësjelljen e vet ndaj shokëve e bën vetëm për hirë të Allahut xh.sh. dhe nga devotshmëria,sepse sikur mos jetë për hirë të Allahut aty ka qëllime dhe interse personale dhe për shkak të ndonjë intersi të vogël të kësaj bote kjo shoqëri kalon në armiqësi dhe urejtje.
“Atë ditë shokët e ngushtë do të jenë armiq të njëri-tjetrit, përveç atyre që ishin të sinqertë në miqësi”. (ez-Zuhruf, 67)
Vëllezër besimtarë!
Shoqëria luan rol të rëndësishëm në formimin e pesonalitetit të individit në të gjitha aspektet: si në atë fetare, si në shprehitë e punës,të mësimit,të mirësjelljes etj.
Ne vëllezër besimtarë! Duhet të formojmë shoqëri të shëndoshë islame nga e cila shoqëri do të ketë vetëm hajr dhe dobi i gjithë njerëzimi,e sidomos na vet muslimanët.
Muhammedi s.a.v.s. në një hadithë ka thënë:

“Shembulli i ndejës me njerëz të mirë dhe ndejës me njerëz të këqij është sikurse shitorja e miskut (parfumeria) dhe farkëtorja. Shitësi i miskut ose të jep (të eros) ose të shet, ose së paku prej tij kundërmon erë e këndshme. Kurse farkëtari ose t'i djeg teshat, ose prej tij do të vjen erë e pakëndshme (nga thëngjilli)”. (Muttefekun alejhi)

Prandaj vëllezër besimtarë! I lutemi Allahut Fuqiplot me këtë lutje:

O Zoti ynë,ne jemi në nevojën e mëshirës Tënde,mos i le çështjet në dorën tonë sado të vogla të jen ato më përmirëso mua familjen time shokët e mi dhe jetën tonë në përgjithësi. O Zoti ynë,na i zbut zemrat tona na shëndro tmerrin e brengave në harenë na bën sypatrembur kur na kaplon frika!
O Zoti ynë freskoji shpirtërat tanë me bindje të paluhatshme dhe shuaje prushin e shpirtrave të ndezur me ujin e besimit!O Zoti ynë largoje prej nesh mërzin dhe pikëllimin lësho mbi sytë tanë të friksuar siguri mbi shpirtrat e shqetsuar qetësi, dhe hapi dyert e zgjedhjes me shpejtësi!O Zot i madh na bën prej atyre që të kan frikë Tij dhe prej askujt tjetër e mos na bën prej atyre që stë kan frik Tij dhe frikohen nga të gjithë.Kur të kemi nevoj për mbështetje na përkujto mbështetjen tek Ti,kur të jemi lypës na frymëzo të kërkojm vetëm prej Teje se Ti je zotërues i hambarëve të pashtershëm,nga përkujdesja jote nuk shmanget asnjë grimcë sado e vogël që të jet dhe Ti mbetesh me diturin për ne kudo që jemi.O Zot i Madhërishëm ne myslimanët vetëm në Ty mbështetemi dhe vetëm prej Teje ndihëm kërkojmë.Amin.


Hutbe e mbajtur në xhuma,fsh.Sedllarcë,
E pregaditi imami i xhamis Xhelal ef.Xhemaili.

e enjte, 22 maj 2008

Xhelal ef. Xhemaili: "Kopracët-dorështrenjtit"


Xhelal ef. Xhemaili
Hutbe: Kopracët-dorështrenjtit
Falenderimet i takojnë Allahut. Vetëm Atij i falemi dhe vetëm Atij i kërkojmë ndihmë, që të na udhëzojë në rrugën e drejtë, në rrugën e së vërtetës. Të falenderojmë o Allah që na bëre myslimanë, të falenderojmë o Allah që na bëre besimtarë, të falenderojmë o Allah që na bëre pasues të Pejgamberit Muhamed (paqja dhe shpëtimi qofshin me të), i fundit pejgamber dhe i dërguar i Tij. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një dhe i Vetëm, i cili nuk ka shok, dhe dëshmoj se Muhamedi a.s. është robë dhe i dërguari i Tij i fundit.

Vllezër besimtarë!

Pasuria dhe parat janë nga mirsitë më të mëdha që i dhurohen njeriut në këtë botë. Sipas fesë islame është e pëlqyeshme që njeriu të punojë e të ketë pasuri, por me kusht që të jetë falënderues ndaj dhuruesit – Allahut xh.sh. Ky falënderim bëhet duke e përdorur pasurinë për gjëra të dobishme. Në qoftë se njeriu e do pasurinë dhe të hollat aq shumë sa që i quan të shenjta dhe bëhet rob i tyre,njeriun e tillë feja islame e qorton dhe ai për shkak të pasurisë që nuk e ka shpërndajt do të dënohet në botën tjetër.Për këtë Allahu xh.sh në Kur-an thotë:
“Ata, të cilët bëjnë koprraci me atë që nga të mirat e veta u dha Allahu, të mos mendojnë kursesi se ajo është në dobi të tyre. Jo, ajo është në dëm të tyre. Ajo e mirë me çka bënë koprraci, në ditën e kijametit do t’u mbështillet në qafën e tyre. Allahut i mbesin trashëgim qiejt dhe toka, Allahu është i njohur mirë me atë që veproni”. (Ali Imran, 180)
Pasurinë nuk duhet ta duam aqë shumë sa të bëhemi dorështrënguar dhe të vuajë edhe familja për gjërat elementare, ose mos u ndihmohet të afërmive,nevojtarëve-fukarave ose për dobinë e përgjithshme të muslimanëve. Mos mendojmë se në këtë mënyrë nuk do të na dalë prej dore pasuria asnjëherë, por përkundrazi kopracia mund të jetë shkaktar që të humbim jo vetëm pasurinë, por edhe si popull që të shkrihemi.
Këtë na e vërteton ajeti kur’anor ku Allahu xh.sh.thotë:
“Ja, ju jeni ata që ftoheni për të dhënë në rrugën e Allahut (për luftë kundër armikut tuaj), e dikush prej jush bën koprraci, ai bën kundër vetvetes, Allahu s’ka farë nevoje, e ju jeni të varfër (keni nevojë). Po nëse ju i ktheni shpinën, Ai do t’ju zëvendësojë me një popull tjetër, që nuk do të jetë si ju”.(Muhammed, 38)

Dorështrenjti shpesh bën turbullira të ndryshme dhe i thyen të gjitha rregullat si ato morale, juridike, tregtare etj. vetëm e vetëm që të fitojë sa më shumë para.
Thotë pejgamberi s.a.v.s.
“Frigohi prej kopracisë, sepse kopracia i ka zhduk popujt para jush, i ka çu në gjakderdhje dhe i kan leju vetes atë që është e ndaluar”.
“Erdhi një njeri te Pejgamberi s.a.v.s. dhe i tha: “O I Dërguari i All-llahut, cila sadaka e ka shpërblimin më të madh?” Tha: “Të japësh sadaka kur të jesh i shëndoshë e koprrac, e frikësohesh nga varfëria, dhe e dëshiron pasurinë. Mos e vono këtë gjer kur të vjen shpirti në fyt, e atëherë të thuash: “Jepjani këtë atij dhe këtë atij tjetrit, ndërsa kjo qysh më herët veç ka qenë e tij”.
(Muttefekun alejhi)
Poashtu thotë pejgamberi s.a.v.s: “Dorëdhëni është afër Allahut, afër njerëzve, afër xhennetit, kurse larg prej zjarrit (të xhehennemit), kurse dorështërnguari është larg Allahut, larg njerëzve, larg xhennetit, kurse afër zjarrit (të xhehennemit)”.

Vllezër besimtarë!

Sipas ajeteve dhe haditheve të pejgamberit s.a.v.s. ne myslimanët duhet të jemi dorëdhënë,për ate se kjo është nji cilësi shumë e lavdëruar,edhe këtë e kanë praktikuar edhe të parët tanë si Pejgamberi Muhammmedi s.a.v.s. poashtu edhe shokët e tij,sidomos Ebu-Bekri r.anhu,i cili shpesh herë ka ndodhë që për interesat e përgjithshme të islamit e ka dhënë krejt pasurin e tijë që ka patur.
Prandaj edhe ne muslimanët e sodit duhet të marim shembull të mirë në pejgamberin s.a.v.s. dhe në shokët e tij,sidomos në moralin dhe edukatën e tyre të lartë,por gjithësesi duhet të marim shembull të mirë në praktikimin e obligimeve fetare nga ana e tyre sidomos dhënjen e Zekatit.
All-llahu xh.sh. në Kur-an thotë:
“Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e All-llahut në botën tjetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh All-llahun.” [Ahzab: 21].
Është krejtë e sigurtë se pasurin që e posedojmë nuk kemi me e marë me vete në varrë në botën tjetër,por gjythqysh do të duhet ta e lëmë në ketë botë tërheqëse dhe mashtruese dhe i vetmi shpëtim për ne është që të bëhemi dorëlirë-xhimerta dhe të japim aty ku e kërkon më së shumti nevoja.Dmth. duhet të ndihmojmë islamin dhe të gjithë ata vëllezërit tanë musliman që kanë nevojë materijale.
Në funë vëllezër besimtarë! Kërkojmë nga Allahu xh.sh.që të na i përforcojë zemrat tona me iman dhe të na i zbus zemrat tona që në mes vëllezërve musliman të mbizotëroj drejtësia,bamirësia,humaniteti dhe solidariteti,kështu që të vjenë në shprehje ndihmesa e jonë e ndërsjelltë vëllezërore islame.
Allahu xh.sh. na udhëzoftë në rrugë të drejtë.Amin.

Hutbe e mbajtur në xhaminë e fsh.Sedllarcë,
E pregaditi imami i xhamis Xhelal ef.Xhemaili.

e mërkurë, 21 maj 2008

Foto me rastin e dua hatmes të nxënësve në xhaminë e fsh.Sedllarcë

Falemenderimet dhe lavderimet të qofshin Ty o Allah,Krijues i botërave,sundues i dytës së gjykimit.
Si në xhdo xhamijë ashtu edhe në xhaminë e fsh.Sedllarcë nxënësit e këtijë fshati e ndjekin mësimbesimin fetar,edhe ate nji numër bukur i madh.Sukseset janë evidente në nivel të lartë,duke marë parasysh interesimin e vet fëmijëve për mësim,gjithashtu edhe interesimin e prindërve dhe intersemin e hoxhollarëve.
Mual-limi i kësaj xhamie Muhamed ef. Ismaili jep kontribut të madhë në mësimin dhe edukimin e gjeneratava të reja të këtijë fshati.
Këtu në këtë foto janë fëmijët të cilët bëjnë hatme,dmth.e kanë përfunduar leximin e Kur’anit dhe kanë mësuar rregullat mbi islamin,dhe në këto raste organizohen manifestime nga ana e hoxhollarëve,të cilët manifestime gjatë do të mbahen mend në kujtesat e besimtarëve të këtij fshati.
Xhamija e fsh.Sedllarcë në komleksin e xhamisë posedon mektebin ku mësojnë nxënësit,gjithashtu në oborë gjindet shadrvani i cili i jep nji bukuri të posaçme xhamisë.Gjithashtu xhamija posedon bibliotekën "DITURIA" e cila është e pasur me mbi se 1500-libra me karakter fetar dhe shkencor.Kjo bibliotekë u themelua në vitin 2004.Xhamija e ka këshillin drejtues që përbëhet prej disa anëtarëve në krye me myteveliun Nuri Ismaili.Xhamija ka dy punëtor-hoxhollarë aktivë,dmth. Imamin Xhelal ef.Xhemaili dhe Muhamed ef. Ismaili mualim-muezin.

Nga Xhelal ef. Xhemaili

Xhelal ef. Xhemaili: "Dua-Lutje"



Dua (lutje)

“Allahu më mjafton mua,ska të adhuruar tjetër pos Tij,vetëm tek Ai jam mbështetur,e Ai është Zot i Arshit të madh.”
“Me emrin e Allahut, pranë të Cilit nuk bën dëm asgjë as në tokë e as në qiellë,e ai është dëgjuesi dhe i dituri.”
“Jam i kënaqur që Allahu të jetë Zoti i im,Islami fe e imja,dhe Muhammedi a.s. i dërguar.”
O Allahu im kërkoj të më mbrosh nga çdo sëmundje në dunja dhe në ahiret.O Allahu im kërkoj të mi falësh gjynahet dhe të më mbrosh në fen time islame,jetën time familjen time dhe pasurin time.O Allahu im mi mbulo të metat dhe më qetëso në çaste trishtuese.
Falemenderimi i takon vetëm Allahut nuk meriton të adhurohet askush tjetër pos Allahut,i cili është një pa rival.Atij i takon sundimi dhe falemenderimi.
Ai është i gjithfuqishëm mbi çdo send.O Zot!Prej teje kërkoj hajrin e kësaj nate dhe hajrin e netëve tjera pas saj,dhe prej Teje kërkoj të më mbrosh nga sheri i kësaj nate dhe sheri i netëve tjera.O Zot!Prej Teje kërkoj mbështetje nga përtacija dhe pleqërija e rëndë.O Zot!Prej Teje kërkoj mbështetje nga dënimi i varit dhe i zjarit.
O Allahu im Krijues i njerzve largo dhimbjen shëro se ti je shërues nuk ka shërim pos shërimit Tënd, shërim i cili nuk sjell sëmundjen.
O Allahu im kërkoj strehim tek Ti nga brenga dhe mërzia.Kërkoj strehim tek Ti nga frika dhe kopracija dhe kërkoj strehim tek Ti nga mbi sundimi i borxhit dhe nënçmimi i njerzve.
Nuk ka Zot tjetër pos Allahut të Madhit të Butit.Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut të Arshit të madh,nuk ka Zot tjetër përvec Allahut të qiejve dhe të tokës,Zoti i Arshit fisnik.O Mbikqyrës i përhershëm e i përjetshëm, nuk ka Zot tjetër përveç Teje, me Mëshirën tënde të kërkoj ndihmë!
O Zoti ynë,ne jemi në nevojën të Mëshirës Tënde,mos i le çështjet në dorën time sado të vogla të jen ato,përmirësomë mua dhe jetën time në përgjithësi,s’ka Zot tjetër përveç Teje!Të kërkoj falje Ty, o Zot,Ti që je një dhe përveç Teje tjetër nuk ka,Ti je përcjellësi ynë i përhershëm dhe i përjetshëm,pendimin tim tek Ti e drejtoj. Nuk ka Zot pos Teje. Ti je i pastër i patëmeta. I kam bërë padrejtësi vetes!Zoti i ynë unë jam robi i yt, i biri i robit Tënd,në dorën tënde është jeta ime,veprat e mia të kaluara Ti i gjykon dhe je i drejt në gjykim. Zoti ynë Ti të lutem që me leximin e Kur`anit të gjejë ngrohjen e zemrës le të jetë fjala Jote dritë që hap gjoksin tim zbutma pikëllimin me Kur`an dhe largoma brengën e shpirtit që smë hiqet.
“Ne na mjafton Allahu Ai është mbrojtësi më i mirë!”
O Zoti ynë,na i zbut zemrat tona na shëndro tmerrin e brengave në harenë na bën sypatrembur kur na kaplon frika!O Zoti ynë freskoji shpirtërat tanë me bindje të paluhatshme dhe shuaje prushin e shpirtrave të ndezur me ujin e besimit!O Zoti ynë largoje prej nesh mërzin dhe pikëllimin lësho mbi sytë tanë të friskuar siguri mbi shpirtrat e shqetsuar qetësi, dhe hapi dyert e zgjedhjes me shpejtësi!O Zot i madh na bën prej atyre që të kan frikë Tij dhe prej askujt tjetër e mos na bën prej atyre që stë kan frik Tij dhe frikohen nga të gjithë.Kur të kemi nevoj për mbështetje na përkujto mbështetjen tek Ti,kur të jemi lypës na frymëzo të kërkojm vetëm prej Teje se Ti je zotërues i hambarëve të pashtershëm,nga përkujdesja jote nuk shmanget asnjë grimcë sado e vogël që të jet dhe Ti mbetesh me diturin për ne kudo që jemi.O Zot i Madhërishëm ne myslimanët vetëm në Ty mbështetemi dhe vetëm prej Teje ndihëm kërkojmë.Vel-hamdulil-lahir-Rab-bil-alemijn-El-fatiha.


DUAJA E NAMAZIT (LUTJE)

O ZOTI YNË TI JE NJË DHE PËRVEÇ TEJE TJETËR NUK KA.
TI MË KRIJOVE MUA DHE UNË JAM ROBI IT JAM NË BESËN TËNDE DHE I QËNDROJ ME PLOT DURIM PREMTIMIT TËND,AQ SA KAM MUNDËSI.
TË KËRKOJ FALJE NDAJ GABIMEVE QË KAM BËRË, DHE PRANOJ SE TË MIRAT QË KAM JAN VETËM PREJ TEJE DHE SE TI MI DHUROVE,DHE PRANOJ SE TË KQIJAT QË KAM BËRË JAN NGA UNË DHE FALSI IM JE TI DHE GABIMET SMI FAL KUSH POS TEJE.
UDHËZOM NË RRUGË TË DREJT NË RRUGËN E ATYRE TË CILËT I SHPËTOVE,E JO NË RRUGËN E ATYRE TË CILËT E HUMBËN VETEN.
MUNDËSOVA SYVE TË MI TA SHOHIN DRITËN TËNDE,DHE TË DEVIJUARIT TA GJEJN RRUGËN E DREJT.
O ZOT MË FAL MUA DHE PRINDËRIT,E MI DHE TË GJITH BESIMTARËT NË DITËN E GJIKIMIT.
‘’O ZOTI YNË,TI NA KRIJOVE, TI NA RITE,TI TA DHAM BESËN,PËR TI DO TË VDESIM,RUGA JOTE ËSHTË DRITA JONË JETA JONË DHE ARDHMËRIA JONË….
‘’O ZOT,MOS NA LE ASNJË MËKAT PA NA E FAL,ASNJË PROBLEM PA NA E LARGUAR,ASNJË TË PIKËLLUAR PA E DISPONUAR,ASNJË TË SËMUAR PA E SHËRUAR,ASNJË TË DËBUAR PA E KTHYER NË SHTËPI TË VET DHE MOS NA LE ASNJË NEVOJ PA NA E KRYER,O BËMIRËS I PËRGJITHSHËM...
LARGOMA SHEJTANIN SA TË KESH MUNDËSI, NA LARGO MENDIMET E KQIJA,DHE NGA ATO QË MUNDOHEN TË NA BËJN KEQ.
NA E FAL XHENNETIN, NA SHPËTO NGA ZJARI I XHENNEMIT.
NË MOMENTIN E VDEKJES NA RUAJ BESIMIN TONË.
PASTROMA ZEMRËN TIME, MENDJEN, SHPIRTIN TIM.
O ZOT UNË E PRES NDIHMËN TËNDE ME PLOT DURIM, NUK I HUMBI SHPRESAT, SEPSE TI JE AI QË ÇDOHER MË KE NDIHMUAR.
Xhelal ef. Xhemaili

e martë, 20 maj 2008

Xhelal ef. Xhemaili:“Domethënia dhe rëndësia e hutbes”

Domethënia dhe rëndësia e hutbes

Falënderimet dhe lavdërimet janë vetëm për Allahun e Madhëruar, Ai që krijoi njeriun dhe e udhëzoi, i Vetëm, i Pashok.Dëshmoj se s'ka të adhuruar me meritë përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi s.a.v.s.është robi dhe i Dërguari i Tij. Përcolli mesazhin, kumtoi fenë dhe ummetin e urdhëroi vetëm për të mira siç edhe e ndaloi nga çdo e keqe. Paqja, mëshira dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, familjen, shokët dhe mbi mbarë ata që e pasuan dhe do ta pasojnë atë deri në Ditën e Fundit.Duke e përshkruar popullin musliman, Allahu xh.sh thotë: “ Jeni populli më i mirë, i zgjedhur për njerëzit, urdhëroni për virtyte të larta, ndaloni nga veset e ulta dhe besoni Allahun”.(Ali-Imran-110).

Vëllezër besimtarë!

Fjala hutbe është fjalë arabe dhe në përkthim në gjuhën shqipe e ka këtë kuptim,me ligjëru-me mbaj fjalim.Ndërsa hatib do të thotë ligjerues,predikues.Hutbeja kryesore e cila i kushtohet kohës së caktuar është hutbeja e xhumasë,e cila mbahet për çdo të xhuma dhe e kanë për detyrë-borxh të prezentojnë të gjithë muslimanët e moshërritur,të mençur,të shëndoshë dhe të lirë.Këndohet hutbeja në gjuhën arabe pastaj hatibi-ligjëruesi ligjëron në gjuhën e atijë xhemati që i takon,e pastaj falen dy rekat farz të xhumasë.
Hutbet të cilat mbahen në kohë të caktuar janë edhe hutbet e dy bajrameve,të cilat mbahen pas faljes së dy rekateve të bajram namazeve,si dhe hutbet të cilat mbahen gjatë kohës së haxhit.
Hutbet të cilat nuk kanë të bëjnë me kohën e caktuar janë ligjeratat,va’zet të cilat mundë të mbahen vazhdimisht sipas mundësisë.

Hutbeja,sipas dispozitave-rregullave islame ka për qëllim që muslimanëve t’ua mësojë fenë.Për atë është caktuar që hutbeja të mbahet me rastin e tubimeve më të mëdha të muslimanëve ( në xhuma,në bajrame,në haxh etj.).

Hutbeja duhet të ndëgjohet me vëmendje të posaçme nga ana e xhematit prezentë,përndryshe nëse bëhet muhabet kur hatibi e këndon hutben,atëhere padyshim kemi bërë një gjunah shumë të madhë sepse kemi mbetur pa xhuma.
Këtë e vërteton pejgamberi jonë i dashur Muhammedi s.a.v.s. në një hadithë të tijë ku thotë: “Ai person i cili bisedon-bën muhabet kur hatibi e mban hutben-ligjeron,ai është si gomari i cili mbi shpinë të vet mban nji turmë me libra dhe nuk e din se çka ka mbi shpinën e tijë”.
Prandaj e kemi për detyrë që ditën e xhuma kur shkojmë të e falim namazin e xhumasë duhet të jemi të kujdesshëm që mos të biem nën ndikimin-kurthin e shejtanit të mallkuar dhe ta e humbim sevapin e xhumasë,por përkundrazi të bëhemi prej atyre besimtarëve të sjellshëm dhe të ndërgjegjshëm që kur të hijmë në xhami të mos bëjmë muhabete me askendin dhe të sillemi mirë dhe të ulemi në atë vend ku do ta gjejmë të lirë.
Kjo është shkurtimishtë domethënia dhe rëndësia e hutbes.

Allahu i Madhërishëm na udhëzoftë në rrugë të drejtë.Amin.


E pregatiti: Xhelal ef. Xhemaili
Imam-hatib i xhamisë së fsh.Sedllarcë.

e diel, 18 maj 2008

Xhelal ef. Xhemaili: “Madhërimi i Allahut xh.sh.”


Xhelal ef. Xhemaili

Hutbe: Madhërimi i Allahut xh.xh.

Në fillim të kësaj hutbes i shprehim falemenderimet dhe lavdërimet tona të sinqerta Krijuesit të gjithësis Allahut të Madhërishëm.Salati dhe selami-shpëtimi dhe paqa e Allahut Fuqiplot qoft mbi pejgamberin tonë Muhammedin s.a.v.s. poashtu mbi familjen e tijë të pastërt dhe mbi shokët as-habët e tijë të sinqert,Allahu xh.sh. qoftë i kënaqur me ne dhe me ata.
Vëllezër besimtarë !
Allahu xh.sh në Kur’anur thotë:

“O njerëz, adhurojeni Zotin tuaj, i cili ju krijoi juve edhe ata që ishin para jush ashtu që të jeni të devotshëm (të shpëtuar).Ai, i cili për ju bëri tokën shtrat, (vendbanim) e qiellin kulm, e prej qiellit ju lëshoi shi me të cilin ju siguroi lloje të frutave si ushqim për ju, pra mos i përshkruani All-llahut shokë, duke qenë se ju e dini (që Ai nuk ka shokë).(El-Bekare,21-22).

Vllezër besimtarë!
Me këta ajete Kur-anore Allahu Fuqiplot na drejtohet neve besimtarëve,dhe të gjithë tjerëve dhe na e bën me dije se ne duhet gjithsesi Ate ta adhurojmë,Ate ta madhërojmë,Atij ti bëjmë respekt,sepse siq thotë Ai na krijoi,Ai na furnizon me shumë të mira -ni’mete,për të cilat duhet dhe e kemi për borxh ti falemenderohemi në çdo moment vetëm Atij.Dhe nuk guxojm ta mohojmë apo ti bëjm shokë-shirkë,sepse ky është një ndër gjynahet më të mëdha të cilin Allahu xh.sh. nuk e falë,gjë të cilën e vërteton Muhammedi a.s. në një hadithë të tijë ku thotë:

“Allahu xh.sh. është në gjendje të falë çdo gjynah tjetër përveç shirkut”.

Vëllezër besimtarë!

Nëse mendojnë njerëzit gjithnji në madhërinë e All-llahut xh.sh, asnjëher nuk do të bënin ghynahe ndaj Tij".
Ne duhet dhe e kemi për obligim fetar që Allahun Fuqiplot ta duam ta adhurojm ta madhërojm dhe ta njohim ashtu bukur siq e meriton Ai,dhe ti aplikojmë të gjitha urdhërat e Tijë,këtë e bën besimtari i sinqertë që e ka imanin e plotë dhe të kompletuar,kurse munafikët gjithashtu edhe mohuesit,tallen dhe mundohen ti mohojnë argumentet bindëse që nuk mundë dhe nuk ka të drejtë askushi ti mohoj argumentet e vërteta,por ata përsëri e bëjnë këte edhe pse e dijnë të vërtetën.

Allahu xh.sh për ta në Kur’an thotë: "Ata (mohuesit) nuk e njohën All-llahun sa duhet njohur Atë …". (El-Enam: 91).


Allahu xh.sh madhërohet dhe respektohet duke i kryer ne detyrat-obligimet që i kemi ndaj Krijuesit tonë.Por për fat të keq ka sot shumë njerëz që hyjnë në namaz me trup, mirëpo mendja e tijë shetit tërë botën dhe nuk kupton kur përfundoi namazi. Ka njerëz që hynë në namaz, kurse zemrën e kanë në dynja, në treg-pazar apo te epshet-emocionet.

Për këta njerëz në Kur-an thuhet:

"Ata nuk e çmuan All-llahun me atë madhështinë që i takon, ndërsa në ditën e kijametit e tërë toka është në grushtin e Tij, e qiejt të mbështjellë në të djathtën (forcën) e Tij. Ai është i pastër nga të metat dhe Ai është i lartë nga çka ata i shoqërojnë!".(Ez-Zumer: 67).

Vëllaut dhe motrës muslimane ua bëjmë me dije se nuk ka islam pa vepra të mira,nuk ka islam pa adhurim dhe respekt ndaj Krijuesit të botërave,nuk ka islam për ata që e kanë haruar All-llahun dhe nuk ka islam për ata që nuk i zbatojn mësimet e Tija! Mos mendojnë dhe mos harojnë ata të cilët janë dhënë pas epsheve dhe harameve dhe ata që janë të larguar nga Kur'ani dhe sunneti se do të jetojnë përgjithmonë në këtë botë! O ju që jeni zhytur në gjunahe dhe gabime! Deri kur më në këtë gjendje! A nuk ju bie ndër mendë se një ditë do të duhet të dalim para Krijuesit tonë i cili na krijoi në formën më të bukur dhe na dalloi me mendjen-logjikën nga krijesat tjera dhe na bëri zavendës (halife) në tokë.

Vëllezër brsimtarë!

All-llahu ua tërhjek vërejtjen njerëzve nga denimet e Tija,kurse njerëzit ende po vazhdojnë në këtë drejtim shumë të gabuar.
Disa njerëz ende nuk vetëdisohen dhe nuk duan ta kuptojnë.A e dini se kur do të vetëdisohen dhe kur do ta kuptojnë?! Atëherë kur do tu vijë meleku i vdekjes te koka,atëherë do ti kujtohet kjo e do të thotë:

"E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: "O Zoti im, më kthe, që të bëj vepra të mira e ta kompensoj atë që lëshova!" Kurrsesi, (kthim nuk ka) e kjo është vetëm fjalë që e thotë ai, e ata kanë para tyre një perde (distancë periodike) deri në ditën kur ringjallen". (El-Muminun: 100).

O vëllezër besimtarë!

Mos të ndodhë edhe me ne e njejta gjë si me ata të cilëve kur ju vjen vdekja do ti luten Allahut xh.sh duke i thënë: “O Zoti im më kthe prap në dunja,që të bëj vepra të mira e ta kompensoj atë që lëshova!”,por vëllezër besimtar duhet ta dijmë se kthim prapa nuk ka,përveç daljes-ballafiqimit tonë me Krijuesin e botërave i cili gjykon vetëm drejt.

Në fund të kësaj hutbes vëllezër besimtarë!
Kërkojmë prej All-llahut xh.sh. ndihëm, që të na ndihmojë në përmisimin e gjendjes së muslimanëve në çdo vend, dhe të na ndihmojë të kapemi për librin e Tij Kur-anin dhe sunnetin e pejgamberit s.a.v.s.O Zot të lusëm të na ndihmojsh që njëher e përgjithëmon të largohemi nga haramet dhe punët e këqija,sepse ato na çojnë edhe më tej në humbje dhe shkatërim.O Zot,Krijues i botërave na udhëzo neve dhe gjithë muslimanët mbarë botës kudo që gjinden ata.Amin.
Hutbe e mbajtur në xhaminë e fsh.Sedllarcë,
E pregaditi imami i xhamis Xhelal ef.Xhemaili
.

e martë, 13 maj 2008

Xhelal ef. Xhemaili : “Nxitoni në punë të mira”




Xhelal ef. Xhemaili
Nxitoni në punë të mira
I falemenderohemi Allahut xh.sh.krijuesit të gjithësis.Salati dhe selami (shpëtimi dhe paqa ) e Allahut xh.sh. qoftë mbi të dërguarin e fundit Muhammed mustafan vulën e të gjithë pejgamberëve,mbi familjen e tijë të pastërt,mbi as-habët si dhe mbi të gjithë ata të cilët e ndjekën dhe do ta ndjekin deri në ditën e gjykimit.
Vllezër besimtarë!
Xhenneti është vend i gjerë I pakufishëm,mbi të gjitha madhështor të cilin e ka përgatitur All-llahu xh.sh. për robërit e Tij të cilët i janë nënshtruar në jetën e kësaj bote dhe i kanë rrespektuar urdhërat e Tij. Ai është shpërblim për besimin e tyre të sinqertë dhe punët e tyre të mira.
Thotë All-lahu i Lartësuar në Kur’anin Fisnik:" Dhe ngutuni ( me punë të mira) në falje mëkatesh nga Zoti i juaj dhe për një xhennet gjerësia e të cilit është si gjerësia e qiejve dhe tokës, i përgatitur për të devotshmit."(Ali Imran-133)
Vllezër besimtarë! edhe na duke qenë gjallë dhe duke jetuar në ket botë kalimtare duhet të mundohemi të punojmë punë të mira,sado që ajo punë të jetë e vogël ose e madhe,atë vepër do ta gjejmë në botën e ardhshme në ditën e gjykimit;kur do të dalim para Madhëris së Allahut Fuqiplot për të dhënë xhevap-llogari,për të gjita punët tona që i kemi punuar në ket bot kalimtare.
Vllezër besimtarë!
Transmetohet një hadith nga Enesi r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: "Të vdekurin e përcjellin tri gjëra: familja e tij, pasuria e tij dhe veprat e tij. Dy kthehen kurse një mbetet me te. Kthehet familja dhe pasuria e tij, kurse me të mbesin veprat e tij". Gjithashtu në nji hadith tjetër, të cilin hadith e transmeton, Ebu Hurejre r.a.i cili thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Imani (besimi) është 70- e disa degë: Më e vlefshme-apo më e madhja është fjala: "La ilahe il-lall-llah", kurse më e ulta është të largojsh nga rruga diçka që i mundon-apo i pengon kalimtarët. Edhe turpi është një degë e imanit".
Për sa iu përket disa veprave të mira e që njerëzve ju duken shumë punë të vogla-ose asgjë,mirëpo te Allahu xh.sh ato janë shumë vepra të mëdha,do ta përmendim hadithin e pejgamberit s.a.v.s,të cilin e transmeton Ebu hurejre r.anhu dhe thotë se I dërguari I Allahut Muhammedi s.a.v.s. ka thënë: "Një njeri duke udhëtuar në një rrugë e kaplon etje e madhe, e gjen një pus,zbret në të dhe pi ujë. Pastaj del nga pusi dhe e sheh një qen me gjuhë të nxjerrë jashtë që han baltë nga etja. Njeriu thotë: "Këtë qen e paska kapluar etja siç më pat kapluar edhe mua më parë". Pastaj njeriu zbret në pus dhe mbush këpucën e vet me ujë, pastaj e kap me gojë derisa ngjitet lartë dhe i jep qenit të pijë ujë. All-llahu për këtë e falënderon dhe ia fal mëkatet". (As'habët i) Thanë: "O i Dërguari i Allahut, edhe për kafshët kemi shpërblim?" Pejgamberi i tha po.
Ebu Hurejre r.a. po ashtu thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Vërtet e kam parë një njeri duke u dëfryer-u kënaqur në Xhennet për shkak se kishte prerë një dru i cili i pengonte në rrugë duke kaluar muslimanët".
Vëllezër besimtarë! Edhe ne duhet të angazhohemi –të mundohemi që çdo gjë që bëhet pengesë-pengon njerëzit,duhet ta e largojmë nga rruga nga vendi ku ajo pengon,-edhe kjo është një pjesë e imanit,siç e përmendëm në hadithin e Pejgamberit më lartë.
Vllezër besimtarë! Duhet gjythqysh të rruhemi apo të mbrohemi nga gjynahet,dhe të i bëjmë ibadet Allahut Krijuesit të gjithësis,të falim pes kohë namaz,gjythësesi duhet të falim namazin e xhumas rregullisht,sepse pejgamberi s.a.v.s. në një hadith të cilin hadith e transmeton Ebu Hurejre r.a. ku thotë se i Dërguari i All-llahut ka thënë: "Pesë namazet - prej njërit deri te tjetri, namazi i xhumasë - prej njërit deri te tjetri dhe prej një ramazani gjer në ramazanin tjetër, janë pastrues të mëkateve në mes tyre - nëse ruheni prej mëkateve të mëdha".
Gjithashtu një hadith tjetër që transmetohet nga Adijj ibn Hatim i cili ka thënë: "E kam dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thënë: "Frikësohuni (ruajuni) nga zjarri i xhehennemit qoftë edhe me gjysëm hurme".
Vllezër besimtarë! Ne nga zjarri i xhehennemit mund të mbrohemi vetëm me punë të mira,dhe me ibadet,duke e falemenderuar Allahun dhe duke i bërë tespih vetëm Atij.
Ai i cili i nënshtrohet-teslim All-llahut xh.sh. bënë vepra të mira dhe i largohet të këqiave këtë njeri do ta shpërblen All-llahu xh.sh.me xhennet gjërësia e të cilit është sa gjërësia e qiejve dhe e tokës, dhe do t’i dhuroj begati-mirësi të përhershme duke mbetur në te përgjithmonë dhe nuk do të vdesë kurrë.
Kurse ai i cili e kundërshton All-llahun e Madhëruar, punon punë të këqia dhe i lenë punët e mira nuk ka dyshim se All-lahu xh.sh. do ta dënon atë për veprat e tia të këqia dhe do ta futë në zjarrin e xhehennemit.
Na faltë All-llahu neve të gjithëve.Inshaalla vëllezër Zoti na e mundëson që të jemi prej atyre të cilët kur të gabojmë,menjëherë të pendohemi dhe të kërkojmë falje nga Allahu xh.sh. që të na e falë,dhe të falë rahmet mbi neve.E lusim Allahun xh.sh.që të na udhëzon në rrugë të drejtë.Amin.


Hutbe e mbajtur,25-11-2005,në Xhuma,fsh.Sedllarcë,
E pregaditi imami i xhamis Xhelal ef.Xhemaili.

e diel, 11 maj 2008

Kur’ani Fisnik-Libër i Allahut të Madhërishëm

Kur'ani Fisnik-Libër i Allahut të Mdhërishëm

Kur’ani Famëlartë është padyshim libri-fjala e Zotit, mrekullia mby natyrore.Për këtë Allahu fuqiplot në fillim të sures el-bekare thotë:

1. Elif, Lamë, Mimë. 2. Ky është libri që nuk ka dyshim në te (sepse është prej All-llahut) është udhëzues për ata që janë të devotshëm. 3. Të cilët e besojnë të fshehtën, e kryejnë faljen (namazin) dhe prej asaj që Ne u kemi dhënë, ata japin (zeqatë, sadaka etj.). 4. Dhe ata, të cilët besojnë në atë që t'u shpall ty, dhe në atë që është shpallur para teje, dhe që janë të bindur plotësisht për (jetën e ardhshme në) botën tjetër (ahiretin). 5. Të tillët janë të udhëzuar nga Zoti i tyre dhe vetëm ata janë të shpëtuarit.

Allahu Fuqiplot thotë:
“Është e vërtetë se ky Kur’an udhëzon për atë rrugë që është më se e vërteta,e besimtarët që bëjnë vepra të mira i përgëzon se ata pa dyshim do të kenë shpërblim të madh.” (El-Isra,9)
“O njerëz! Ju ka ardhur juve një këshillë e mirë nga Zoti juaj (Kur’ani) dhe shërim për atë (sëmundjet) në gjokset tuaj, udhëzim dhe mëshirë për besimitarët.” [
Junus,57]
“Ne me urtësi e zbritëm atë (
Kur’anin) dhe me urtësi është zbritur.E ty nuk të dërguar tjetër vetëm se përgëzues dhe qortues.” [El-Isra,105]

Ka thënë pejgamberi s.a.v.s.:"Më i miri prej jush është ai që e mëson Kur'anin vetë dhe që ua mëson tjerëve".
Ka thënë pejgamberi s.a.v.s.: "Një prej veprave më të dashura te Zoti është këndimi i Kur'anit".
Me një rast tjetër Muhammedi a.s. ka dhënë një deklaratë gati identike kur ka thënë:
"Një prej veprave më të dashura te Zoti për pasardhësit e mi është këndimi i Kur'anit".
Xhelal ef. Xhemaili

Xhelal Xhemaili "Ne i lutemi Allahut xh.sh.vetëm atëhere kur jemi në zort dhe kur kemi nevojë"

Xhelal Xhemaili

Ne i lutemi Allahut xh.sh.vetëm atëhere kur jemi në zort dhe kur kemi nevojë

I falemenderohemi Allahut,Zotit të botrave dhe Krijuesit të gjithësisë.Falemenderimet ,bekimet dhe përshëndetja qofshin mbi të dërguarin e Allahut xh.sh.-Muhammedin s.a.v.s.,mbi familjen e tijë të pastërt dhe mbi shokët e tij besnik dhe të ndershëm,si dhe mbi të gjithë ata që e ndjekën dhe do ta ndjekin deri në ditën e gjykimit.

Vëllezër besimtarë!

Këtë hutbe do ta fillojmë me ajetin Kur’anor ku Allahu xh।sh thotë: “E kur e godet njeriun ndonjë e keqe (ndonjë dëm),ai e lut Zotin e vet duke kërkuar ndihmë vetëm prej Tij,e kur nga ana e Tij i jep ndonjë të mirë (ia largon të keqen) ai e harron atë që më parë i është lutur Atij,,dhe i përshkruan shokë Allahut për të larguar (njerëzit) nga rruga e Tijë Thuaj:”Kënaqu për pak kohë me mosbesimin tend,se ti pa dyshim je nga banuesit e zjarrit!” (Ez-zumer-8)
Andaj,vëllezër nëse vërtet kërkojm shpëtim,duhet të qëndrojm të paluhatshëm në lutjet dhe madhërimet tona për Allahun.Gjithashtu është shumë e rëndësishme që ne shpesh here të kërkojmë falje për gabimet tona,për atë se sado që ne të mundohemi tju largohemi mëkateve,përsëri kemi nevoj ti drejtohemi Krijuesit të botrave,që Ai me mëshirën e Tij të pakufishme të na mëshiroj dhe të na ndihmoj e jo ne ta harojmë Ate,pasi që Ai na ndihmoi vërtet në momentet më të vështira kur nuk mundi që të na ndihmoi askush prveç Atij.

Vëllezër të dashur!

Ne si besimtarë që i takojm besimit të pastër islam,e kemi për borxh,që ta respektojm këtë fe,ashtu sikur që lip Allahu xh .sh .prej nesh,duke i aplikuar të gjitha regullat islame.Mirëpo për fat të keq, ende në mesin e muslimanëve,egzistojn një numër i madhë i muslimanëve(vetëm me emër),të cilët nuk i respektojn dhe nuk i aplikojn urdhërat e Zotit,të cilat Zoti i ka shkruar për ne,për atë se Zoti nuk ka nevoj për asgjë,sepse Ai,Zoti egziston nga vetvetiu,dhe nuk ka nevojë për askendë.
Shumë njerëz në këtë botë mundohen të arijn vetëm kënaqësin e kësaj bote kalimtare duke haruar plotësisht botën tjetër të përjetshme të Ahiretit,ku atje do të jetohet përgjithmon.
Allahu Fuqiplot në Kur-anin thotë:

“Merr atë që të dhashë e bëhu falemenderues (mirënjohës) “(El-A-Rafë-144)

Vllezër besimtarë!

Mos të vrapojm shumë pas kësaj bote,nuk do të thotë që mos të punojm,përkundrazi duhet të punojm sa kemi mundësi,sepse puna është farz,por mos harojm se farz është edhe kërkimi i dituris,farz është edhe namazi,farz është edhe agjerimi,por ne këto detyra-obligime i harojm dhe i lëmë anash,duke vrapu mbas pasuris së kësaj bote.
Shumica e as-habve ishin në gjendje të dobët financiare,megjithate ata nuk e haronin Zotin dhe jetonin shumë të lumtur dhe pa brenga.Madje kët sistem të jetës së tyre ua mësonin edhe brezave të ardhshëm dhe gjithë njerzimit ju dhan model se si jetohet në lumturi dhe hare.

Dhe shtrohet pyetja çfar modeli dhe çfar shembulli u japim ne pasardhësve tanë,fëmijëve tanë për të cilët aspak nuk angazhohemi dhe nuk interesohemi se çka po punojnë ata dhe si sillen ata në mesin ku jetojnë dhe veprojnë.

Vllezër besimtarë!

Në fund të kësaj hytbes e lusim Allahun e Madhërishëm që mos të na bëj prej atyre njerzve,që do të punonim dhe do të mendonim vetëm për ket bot kalimtare,por të na bën prej atyre që do të punonim dhe do ta e kujtonim edhe botën tjetër të përhershme.
Allahu xh.sh. na mëshiroft dhe na drejtoft në rrugën e drejt islame.Amin.

Hutbe e mbajtur,14-09-2006,në Xhuma,fsh.Sedllarcë,E pregaditi imami i xhamis Xhelal ef.Xhemaili.

e shtunë, 10 maj 2008

Xhelal xhemaili: "Butësia dhe falja"

Xhelal Xhemaili

Butësia dhe falja

Falenderimi i takon All-llahut xh.sh,Krijuesit të botërave.0 Zot, fale krijesën më të ndershme, Muhammedin s.a.v.s..Përshëndetjet tona qofshin mbi familjen e tijë të pastërt dhe mbi as-habët e tij të zgjedhur dhe të devotshëm.Allahu xh.sh.qoftë i kënaqur me ne dhe me ata.
Vëllezër besimtarë!
Feja islame kërkon prej pasuesve të vetë që të kenë merhamet,butësi dhe keqardhje ndaj vëllezërve të vetë muslimanë, ndaj njerëzve në përgjithësi dhe ndaj të gjitha krijesave.Allahu Fuqiplot në Kur’an thotë:
“Që këshilluan njëri-tjetrin për durim dhe që këshillluan për mëshirë (për ndihmë)”. (Beled, 17)
Kurse Pejgamberi s.a.v.s.thotë: “Ai që nuk bëhet i mëshirshëm ndaj njerëzve, nuk do ta mëshirojë Allahu”. (Buhariu)
Poashtu thotë: “Ata që bëjnë mëshirë do t’i mëshirojë i Gjithmëshirshmi, bëni mëshirë ndaj atyre që janë në tokë do t’ju mëshirojë Ai që është në qiell”. (Ebu Davudi)
Nëse dikush është zemërashpër dhe nuk ka ndjenja merhameti dhe keqardhjeje për fëmijët jetimë, për të hendikepuarit, për pleqët, për njerëzit tjerë dhe krijesat në përgjithësi, kjo tregon se është njeri i keq.
Thotë pejgamberi s.a.v.s “Nuk ngrihet mëshira, përveç se prej njeriut të keq”. (Ebu Davudi)
Islami në esencë lejon që të paguhet e keqja me të keqe, duke e ndëshkuar me aq sa meriton shtypësin, nëse ky është mjeti i vetëm për të ndalur të keqen.
Allahu xh.sh në Kur'an thotë: “Ndëshkimi i të keqes, bëhet me një të keqe në të njëjtën masë”. (Esh-Shura, 40).
Por faljen e bën mjet të zhvillimit shpirtëror e kontrollues të epsheve dhe të zemërimit dhe që të pastrohet rrethi nga urrejtja.
Allahu xh.sh. në Kur'an thotë: “E kush fal e bën pajtim, shpërblimi i tij është tek Allahu.Vërtet Ai nuk i do zullumqarët”. (Esh-Shura, 40)
Gjithashtu Allahu xh.sh në Kur'an thotë: “Nuk është e barabartë e mira dhe e keqja. Andaj (të keqen) ktheje në mënyrën më të mirë, se atëherë ai, me të cilin kishit njëfarë armiqësie, do të bëhet mik i afërt. Mirëpo, këtë nuk mund ta arrijë kush, pos atyre që janë të durueshëm, dhe nuk mund ta arrijë kush, pos atyre që kanë virtyt të lartë”. (Fussilet, 34-35)
Muhammedi a.s. ka qenë shembull për butësi dhe falje ndaj të tjerëve, ai nuk ka ra në hidhërim dhe afekt, por me sjelljen e vete të matur i ka përfituar njerëzit, hidhërohej vetëm atëherë kur nëpërkëmbeshin urdhërat fetare.
Me një rast Muhammedi a.s. i pyeti të pranishmit: “Cilin e konsideroni më të fuqishëm prej juve”. Ata thanë: Atë që i mundë të tjerët. Atëherë Muhammedi s.a.v.s. tha: “Jo, por më i fuqishëm është ai që e sundon veten në hidhërim”. (Muslimi)
Njeriu shumë herë në jetë dëgjon fyerje, ofendime e sharje dhe hidhërohet, po sikur tu përgjigjej të gjitha këtyre akuzave duhej të ishte gjithnjë në grindje me rrethin shoqëror dhe jeta do të ishte e padurueshme. Zënkat dhe fjalosjet ndërmjet individëve dhe grupeve prishin sigurinë publike dhe i rënojnë themelet në të cilat bazohet shoqëria dhe atë e bëjnë poligon të intrigave dhe turbullirave.
Thotë Allahu xh.sh.në Kur'an: “E mos u përçani mes vete e të dobësoheni e ta humbni fuqinë”. (El-Enfalë, 46)
Vëllazëria ndërmjet muslimanëve duhet të dominojë ndaj mospajtimeve dhe zënkave, në sjelljet ndërmjet veti duhet patur butësi dhe tolerncë, ndërsa ndaj armiqëve duhet treguar krenari dhe ashpërsi.
Allahu xh.sh. në Kur'an thotë: “Muhammedi është i dërguar i Allahut, e ata që janë me të (sahabët) janë të ashpër kundër jobesimtarëve, janë të mëshirshëm ndërmjet vete”. (El-Fet-h, 29)
Feja islame kërkon që të jemi zemërgjërë dhe t’i falim ata që gabojnë ndaj neve, sepse atëherë edhe Allahu na fal neve gabimet ndaj Tij.
Thotë Allahu xh.sh. në Kur'an: “Le t’ua falin (gabimin) dhe mos t’ua zënë për të madhe. A nuk dëshironi që Allahu t’u falë ju? Allahu falë dhe mëshiron shumë”. (En-Nur, 22)
Nga Muadh ibn Enesi r.a. përcillet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kush e përmban zemërimin e tij atëherë kur ka mundësi t'ia kthejë (personit që e ka zemëruar), All-llahu i Madhërishëm në Ditën e Gjykimit do ta ftojë që para të gjitha krijesave ta zgjedhë cilën të dojë nga hyritë”. (Ebu Davudi dhe Tirmidhiu thonë se është hadith hasen)
Vëllezër besimtarë!

Allahu i gjithëfuqishëm, si krijues i gjithësisë, kërkon prej nesh shërbim të sinqertë dhe t’i përkushtohemi me besnikëri, pa anim të ndonjë interesi moral apo material të kësaj bote.
Thotë pejgamberi s.a.v.s. “Veprat vlerësohen sipas qëllimeve dhe çdokujt i takon ajo që e ka për qëllim”. (Muttefekun alejhi)
Vet fjala “islam” e ka atë kuptim, dmth. me zemër, shpirt dhe gjuhë t’i dorëzohesh Krijuesit të gjithësisë dhe të gjitha veprimet t’i bëjsh vetëm për hirë të Tij pa kurfar interesi të kësaj bote.
Nuk mjafton vetëm me emër dhe me sjellje tradicionale të jemi musliman por duhet që me ibadetet dhe veprimet tjera tona t’i përkushtohemi me sinqeritet Allahut xh.sh.
Thotë pejgamberi s.a.v.s. “Me të vërtetë Zoti xh.sh. nuk ua shiqon formën e juaj, por ua shiqon zemrat e juaja dhe veprat e juaja”. (Hadith)
Munafikët (dyftyrshat) të cilët veprat e tyre nuk i bëjnë për Zotin, por që të thonë njerëzit se janë besimtarë të mirë, ose për qëllime të tjera, Zoti do t’i dënojë ashpër në botën tjetër.
Thotë Allahu xh.sh. në Kur'an: “S’ka dyshim, munafikët do të jenë në shtresën më të ulët (në fund) të zjarrit dhe për ta nuk do të gjeshë mbrojtës”. (En-Nisa, 145)
Transmetohet nga Ebu Musa Abdull-llah ibn Kajs el-Esh'arij r.a. që thotë: “E kanë pyetur Të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. për njeriun që lufton për të treguar trimëri, që lufton për fanatizëm (nacional, fisnor ose familjar) dhe për sy të botës, cila prej këtyre (luftërave) është në rrugë të All-llahut?” I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. thotë: “Kush lufton (me armikun) vetëm për dominim dhe epërsi të fjalës së All-llahut (fesë së Tij-Islamit), vetëm ai është në rrugë të All-llahut”. (Muttefekun alejhi)
Edhe ne vëllezër duhet të mundohemi të luftojmë për hirë të Allahut,dhe vetëm fjala e Allahut xh.sh.të triumfojë.Allahu xh.sh.na ndihmoft dhe në rrugën e drejtë na udhëzoftë.Amin.

Hutbe e mbajtur me 05-01-2007,e Xhuma,fsh.Sedllarcë,
E pregaditi imami i xhamis Xhelal ef.Xhemaili.

e premte, 9 maj 2008

Xhelal Xhemaili: "Disa adete-tradita të këqija me rastin e festimeve tona familjare"

Xhelal Xhemaili

Disa adete-tradita të këqija me rastin e festimeve tona familjare

Falenderimet i takojnë Allahut.Krijuesit të botërave Vetëm Atij i falemi dhe vetëm Atij i kërkojmë ndihmë, që të na udhëzojë në rrugën e drejtë, në rrugën e së vërtetës.I falenderohemi Allahut Fuqiplot që na ka bërë myslimanë-besimtarë,dhe që na bëri ummeti i Pejgamberit Muhamed (paqja dhe shpëtimi qofshin me të), i fundit pejgamber dhe i dërguar i Tij.Salatet dhe selamet qofshin mbi krijesën më të bukur Muhammedi s.a.v.s,mbi familjen e tij të pastërt,mbi shokët e tijë të zgjedhur si dhe mbi të gjithë ata që e ndjekën dhe do ta ndjekin rrugën e tijë deri në ditën e gjykimit.
Vëllezër besimtarë!
Allahu Fuqiplot në Kur-an thotë: “Dhe se kjo është rruga (feja) Ime e drejtë (që e caktova për ju),pra mbajuni kësaj,e mos ndiqni rrugë të tjera e t’ju ndajnë nga rruga e Tij”. (El-En'âm, 153)
Gjithashtu Allahu Fuqiplot thotë: “Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara, e mosni në mëkate e armiqësi. Kini dro dënimit të All-llahut, se me të vërtetë All-llahu është ndëshkues i fortë”. (Maide, 2)
Vllezër besimtarë!
Sipas këtyre ajeteve dhe shumë ajeteve tjera dhe haditheve të pejgamberit s.a.v.s. ne obligohemi-urdhërohemi nga Allahu Fuqiplot,që të ndjekim rrugën e së vërtetës,rrugën e fatbardhsis-lumturisë,menjifjalë rrugën e Allahut Fuqiplot,rrugën e Kur-anit dhe rrugën e pejgamberit s.a.v.s.Kët duhet ta bëjmë nëqoftëse dëshirojmë përparim dhe perspektivë në të dy botërat,në ket botë kalimtare dhe atë të përhershmen Ahiretin ku do të jetojm përgjithmonë.
Vllezër besimtarë!
Ne në mes veti e kemi për borxh për obligim që të ndihmohemi me punë të mira-hajrit të dobishme e jo me punë të këqija-punë të shejtanit të mallkuar,i cili na çon gjithnjë në shkatërrim apo në humbjen tonë totale.
Ne me ket rast e kemi për borxhë-obligim fetar të përmendim se ka shumë nga vëllezërit tanë të cilët bëhen sebeb-shkaktarë dhe na ofrojnë apo na prezentojnë disa tradita të këqija,si p.sh. festimet tona familjare e në veçanti darsmat.
Me këtë rastë do të mundohemi të themi diçka për darsmat tona që i bëjmë.Dhe me këtë rastë sikur që e dijmë bëjmë harxhime të mëdha,duke mos e kontrolluar aspak vetveten tonë se sa do të harxhojm.Ne me këtë rastë e ngarkojmë vetveten dhe familjen tonë me halle dhe probleme dhe me mëkate,por çka është edhe më e keqja se bëhemi sebeb-shkaktarë që edhe fqinjët tanë edhe shoqërin dhe mesin ku ne jetojm edhe ata i ngarkojmë me probleme,për ate se ekziston mundësia që edhe ata të marin shembullë të keq prej neve,sepse bëjmë harxhime të mëdha astronomike të kota duke rezervuar restorane-moderne të shtrenjtë,me muzika të ndryshme,kurse të njëjtit person që vepron kështu kur i thuhet: “ O ti njeri në ketë vendin tonë kemi disa nevojtarë-jetima dhe a keni ju mundësi të ju ndihmoni këtyre-nevojtarëve,ai mesiguri do të na thotë se nuk ka.Për salltanate të kota,për tesha-ari,apo për në punë të këqija kemi mjaftë,kurse për sadaka-ndihma vullnetare,për të ndihmuar ndonjë student të mirë të sjkollohet,ose për ndërtimin e ndonjë rruge,çeshme ose ndonjë shkolle,ose ti bashkojmë forcat dhe parat tona për të hap ndonjë fabrikë-për prodhim,për të punësuar njerëzit tonë në punë,për këtë nuk kemi.

Vllezër besimtarë!
Këtë më së miri na e sqaron hadithi i Muhammedit s.a.v.s. ku thotë: “Kush sjell një shprehi a traditë të mirë në Islam do ta fitojë shpërblimin e saj, por edhe shpërblimin e të gjithë atyre që pas tij e punojnë atë, por pa ju zvogëluar aspak shpërblimi i tyre. Ndërsa kush sjell në Islam një shprehi a traditë të keqe, do të jetë barrë mbi të, por edhe barra e të gjithë atyre që ashtu veprojnë pas tij, pa iu zvogëluar aspak përgjegjësia dhe dënimi i atyre të tjerëve”.(Muslimi)
Gjithashtu thotë Pejgamberi s.a.v.s. “Kush shpik në fenë tonë atë që nuk është nga ajo, ajo është e refuzuar”. (Muttefekun alejhi)
Vllezër besimtarë!
Dhashtë Zoti i Madhëruar edhe ne të bëhemi prej atyre besimtarëve të mirë që pas neve të lëmë vetëm punë dhe tradita-adete të mira,sepse për këtë Allahu i Plotëfuqishëm do të na shpërblejë me sevape si në ket botë poashtu edhe në botën e ardhshme të Ahiretit ku do të jetojmë përgjithmonë.Allahu xh.sh.na udhëzoftë në rrugë të drejtë.Amin.


Hutbe e mbajtur me 11-08-2006,e Xhuma,fsh.Sedllarcë,E pregaditi imami i xhamis Xhelal ef.Xhemaili.

Xhelal Xhemaili: "Rrespekti i prindërve"

Xhelal Xhemaili
Rrespekti I prindërve
Falenderimet dhe lavdërimet I takojnë Allahut të lartësuar, Krijuesit, Vëshguesit dhe Dirigjuesit të kesaj gjithësie,kurse përshëndetjet tona me salavatee selame më të përzëmërta qofshin mbi më të mirën krijes, Muhamedin s.a.w.s familjen e tij,shoket e tij dhe mbi të gjithë ata që e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e fundit.
Vëllezër besimtarë! Prindërit janë shkaktar për ardhjen tonë në këtë botë. Ata gjithnjë kujdesen për ne, bile edhe atëherë kur ritemi dhe bëhemi të pavarur prej tyre.Fëmijët janë brenga dhe kënaqësia më e madhe për prindërit. Baba punon tërë jetën që fëmijëve të vet tju sigurojë ushqimin, veshjen, mjete materiale dhe çdo gjë që u nevojitet. Nëna gjithnjë është pranë neve, kur kemi qenë foshnje na ka ofruar përkujdesjen më të madhe, ndërsa kur ritemi çdo sukses i joni dhe gëzim atë e bën të lumtur.
Allahu xh.sh. në Kur’an thotë:“Ne e kemi porositur njeriun të sillet mirë ndaj prindërve të vet”. (el-Ankebut, 8)
Poashtu Allahu xh.sh.në Kur’an thotë: “Zoti yt ka përcaktuar që të mos adhuroni tjetër përveç Atij dhe të silleni mirë me prindërit. Nëse njëri prej tyre, ose të dy, përjetojnë pleqëri te ti, mos u thuaj “of” e as mos u fol me zë të lartë, por t’u drejtohesh me fjalë respekti të plotë. Shtrij përpara tyre krahët e përulshmërisë dhe thuaj: ”O Zoti im, ki mëshirë ndaj tyre, siç kanë pasur kujdes ata ndaj meje në vegjëli!” (el-Isra, 23, 24)
Një as-hab i quajtur Burejde transmeton: “Erdhi një njeri te Muhammedi a.s. dhe e pyeti: “O Profeti i Zotit unë e kam bajtur në qafë nënën time dy mila nëpër zall të nxehtë, ku piqet mishi, a i kam dalur borxhit me këtë?” “Ndoshta me këtë ke treguar vetëm kujdesin më të thjeshtë (e jo t’i dalish hakut)” – iu përgjigj Pejgamberi a.s.
Për ata të cilët nuk kujdesen për prinderit dhe nuk e kan fituar xhenntin me anë të prindërve,pejgamberi s.a.v.s. ka thënë në një hadithë:“I përbuzur është, i përbuzur është, i përbuzur është ai që e arrin pleqërinë e njërit apo të dy prindërve të tij dhe (për shkak të mospërkujdesjes së tij ndaj tyre) nuk hyn në Xhennet”. (Muslimi)
Ndaj prindërve duhet treguar çdo respekt:
· t’i duam, t’i nderojmë dhe t’u ndihmojmë,
· t’u tregojmë butësi, dëgjueshmëri dhe falënderim,
· mos i hidhërojmë me fjalë dhe punë,
· tu ndihmojmë dhe t’i ruajmë kur janë të varfër, të sëmurë dhe në pleqëri,
· për prindërit e vdekur duhet bërë dua dhe të japim sadaka,
· shokëve dhe miqve të mirë të prindërve tu bëjmë mirësi,
· në çdo gjë duhet dëgjuar prindërit, përveç nëse na udhëzojnë në praptira dhe në thyerjen e urdhërave të Zotit.Me sjelljen tonë të mirë ndaj prindërve do të meritojmë që edhe fëmijët tanë të sillen mirë ndaj neve.Në lidhje me këtë pejgamberi s.a.v.s. thotë:“Silleni mirë ndaj prindërve edhe fëmit tuaj do të sillen mirë ndaj juve, silleni mirë ndaj tyre edhe gratë tuaja do të sillen mirë ndaj juve”. (Hadith)
Falënderimet i takojnë Allahut, Zotit të gjithësisë.
O Zot! Na udhëzo në rrugën e drejtë të njerëzimit dhe na ndihmo që t’i kalojmë
mangësitë-noksonllëket. Na ndriço zemrat tona të zeza me dritë të vërtetë. Zhduki
nga zemrat tona dukuritë e këqia si egoizmin, pasionet dhe lakmitë e epshit egoist. Na
ndihmo që ta edukojmë vetveten, që t’i zbardhim e t’i përmirësojmë epshet tona.
Zhduke dashurinë me interes që kemi për çdo kend, pos Teje, vetëm atëherë do hiqen
shtresat që na kanë mbuluar zemrat tona. Na ngop nga kroi e kulluar i dashurisë dhe
muhabetit Tënd.
O Zot! Na ndriço zemrat tona me besim e dritë, na zgjo nga gjumi i pakujdesisë që të
vetëdijsohemi, e ditët që na kanë mbetur në këtë botë mos t’i kalojmë në kotësi e
humnerë.

Vëllezër besimtarë!
Në fundë të hutbes e lusim Allahun xh.sh.që të na e forcon imanin tonë,dhe të fale mëshirë ndaj prindërve tanë dhe ndaj nesh.E lusim Allahun xh.sh. të na udhëzojë në rrugë të drejtë.Amin.

Hutbe e mbajtur me 17-04-2006, e Xhuma,fsh.Sedllarcë,E pregaditi imami i xhamis Xhelal ef.Xhemaili.

Zemrije Xhemaili "Morali i lartë"

Zemrije Xhemaili:

“Morali i lartë”

Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s'ka kush e largon dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.
Allahu i Madhëruar në një ajet Kur’anor thotë:
"O ju besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh." (El-Ahzab:70:71)
Morali i mirë është cilësi e pejgamberëve, burrave të drejtë të mirë dhe të devotshëm. Me moral të mirë arrinë grada të larta dhe pozita të lakmuara.All-llahu xh.sh. ka veçuar pejgamberin e Tij me një ajet ku ia ka përmbledhur të gjitha cilësitë e mira dhe vyrtytet e larta, duke thënë: “…dhe vërtetë ti (Muhammed) je në një shkallë të lartë karakteri” (El-Karia’: 5).
Morali i mirë shkakton dashuri reciproke dhe afrim me njerëzit, kurse morali i keq shkakton urrejtje, zili dhe largim nga njëri tjetri.
Pejgamberi Muhammedi s.a.v.s. i ka nxitur muslimanët në moral të mirë dhe në të kapurit për te, bile edhe e ka përmbledhur në një vend me devotshmërinë, kur thotë: “Më së shumti që hyjnë njerëzit në xhennet, hyjnë me devotshmëri dhe moral të mirë”. (Tirmidhiu dhe Hakimi).
Moral i mirë është: buzëqeshja, bërja mirë, largimi i të këqijave nga njerëzit, thënia e fjalëve të mira,përmbajtja nga hidhërimi,dhe bërja durim, etj.
Pejgamberi Muhammedi s.a.v.s. ka porositur Ebu Hurejren r.anhu me një porosi të madhe, duke i thënë: “Ebu Hurejre, kapu për moralin e mirë. Ebu Hurejreja r.a. i tha: ç’është morali i mirë, o i Dërguar i All-llahut? Ai tha: “Ta vizitosh atë që nuk të viziton, t’ia falësh atij që të bën zullum dhe t’i japish atij që nuk të jep”. (Bejhakiu).
Shtrohet pyetja a punojmë ne sot në ket kohë në ket mënyrë:a)Ta vizitojmë atë që nuk na ka bë asnjiher zijaret,b)Tia falim atij që na ka bë zullum,c)dhe ti japim atij që kurnjiher nuk na ka dhënë,mesiguri se jo,këtë nuk e bëjmë,dhe nuk e praktikojm për ate se nuk jemi të pregatitur moralisht dher fetarishtë,neve na mungon Imani i plot,nuk jemi të kompletuar në aspektin fetar.E themi këtë nga aspekti i shumë fakteve dhe argumenteve që po na ndodhin neve për çdo ditë.
Duhet të mendojm rreth gjurmëve të mëdha dhe shpërblimit që i ka ky vyrtyt dhe kjo veçori। Pejgamberi Muhammedi s।a।v.s. thotë:“Njeriu me moralin e tij të mirë arrinë shkallën e agjëruesit dhe falësit gjatë natës”. (Ahmedi).
Pejgamberi s.a.v.s. e konsideroi moralin e mirë si plotësim të imanit, duke thënë: “Njeriu me iman më të plotë është ai që ka moral më të mirë”. (Ebu Davudi dhe Ahmedi).
Gjithashtu në nji hadith tjetër Pejgamberi Muhammedi s.a.v.s. thotë: “Njeriu më i dashur te All-llahu është ai që më së shumti u bën dobi njerëzve, kurse vepra më e dashur te All-llahu është gëzimin që e futë në zemër të një muslimani, largimin e ndonjë brenge prej tij, larjen e ndonjë borxhi të tij, ose largimin e urisë prej tij. Të eci me një vëlla timin musliman për ndonjë nevojë të tij është më e dashur për mua sesa të qëndrojë në itikaf në xhami një muaj”. (Taberaniu).
Muslimani është urdhëruar të thotë fjalë të lehta dhe të buta që të regjistrohen në peshojën e veprave të tija të mira. Pejgamberi Muhammedi s.a.v.s.thotë: “Fjala e mirë konsiderohet sadaka (lëmoshë)”. (Buhariu dhe Muslimi).
Bile edhe buzëqeshja që nuk i kushton aspak muslimanit, shpërblehet për te. Pejgamberi Muhammedi s.a.v.s. thotë: “Buzëqeshja në fytyrë të vëllaut tënd konsiderohet sadaka”. (Tirmidhiu).
Udhëzimet pejgamberike në nxitje për moral të mirë dhe durimin e të këqijave janë të shumta dhe të njohura, kurse sjellja e tij është shembëlltyrë që duhet patur në sjelljen e njeriut me vetveten, me gruan e tij, me fqinjët e tij, me muslimanët e dobët, me injorantët, bile edhe me mosbesimtarët.
All-llahu xh.sh. thotë: “Mos t’ju pengojë sjellja e keqe e një populli nga të sjellurit drejt me ta. Silluni drejt me ta, ngase kjo është më afër devotshmërisë”.
Duhet të kujdesemi që ta edukojm vetveten, ta heshtim hidhërimin dhe ti gëzojm njerëzit që janë përreth nesh,qofshin ata prindërit, gruaja, fëmijët, shokët, miqtë me sjelljen e mirë me ta,me fjalët e mira që ua themi,me buzëqeshje në fytyrë kur t’i takojm, duke shpresuar që të fitojm shpërblim nga ana e Zotit Fuqiplot për ket vepër të mirë.
Duhet të iu përmbahemi këshillave të përgjithshme të Pejgamberit s.a.v.s., ku thotë: “Ke frikë nga All-llahu kudo që të jeshë, pasoje të keqen me një të mirë, e cila do ta shlyen këtë të parën dhe sjellu me njerëzit me moral të mirë”. (Tirmidhiu).
Na bëftë All-llahu i Lartësuar prej atyre për të cilët Pejgamberi Muhammedi s.a.v.s. ka thënë: “Më i afërt me mua në ditën e Kijametit do të jetë ai që ka moral më të mirë”. (Ahmedi, Tirmidhiu dhe Ibn Hibbani).
Pra edhe ne duhet të bëhemi prej atyre besimtarëve që në ditën e gjykimit të na peshojnë më shumë punët e mira,me të cilat do ta meritojshim shefaatin e pejgamberit dhe xhennetin me rahmetin e madhë të Krijuesit të Përgjithshëm,Allahut Fuqiplot.Allahu na pasuroftë me moral të mirë dhe na udhëzoftë në rrugë të drejtë.Amin.

E pregaditi: Zemrije Xhemaili,Teologe,fsh.Sedllarcë

Xhelal Xhemaili: "Maturia dhe modestia"

Xhelal Xhemaili

Hutbe: Maturia dhe modestia

Falënderimi i qoftë Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit. E falenderoj dhe pendohem tek Ai si dhe i kërkoj falje nga të gjitha mëkatet. Dëshmoj se vetëm Allahu e meriton të adhurohet si dhe dëshmoj se Muhamedi s.a.v.s është robi dhe i dërguari i Tij.Kijeni frikë Allahun dhe jeni të përkushtuar ndaj Tij.Kapuni fort për këtë fe të cilën Allahu e zgjodhi për krijesat e Tij duke orientuar në të ata që Ai deshi, kështu që iu mundësoi atyre të ndjekin rrugën e mirësisë e të shpëtojnë nga të këqijat e të dy botëve.
Vllezër të nderuar ajetin që do ta përmendim në fillim Allahu Fuqiplot thotë:
“Ata që besuan dhe bënë vepra të mira Allahu do t’i shtie në xhennete nëpër të cilët rrjedhin lumenj, e ata që nuk besuan, përjetojnë kënaqësi (në këtë jetë) dhe hanë ashtu si hanë kafshët, e vendi i tyre është zjarri.” (Muhammed,12)
Muslimani këtë botë e shiqon ashtu si është realisht, vëmendjen e tij nuk e tërhek kjo botë në dëm të ahiretit. Ai në këtë botë nuk jeton vetëm duke shijuar ëmbëlsi dhe duke i kënaqur pasionet e veta, sepse qëllimet e tij janë më të larta dhe e pengojnë që të meret me gjëra të kota.
Muslimani poashtu nuk i bën padrejtësi vetvetes që ta ndalojë nga mirësitë e kësaj bote të cilat ia ka lejuar Allahu xh.sh. por bën jetë modeste duke iu përmbajtur një programi të moderuar në sjelljen dhe shfrytëzimin e mirësive të kësaj bote, ashtu që ruhet nga gjërat që i ka ndaluar Allahu xh.sh. dhe nuk e tepron duke bërë jetë të shfrenuar,dhe të pa kontrolluar.Allahu xh.sh në Kur-an thotë:

“O ju që besuat! Mos i ndaloni (mos i bëni haram) të mirat që për ju Allahu i lejoi (i bëri hallall) dhe mos teproni, se Allahu nuk i do ata që e teprojnë (i kalojnë kufijtë e dispozitave të Zotit).” (El-Maide,87)
Nëse shiqojmë realisht, njeriut në këtë botë i nevojitet të ketë shëndet, furnizim, të jetë i lirë , i sigurtë dhe të ketë qetësi shpirtërore, e jo të bëhet rob i pasioneve dhe jetës së shfrenuar.
Pejgamberi a.s. thotë: “Ai që ka prej juve siguri, shëndet dhe furnizim të përditshëm është sikur me e patur krejt botën.”(Tirmidhiu)
Gjithashtu thotë: “Nuk është i pasur ai që ka shumë kapital, por ai që ka pasuri shpirtërore.” (Hadith)
Muslimani e din se pasuria dhe kapitali nuk sjellin gjithnjë lumturinë e kësaj bote dhe kënaqësinë e Allahut në botën tjetër. Pasuria kur ndodhet në duart e njerëzve të prishur nuk përdoret për të mirën e përgjithshme, por keqpërdoret, prandaj edhe Zoti këtë pasuri e bën dënim për pronarët e vet.
“Po ty të mos duket e mirë pasuria e tyre dhe fëmijët e tyre. Allahu deshi t’i mundojë me të në këtë botë dhe t’u dalë shpirti duke qenë mohues.” (Et-Tevbe,85)
Duhet të jemi të matur në shfrytëzimin e të mirave të kësaj bote, t’i sundojmë pasionet-epshet dhe të jemi modest.Allahu xh.sh në Kur-an thotë:
“Njerëzve u është zbukuruar dashuria ndaj të këndshmeve, ndaj grave, ndaj djemve e ndaj pasurisë së grumbulluar nga ari e argjendi, ndaj kuajve të stolisur, bagëtisë e bujqësisë. Këto janë kënaqësi të kësaj bote, po tek Allahu është e ardhmja më e mirë.” (Ali Imran,14)
[i]
Vet fjala “Islam” e ka këtë kuptim, dmth. me zemër, shpirt dhe gjuhë t’i dorëzohesh Krijuesit të gjithësisë dhe të gjitha veprimet t’i bëjsh vetëm për hirë të Tij pa kurfar interesi të kësaj bote.
Nuk mjafton vetëm me emër dhe me sjellje tradicionale të jemi musliman por duhet që me ibadetet dhe veprimet tjera tona t’i përkushtohemi me sinqeritet Allahut xh.sh.

Vllezër besimtarë! Munafikët (dyftyrshat) të cilët veprat e tyre nuk i bëjnë për Zotin (por për rija),që ti shohen njerëzit dhe të thonë se janë besimtarë të mirë, ose për qëllime të tjera, Zoti do t’i dënojë ashpër në botën tjetër.Dhe Zoti në Kur-an.

“S’ka dyshim, munafikët do të jenë në shtresën më të ulët (në fund) të zjarrit dhe për ta nuk do të gjeshë mbrojtës.” (En-Nisa,145)
Është pyetur Muhammedi a.s. për luftëtarët, se cili prej tyre konsiderohet se lufton në rrugë të Zotit, ai që lufton për emër, ai që lufton për trimëri ose ai që lufton nga ndjenjat nacionaliste. Është përgjigjur: “Ai që lufton që fjala e Zotit të jetë e lartësuar konsiderohet në rrugë të Zotit.”(Nesaiu)
S’ka dyshim se lufta, studimi dhe humanizmi janë nga veprat më të çmuara dhe që arihen me sakrifica të mëdhaja, por nëse nuk e kanë nijetin e pastër të çojnë në xhehenem.Allahu xh.sh. në Kur-an thotë:

“Kush ka për qëllim jetën e kësaj bote dhe të mirat e saj, Ne do t’u plotësojmë atyre shpërblimet e veprave të tyre në të, dhe atyre nuk do t’u mungojë gjë.Të këtillëve në botën tjetër u përket vetëm xhehenemi. Ajo që punuan dhe vepruan ata ka dështuar dhe është asgjësuar.”(Hudë, 15-16)
Pejgamberi i Allahut Mihammedi a.s. thotë: “Me të vërtetë Allahu e pranon vetëm atë që bëhet sinqerisht për të fituar kënaqësinë e Allahut.” (Hadith)
Vllezër! E kemi, poashtu, për detyrë-borxh ta falënderojmë Allahun xh.sh. për të mirat që na i ka dhënë dhe na ka shpërblyer me to, sepse vetëm në atë mënyrë i meritojmë mirësitë e Tij të mëdha.Dhe e përfundojm me ajetin Kur-anor ku Allahu xh.sh.thotë:

“Dhe (përkujtoni) kur Zoti juaj njoftoi bindshëm: nëse falënderohi, do t’ua shtojë të mirat, e nëse përbuzni, s’ka dyshim, dënimi Im është i vështirë!” (Ibrahim,7)
[ii]Andaj,Vllezër duhet të ju përmbahemi fort porosive dhe këshillave të fésë Islame nëse dëshirojm që gjendja e jonë të jetë vazhdimisht e mbarë dhe e rregulluar,si në ket botë kalimtare poashtu në botën e ardhshme.
Lusim Allahun Fuqiplotë të na bëjë prej atyre që dot punojshim vetëm punë të mira,të na fale maturi-sabër dhe modesti,dhe mos të bëhemi kryelartë-qibërli.Allahu na udhëzoftë në rrugë të drejtë.Amin.

Hutbe e mbajtur me 09-06-2006,e Xhuma,fsh.Sedllarcë,
E pregaditi imami i xhamis Xhelal ef.Xhemaili.