e premte, 25 korrik 2008


A më don për hirë të Allahut ???

Nga gjuha angleze: Hafsa XHEMAILI


Ebu Hurerja transmeton se Pejgamberi s.a.v.s ka thënë: " Allahu në ditën e llogarisë do të thotë:" Ku janë ata që kanë dashur njëri tjetrin për hirë të Madhështisë Time'' ? Atë ditë ata do të jenë nën hijen e Allahut, ku nuk do të ketë hije tjetër pos hijes Tij " ( Sahih Muslim 2566 )
Poashtu kemi hadithin e Pejgamberit s.a.v.s : "Shtatë persona Allahu do t'i marrë në flladin e Tij atë ditë ku nuk do të ketë hije tjetër tjetër përveç hijes së Allahut. Ata janë: - sundimtari i drejtë, - I riu që është rritur në ibadet dhe i është nënshtruar Allahut - Njeriu zemra e të cilit është lidhur për xhaminë që nga dalja prej saj e deri në ardhjen e sërishme të falë namazin e radhës, - Dy njerëz që duhen mes vete e shoqërohen dhe ndahen për hire të Tij ( dhe kështu kanë kaluar deri në vdekje ) - Njeriu që vetmohet në ibadet dhe meditim, dhe ashtu në vetmi duke e përmendur Allahun sytë e tij lotojnë - Njeriut që i vardiset një grua e bukur e ai i përgjigjet: - Unë i frikësohem Allahut, Sunduesit të Botërave, dhe - Njeriu që ndanë sadakë fshehurazi, ashtu që dora e majtë mos e dijë çka bën e djathta".
Pra në hijen e Allahun do të kenë vend dy personat që duhen për hirë të Tij. Dashuria është ndjenjë e lartë, dhe parasëgjithash paraqet bazën pas të cilës qëndron një miqësi apo lidhje e sukseshme. Kur kjo dashuri është për hirë të Allahut edhe shoqëria në përgjithsi korën të mirat e asaj miqësie. Në një hadith tjetër Pejgamberi s.a.v.s thotë: '' Njerëzit më me vlerë tek Allahu janë njrëzit, që nuk janë as profet e as dëshmor, por vetë profetët dhe dëshmorët ua kanë zilinë, dhe ata kanë një posit të lartë tek Allahu. Atëherë shokët iudrejtuan Pejgamberit s.a.v.s: Na trego pra kush janë ata njerëz, Pejgamberi s.a.v.s u përgjigj: " Janë ata persona që janë dashur vetëm për hire të Allahut " Fytyrat e atyre do të ndriçojnë, Ata nuk ndjenjë frikë kur të tjerët e ndjejn, për ata nuk ka pikëllim, mërzitje, e pakënaqësi. Pastaj e lexoj ajetin kur'anor : " Ta keni të ditur se të dashurit e Allahut nuk kanë frikë e as kurrfarë brengosje " ( Junus / 62 ) Mirëpo për të qenë kjo dashuri e pastër duhet të plotësohen disa kushte: - ta duan njëri tjetrin sinqerisht, dhe të urojnë më të mirën për njëri tjetrin. Pejgamberi s.a.v.s thotë: "Nuk je besimtar i vërtetë derisa të duash për shokun atë që don për veten " ( Sahihul Buhari 13 Sahihul Muslim 45 ) - Ata i bashkangjiten njëri tjetrit në gëzim, hidhërim, e durim, poashtu ata e këshillojnë njëri tjetrin, Të dy pajtohen me të drejtën dhe zemërohen me të padrejtën, dhe e udhëzojnë njëri tjetrin në të drejtën. Në Kur'an thuhet: " "Pasha kohën ! Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurtë, me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri tjetrin t'i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri tjetrin të jenë të durueshëm " ( Asr-1 – 3 ) '' Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri tjetrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqja, e falin namazin e japin zektatin, respektojnë Allahun dhe të dërguarin e Tij. Të tillët do t'I mëshirojë Allahu. Allahu është ngadhnjyes i urtë. " ( Teube / 71 ) - Dashuria kompletohet atëherë kur të dy largohen nga njëri tjetri, kur mungojnë për një kohë të gjatë, atëherë kjo dashuri rritet dukë bërë dua, duke e lutur Allahun për njëri tjetrin, dhe kuptohet të mos mungon kontakti i kohëpaskohshëm. Pejgamberi .s.a.v.s thotë se lutja që e bën vëllau për vëllain nuk kthehet prapa. Ne kët lutje bashkangjiten edhe melaiket duke thënë: AMIN, ashtu qoftë edhe për ty. - Ata janë të gatshëm t'ia falin gabimet njëri tjetrit, nuk folin keq, dhe nuk e përqeshin njëri tjetrin, nuk shahen, dhe nuk i shpalosin sekretet e njëri tjetrit. Pejgamberi .s.a.v.s në një hadith thotë: " Nuk i lejohet një muslimani ta shqetsoj vllain e tij në fe ".

Nuk ka komente: