e mërkurë, 25 gusht 2010

Tema:"Mbahuni Xhematit (bashkëjetesës)"

Xhelal ef. Xhemaili
Tema: Mbahuni xhematit (bashkëjetesës)

Falënderimi i takon Krijuesit të Madhërishëm,Krijuesit të botërave,Allahut xh.sh.Salavati dhe selami qoftë mbi Pejgamberin s.a.v.s.mbi familjen e tij fisnike,mbi shokët e tij të zgjedhur si dhe mbi të gjithë ata që e ndjekën dhe do ta ndjekin rrugën e pejgamberit deri në ditën e gjykimit.Allahu xh.sh. qoftë i kënaqur me ne dhe me ata.
Vëllezër të nderuar! Allahu xh.sh. në suren El-Huxhurat ajeti 13 thotë: “O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat) e All-llahu është i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë”.(Huxhurat-13).
Vëllezër besimtarë! Ajeti që e përmendëm Allahu na tregon qartë dhe thotë se Ai na ka krijuar në fise (kabile) popuj,edhe pse ka pasur mundësi të na bënte nji popull,na ka krijuar me gjuhë dhe me ngjyra të ndryshme.
Termi-fjala Kur’anore Li-tearefu-të njiheni,na urdhëron të njihen popujt në mes njëri tjetrit.
1)Disa arab,disa turk,disa afrikan,disa shqiptar e boshnjak edhe shumë të tjerë.
Kështu në këtë drejtim kemi ajete tjera kur’anore ku Allahu xh.sh. thotë:
“Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara,e mosni në mëkate e armiqësi.Kini dro dënimit të All-llahut,se me të vërtetë All-llahu është ndëshkues i fortë”.
Ky ajet kur’anor na urdhëron pak ma ndryshe,që ne të njihemi dhe të ndihmohemi,port ë ndihmohemi në të mira dhe në të mbara.
Të mundohemi të bëjmë mire pa marrë parasysh se kush është ai tjetri.
Për shembull,të gjithë së bashku duhet të luftojm:
1)Kundër drogës,2)Kundër alkooolit,3)Kundër shoqërrisë së keqe,4)Kundër zënkave-mospajtimeve në mes vëllaznive musliman etj.
Xhemat të nderuar! Duhet të gjithë ta dijmë se termi për bashkëjetesë për unitet ka dal nga Kur’ani a.m.ku Allahu xh.sh. thotë u krijova në fise e kabile që të njiheni në mes veti.
Në lidhje me këtë ja se cka na thotë Allahu xh.sh. në suren Hudë,ajeti 118:
“Sikur të dëshironte Zoti yt, do t’i bënte njerëzit të një feje (por nuk dëshiroi, ai e di pse). Ata vazhdimisht janë në kundërshtime (mes vete)”.(Hudë-118).


“Përveç atij që mëshiroi Zoti yt. Po për këtë edhe i krijoi ata. Fjala e Zotit tënd: “Gjithsesi do ta mbushë xhehennemin me të gjithë exhinët dhe njerëzit”, ka marrë fund (është plotësuar)”.(Hudë-119).
Ky ajet na tregon qartë se sikur të dëshironte Allahu xh.sh. do të na krijonte një popull të një feje.Por Ai Allahu e bëri këtë sepse Ai e dinte se kjo është më së miri që njerzit të jenë të gjuhëve të ndryshme të ngjyrave të ndryshme të kontinenteve të ndryshme e kështu me rradhë.
Por cka është me rëndësi na dha mundësin që të njihemi të komunikojmë njëri me tjetrin të bashkëjetojmë,të përparojmë,ti bëjmë mirë dhe të ndihmojmë njëri tjetrin.
Pejgamberi a.s. na bie shembullin dhe thotë: ”Se besimtarët janë si një trup,në dashuri,butësi dhe mëshirë.Si ti dhembë nji pjesë e trupit,atij krejt trupi i ka dhimbje temperaturë dhe pagjumësi”.
Poashtu thotë: Muhamedi a.s.:”Besimtarë i vërtet është ai nga gjuha dhe dora e të cilit janë të mbrojtur dhe të shpëtuar besimtarët tjerë.”
Pejgamberi a.s.sapo ariti në Medine pasi që u shpërngul gjënë e parë,të cilën e bëri ishte bashkimi dhe vëllazërrimi në mes muslimanëve,por edhe mos hidhërimi dhe mos prekja e të tjerëve që nuk ishin musliman.Sepse siq thotë Kur’ani a.m. “Në fe nuk ka dhunë”.
Dhe Pejgamberi a.s. u tha: “O ju njerëz jepni selam në mes vete,bashkohuni (I urdhëroi mu atëherë kur fiset Evsi dhe Hazrexhi ishin të hidhëruar),vizitoni e ndihmoni të afërmit,pajtoheni dhe bashkëjetoni.Falni namaz natën kur tjerët flejnë që të hyni në xhennet me selam dhe paqe”.
Vëllezër! Kur’ani a.m.na bie shumë shembuj të këtillë se si duhet të sillet nji musliman,se si duhet të bisedoj dhe si duhet të bashkëjetoj.
Allahu xh.sh. në suren Huxhurat ajeti 10,thotë:
“ S’ka dyshim se besimtarët janë vëllezër, pra bëni pajtim ndërmjet vëllezërve tuaj dhe keni frikë All-llahun, që të jeni të mëshiruar (nga Zoti)”.
Vëllezër besimtarë! Sipas ajetit Kur’anor të gjithë besimtarët janë vëllezër.Nuk guxojmë të bëjmë ndarje ose dikuj padrejtësi,ta ofendojmë,ta nëncmojmë ose ta shajmë,por duhet ti bashkojmë,ti afrojmë e ti pajtojmë.
Pejgamberi a.s. ka thënë: “Përcarja në mes dy vetave është halika. I thanë cka është halika,o i Dërguari i Allahut? Ai tha: “Nuk është halika ti nxirrni flokët,por halika është ta shkatërroni fenë”.
Kjo na tregon se aty ku ka përcarje nuk ka përparim.Pra nuk mund të përparojmë deri sa nuk bashkohemi.Po nëse përparojmë e pasurohemi duke qenë të hidhëruar dhe derisa ia kemi kthyer shpinën njëri-tjetrit,mund të ndodh vetëm shkatërrim e përcarje,e më në fundë të na sundojnë të tjerët.
Gjë edhe të cilën e bëjnë të tjerët me ne dhe thonë: “Përcaj e sundo”.
Vëllezër besimtarë! Kur dëgjojmë fjalën xhami,duhet ta kemi të qartë se bëhet fjalë për vendin e shenjtë i cili i mbledh i tubon dhe i afron njerëzit,me qëllim të faljes së namazit,ndëgjimit të derseve,lutjeve tjera dhe bashkëpunim të xhematit.
Pejgamberi a.s.në hadithin e tijë thotë: "Mbahuni xhema'atit,sepse ujku e ha delen e cila ndahet nga kopeja".
Me këtë hadithë pejgamberi na e bën të qartë dhe na e tërheq vërejtjen çfarë d.m.th. ruajtja e xhematit,cfar dmth.rruajtja e unitet islam.
Mirëpo për fat të keq! Në vend të bashkimit dhe tolerancës së ndërsjelltë,apo ndihmesës së ndërsjellë,xhema'atet tona nëpërgjithësi jo edhe rrallë bëhet arenë-vendë i zënkave-mosmarrveshjeve dhe konfrontimeve të ashpëra,jo unitetit dhe urrejtjes.
Vëllezër! Sikur nuk na mjafton apo edhe nuk e kemi të qartë se çfarë kemi përjetuar edhe ende po përjetojmë na nga "aleatët tanë" të cilët na mashtrojnë dhe na fusin në zënka neve ndërmjet muslimanëve e cila na kushtoi neve shumë edhe ate me mijëra njerëz të vdekur,(Si në Irak,Afganistan-Pakistan,Palestin).
Për fat të keq! Na edhe më tej me plot vetëdije zihemi dhe konfrontohemi në mes veti.
Allahu Fuqiplot duke na e dashur të mirën dhe prosperitetin tonë na urdhëron direkt0δ me ajetin 103-të sures Ali-Imran dhe thotë:
"Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur'anin) e All-llahut, e mos u përçani ..." (Ali Imran, 103)
"E mos u bëni si ata që u ndanë dhe u përçanë pasi u patën zbritur argumentet.Ata do të pësojnë një dënim të madh." (Ali Imran, 105)
Myslimani duhet të jetë krenar në atë që t'i bashkojë njerëzit duke forcuar dashurinë dhe solidaritetin vëllazëror, e jo me kontributin e tij me përçarë xhema'atin dhe bashkësinë,sepse ky është kob i cili nuk arsyetohet me asgjë dhe pas këtij kobi qëndrojnë vetëm qëllimet e këqija e kurrsesi qëllimet e mira dhe të sinqerta.
Muhammedi s.a.v.s. urdhëroi që të rrënohet Xhamia e njohur Mesxhidu Dirar, sepse ishte e ngritur me qëllim të nxitjes së urrejtjes dhe jo unitetit,ndarjes dhe përçarjes së xhema'atit.
Ky është një mesazh i qartë për gjithë myslimanët deri në ditën e Gjykimit çfarë do të thotë mbjellja e jo unitetit dhe përçarjes në xhema'at dhe më gjërë.
I lutemi Allahut të madhërishëm që të na bëj prej atyre që të kontribuojmë në ngritjen,forcimin dhe ruajtjen e xhema'atit,e jo prej atyre që përcajnë,që e rrënojnë dhe bëjnë shkatërimin.
O Allah i Plotmëshirshëm,na udhëzo neve në rrugën Tënde të drejtë,forco unitetin tonë,na fal mëkatet tona dhe na fut në Xhennet me mëshirën Tënde të pa kufishme.Amin.

e diel, 8 gusht 2010

Mirë se erdhe Ramazan (Përgëzimi dhe urimi gjatë ardhjes së muajit Ramazan)

Mirë se erdhe Ramazan!

Pa dyshim se njerëzit zakonisht urojnë dhe përgëzojnë gjërat e mira që u ndodhin njerëzve ne jetë.Ato u përgëzojnë lindjen e fëmijës,hyrjen në punë,dasmat,tubimet miqësore etj., mirëpo ndoshta të paktë janë ata që ua përgëzojnë njëri tjetrit ardhjen e këtij muaji të bekuar, muajit të Ramazanit.

Nëse analizojmë gjendjen e muslimanëve të hershëm duke filluar që nga koha e Muhamedit a.s,do të vërejme se ata ua kanë përgëzuar njëri tjetrit ardhjen e këtij muaji të bekuar.Edhe na muslimanët e sodit duhet ta praktikojm këtë duke ia uruar njëri tjetrit ardhjen e muajit të bekuar.

Pra për hajr na qoftë të gjithëve ky muaj i bekuar i Ramazanit.

e hënë, 19 korrik 2010

Hutbe Xhelal ef.Xhemaili:“Veprat e mira që na shpëtojnë në ket botë dhe në botën tjetër.”

Hutbe Xhelal ef.Xhemaili:
“Veprat e mira që na shpëtojnë në ket botë dhe në botën tjetër.”
Falënderimet i takojnë Allahut xh.sh.Salatet dhe Selamet qofshin mbi të dërguarin e tij, Muhamedin (a.s.), familjen e tij të pastër dhe shokët e tij të nderuar.
Të nderuar vëllezër! Në hutben e sodit e pamë të arsyeshme dicka të flasim mbi temën: “Veprat e mira që na shpëtojnë në ket botë dhe në botën tjetër.”
Xhemat të nderuar! Jemi duke I kaluar ditët e bukura të muajit Shaban,muaj i nderuar dhe i bekuar ku duhet të kryhen shumë punë të mira dhe ky është muaj në të cilin duhet të bëjmë para pregaditje për muajin e Ramazani-sherifit.
Xhemat të nderuar! Na si pjestarë të Islamit e kemi patjetër ta ngrisim apo ta forcojmë besimin tonë duke vepruar punë të mira,në çdo vend dhe në çdo kohë.
Vëllezër besimtarë! Kjo botë e ka edhe fundin e vet, andaj askush nuk do të jetojë në të përgjithmonë. Lirisht pra mundë të themi se jemi kalimtarë rasti apo si mysafir dhe duhet të punojmë që të përgatitemi për botën e ardhshme. Një ditë do të kthehemi tek Krijuesi dhe këtë botë do ta lëshojmë njëherë e përgjithmonë,sepse askushi nuk ka mbet këtu i përjetshëm
Por,pas neve do t’i lëmë familjet tona,shokët tanë pasurinë-mallin që e kemi dashur pa masë, si dhe çdo gjë tjetër që kemi fituar gjatë qëndrimit tonë në këtë botë.Por me veti do të marrim vetëm ate që kemi punuar në këtë botë kalimtare.
Allahu xh.sh. na drejtohet neve dukë na thënë: “O populli im,kjo jetë e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se një përjetim i përkohshëm, ndërsa bota tjetër është ajo e përhershmja!”(Kur`an, 40:39).
Vëllezër besimtarë! Pejgamberi a.s.në një hadithë thotë:
1)“Në çdo nyje të njeriut ka sadakë,2)Cdo ditë në të cilën lind dielli të pajtosh dy vetë është sadakë,3)të ndihmosh njeriun të hipë në kafshën e tij që ta bartë ose ta ngritë në të furnizimin (barrën) e tij është sadakë.4)Fjala e mirë është sadakë.5) Çdo hap që con kah namazi është sadakë.6)Të largoshë nga rruga pengesën është sadakë” (Buhariu dhe Muslimi)
Vëllezër besimtarë! Ky hadithi i pejgamberit shumë mirë na e tregon dhe na e sqaron se cka është sadaka-lëmoshë,por gjithashtu sadaka është edhe të ndihmojshë:
1)Një studentë të shkollohet 2) Sadaka është të mdihmosh vëllaun tëndë musliman pa marë parasysh në cfar pune të hajrit,3) Sadaka është të ndihmojsh edhe një jetimë apo një fukara,4) Sadaka është të ndërtojsh apo të ndihmojshë ndërtimin e një shkolle,nji ambulance,apo ndërtimin e një rruge që shërbenë për interesin e përgjithshëm shoqëror.Sepse pasurin që e kemi në ket botë një ditë do ta lëmë këtu në këtë botë dhe nuk kemi mundësi të e marrim me vete.Shkunë baballarët tanë që na e lan neve,pra edhe na do tua lëmë fëmijve tanë.
Tregohet se një prej halifet e muslimanëve u tha shokve të vet më të afërt që ai kur do të vdes tia lënë duart jashtë qefinit mbi tabutë që ta shohin njerzit se kurgja nga pasuria me vete nuk ka marë edhe pse ai ka qenë halife i pari i muslimanëve.
Vëllezër besimtarë! Thotë pejgamberi a.s.:” Njeriut kur vdes i ndërpriten të gjitha sevapet,përvec në tre raste,edhe pse ka vdek atij i arrijnë sevapet në botën tjetër:
1)Sevapet i arijn nëse ka lënë sadaka-xharrije,(ka ndrec xhami,shkollë,ambullanc,ka pru ujësjellsin,ka ndërtu ndonjë rrugë),2) Sevapet i arijn edhe nëse ka lënë libër që dot shërbehen të tjerët,dhe 3) Sevapet i arijn nëse ka lënë pas veti fëmijë të edukuar mirë në frymën Islame dhe do të lutet për prindin e vet”.
Nëse na vëllezër dëshirojmë ta fitojmë këtë botë dhe botën tjetër atëhere duhet pak ta e kontrollojmë veten tonë,ta e fusim veten tonë në binarët e islamit në binarët e së vërtetës dhe njihere e përgjithmonë të dalim nga humnera dhe të shpëtojmë nga errësira në të cilën jemi shumë shekuj e dekada me radhë.
1)A nuk është më mirë të e rregullojmë fshatin tonë dhe rrugët tona se sa të harxhojmë në gjëra të pa dobishme.Cdo gjë që e kemi ndërtu dhe e kemi rregullu na ka mbet neve,e shfrytëzojmë ne dhe në të ardhmen do tu mbese fëmijve tanë.
2)U ndërtun dy shkollat,u ndërtu ujësjellsi,u ndërtu rruga për në fushë,të cilat i shfrytëzojmë ne për të mirën tonë.Tani ndërtohet rruga për në Kamjan dhe kjo rruga që do të ndërtohet prej te qendra e deri te autobani dhe në këtë aksion duhet të intervenojmë edhe ne nga pak me të holla që të rregullohet sepse tash e kemi shansën më të madhe se kurdohere,dhe nëse tash nuk e shfrytëzojmë rastin edhe kushedi sa gjatë kjo rrugë do të mbese pa u ndërtu.
Kjo është vëllezër Sadaka-xharrije-që rrjedhë cdo here,nuk fiket-nuk shuhet,por të arijnë sevapet edhe pasi të largohesh nga kjo botë kalimtare.Duhet të japim sipas mundësis,jo ai Zengini të krahasohet me atë fukaran.Dhe ai i cili nuk ka mundësi të jep është mire që ai të mos flasë keq,por le të fole nji fjalë të mirë.
Sepse pejgamberi a.s. ka thënë: ”Edhe fjala e mirë është sadaka”
O vëllezër besimatrë! Mos mendoni se kur japim sadaka ose zekat apo ndonjë ndihëm tjetër vullnetare ,mos mendoni se do të bëhemi fukara,përkundrazi Allahu xh.sh.do të na ndihmoje dhe do të na e shtojë rrizkun në tjetër anë kah ne aspak se mendojmë.
Për ata besimtarë që japin-shpërndajnë nga pasuria e tyre në emër të Allahut.Allahu xh.sh. në suren El-Bekare ajeti 261,për ta thotë: “Shembulli i pasurisë së atyre që e japin në rrugën e Allahut është si i një kokrre që i mbinë shtatë kallinj, në secilin kalli njëqind kokrra. Allahu ia shumëfishon (shpërblimin) atij që dëshiron, Allahu është bujar i madh, i di qëllimet”.El-bekare, 261.
Pra vëllezër! Për ata besimtarë që kujdesen për vetveten për familjen poashtu kujdesen për shoqërin mjedisin dhe vendin ku jeton,shpërndan-jep ndihmon rrethin shoqërrin kuptohet me aqë mundësi sa ka,Allahu xh.sh. atij njeriu i ndihmon në cdo hap të jetës në këtë botë,por edhe në botën e Ahiretit kur do të dale të jape llogari para Allahut xh.sh.
Vëllezër! Na duhet ti kthehemi Islamit të pastërt dhe të vërtet.
1) Sepse Islami i vërtet nuk të lejon të rrejsh-mashtrojsh.
2) Islami i vërtet nuk të lejon të vjedhësh.
3) Islami i vërtet nuk të lejon të shajsh apo të ofendojsh.
4) Islami i vërtet nuk të lejon të bëjsh shpifje-iftira
5) Islami i vërtet nuk të lejon të bëjsh ngatëresa në mes vëllezërve muslimanë.etj.
Pra vëllezër! Allahu xh.sh. neve na e shpalli fenë e vërtet na dërgoi pejgamber,dhe na e gjetëm realitetin të vërtetën,e tash duhet ta mbajmë ta rrujmë ketë fe si dy sytë e ballit sepse Islami ka shumë vlerë të madhe,sepse sikur ta dinim na se sa vlerë ka islami,do të bënim cmos që mos ta e humbnim këtë fe,por për fat të keq nuk ia dijmë vlerën.
Dhe në fund do ta e përfundojmë hutben e sodit me ajetin 153 të në sures En’am ku Allahu xh.sh.na thotë neve: “Dhe kjo është rruga (feja) Ime e drejtë (që e caktova për ju), pra përmbajuni kësaj,e mos ndiqni rrugë të tjera e t’ju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë Porositë e Tij për ju, ashtu që të ruheni.” [En’amë, 153]
Në fundë e lusim Allahun xh.sh. me dua: “O Zoti ynë udhëzona neve për në rrugën e drejtë,dhe të kapemi për Islamin,në mënyrë që Islami të shkëlqejë në zemrat tona,të shkëlqejë në familjet tona,të shkëlqejë në mjediset tona,dhe në mbarë popullin tonë shqiptarë-muslimanë”.Amin