e martë, 5 maj 2009

Xhelal ef.Xhemaili: Hutbe:"Festimi i shëngjergjit është haram"

Hutbe: Xhelal ef. Xhemaili “Festimi i shëngjergjit është haram”

Në fillim të kësaj hutbes i shprehim falemenderimet dhe lavdërimet tona të sinqerta Krijuesit të gjithësis Allahut të Madhërishëm.Salati dhe selami-shpëtimi dhe paqa e Allahut Fuqiplot qoftë mbi pejgamberin tonë Muhammedin s.a.v.s. poashtu mbi familjen e tijë të pastërt,mbi shokët as-habët e tijë të sinqert,si dhe mbi të gjithë ata që e ndjekën dhe do ta ndjekin rrugën e resulullahit s.a.v.s,deri në ditën e gjykimit.Allahu xh.sh. qoftë i kënaqur me ne dhe me ata.
Vëllezër besimtarë! Në këtë hutbe e pamë të nevojshme dicka të flasim për temën, “Festimi i shëngjergjit është haram”.
Për fat të keq te na muslimanët sot e kësaj dite po ekzistojnë disa festa të huaja të cilat kanë gjetur përkrahje nga shumë vëllezërit dhe motrat tona musimane që aspak nuk i japin rëndësi kësaj pune e cila vetëm po na dëmton fetarisht dhe kombëtarisht.

Allahu xh.sh. në suren El-En’am ajeti 153,thotë:

“E kjo, kjo është rruga ime e drejtë. Prandaj mbajeni këtë dhe mos pasoni rrugë të tjera, e të ndaheni nga rruga e tij”. (el-En'âm, 153)

Vëllezër besimtarë! Shtrohet pyetja? Cilat janë ato adete apo tradita që nuk janë islame,dhe po festohen tek ne muslimanët,sidomos te ne shqiptarët.
Festat joislame janë: 1) Shëngjergji,2)Shën Valentini,3)Shën Mitri,4)Viti i ri (gregorian),4)Dita e gruas,e kështu me radhë.

Tash para nesh është shëngjergji i cili festohet më 6 maj.Kjo festë emrin e ka të krishter,por me prejardhe pagane si edhe festat tjera që i përmendëm më parë.
Në përkthim shën-gjergji don të thotë: “Gjergji i shenjtë”,që simbolizon një figurë të shenjtë me karakter fetarë krishter.
Këta festa pagane dhe krishtere në kohën e pejgamberit s.a.v.s. dhe te muslimanët e parë aspak nuk kanë ekzistuar,por për fat të keq në vitet që jetuan baballarët tanë dhe në këta vitet që sot jetojmë ne festohen me të madhe.Dmth. këto festa fatkeqe janë të futura te na muslimanët.Dhe ata të cilët janë bë sebeb-shkaktar për futjen e tyre në mesin e muslimanëve do të japin llogari para Krijuesit,Allahut xh.sh. në ditën e gjykimit.
Për këtë pejgamberi ynë i dashur Muhammedi s.a.v.s.ka thënë:

“Kush sjell një shprehi a traditë të mirë në Islam do ta fitojë shpërblimin e saj, por edhe shpërblimin e të gjithë atyre që pas tij e punojnë atë, por pa ju zvogëluar aspak shpërblimi i tyre. Ndërsa kush sjell në Islam një shprehi a traditë të keqe, do të jetë barrë mbi të, por edhe barra e të gjithë atyre që ashtu veprojnë pas tij, pa iu zvogëluar aspak përgjegjësia dhe dënimi i atyre të tjerëve”. (Muslimi)
Gjithashtu thotë pejgamberi s.a.v.s:“Kush shpik në fenë tonë atë që nuk është nga ajo, ajo është e refuzuar”. (Muttefekun alejhi)
Të gjitha këto festa që i përmendëm sipas islamit janë të ndaluara dhe na e kemi për borxh që krejtësisht të largohemi nga manifestimi i këtyre festave joislame,por e kemi për borxh që edhe familjet tona sidomos fëmijët tanë ti mësojmë që edhe ata të largohen nga këto gjëra të këqija dhe të dëmshme për ne dhe për gjithë popullin muslimanë.
Do të mundohemi ta e përfundojmë hutben e sodit me ajetin kur’anor nr-2,të sures El-Maide ku Allahu xh.sh.thotë:“Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara,e mosni në mëkate e armiqësi. Kini dro dënimit të All-llahut, se me të vërtetë All-llahu është ndëshkues i fortë”. (Maide, 2)
Prandaj vëllezër! Duke marë parasysh të gjitha këto fjalë të Allahut xh.sh,dhe shumë hadithe të pejgamberit s.a.v.s,na duhet të mundohemi që njëher e përgjithmonë ti menjanojmë këta festa të dëmshme nga mesi jonë,dhe në mes veti duhet të ndihmohemi me punë të mira e jo me punë të këqija,sepse nesër do të duhet të dalim para Madhërisë së Allahut xh.sh dhe të japim llogari.
Në fundë e lusim Allahun xh.sh.të na ndihmon që këta festa të huaja ti largojmë nga mesi jonë,dhe inshaallah na udhëzon në rrugë të drejtë.Amin.

e premte, 20 shkurt 2009

Hafsa Xhemaili: "Ardhja e dexhallit"


Përktheu: Hafsa XHEMAILI
Ekzistojnë 90% e mundësive që ky shekull të ketë mysafir dexhallin..
Vëllezër dhe motra, do t`ua tërhjek vëmendjen me diçka shumë të rëndësishme.Po jetojmë në vitet e fundit të botës. Ne më vetëm se i kemi përjetuar shenjat e vogla të kijametit që i paraprijnë shenjave të mëdha. Me fjalë tjera, është konfirmuar se 95 % e shenjave të vogla i kemi përjetuar, dhe shumë befas po ndeshemi me shenjat e mëdha dhe njëkohësisht alarmuese për fundin e kësaj bote.Midis shenjave të mëdha është edhe paraqitja e dexhallit, i cili do të jetë aq i rrezikshëm, keqbërës, saqë nuk ka Pejgamber të All-llahut prej të parit e deri te Pejgamberi i fundit që nuk ka paralajmëru ummetin për ardhjen e dexhallit.Kjo krijesë do të ketë mundësi të mashtrojë çdokënd që mendon se ka sadopak iman në zemrën e tij. Mendohet se kjo gjeneratë ka shumë shansa të njoftoj këtë krijesë. Pejgamberi s.a.v.s thotë: Ai që dëgjon se është paraqitë dexhalli le të largohet se betohem në Allahun do të vijë njeriu tek ai e mendon se është besimtar dhe e pason atë…. 768Në prag të ditës së kijametit, do te paraqiten dexhalle dhe gënjeshtar që do t`ju rrëfejnë për atë që kurrë se keni ndëgjuar, as ju e as baballarrët tuaj, ruhuni prej tyre që të mos ju largojnë nga rruga e drejtë dhe t’ju mashtrojnë… 1973Poashtu Pejgamberi s.a.v.s i lajmëroi shokët e tij duke ju thënë: ”Kur do të paraqitet dexhalli do ta shëtisë të gjithë sipërfaqen e tokës, e nuk do të le asnjë fshat pa shkuar për dyzet ditë përveç Mekkes dhe Medines, sa here do të tentoj të hy në Medine, do të jetë një melek me shpatë në dorë që do ta pengoj, dhe në çdo cep është e rrethuar me melaike “…759 Medina do të tronditet tre herë e do të dalin në shesh hipokritët..765Enes ibn Malik transmeton se Pejgamberi a.s ka thënë: Dexhalli do të dalë nga çifutët e Asbahanit dhe do të ketë shtatëdhjetë mijë çifutë që do e ndjekin…Poashtu Pejgamberi a.s ka lajmëruar se në kohën kur do të paraqitet dexhalli do të ekzistojnë shtatë hyrje ( porta ) kryesore për në qytetin e Medines. Nëse shikojmë vëmendshëm hartën e Medines do të vërejmë mu ato shtatë rrugët kryesore që çojnë në Medine. Njëra port është prej Xhiddes, njëra është prej Mekkes, e treta portë vjen prej qytetit Rabig, e katërta rrugë është nga aeroporti, dhe rrugët tjera janë nga rajoni më i afërt…Ebu Umameh transmeton se Pejgamberi alejhi selam ka thënë “ Dexhalli do të ju thotë se është Zoti juaj, por dijeni se ju nuk do ta shihni Zotin tuaj derisa të vdisni. Dexhalli është me një sy, dhe dijeni se Zoti juaj nuk është i verbër. Ai në ballë e ka të shkruar “ Kafir “ e do ta lexoj çdo besimtar që di të lexoj. Ai ka dy lumenj, një prej zjarri dhe një prej uji, dhe dijeni se uji është zjarrë dhe zjarri është ujë. Kush sprovohet me këtë le ti kërkoj ndihmë Allahut duke lexuar fillimin e sures “ Kehf “ ( ajete që të mbrojnë nga dëmi i dexhalit ).Këto janë disa nga shenjat e mëdha që pohojnë se: “ Edhe kësaj bote i erdhi fundi “ Zgjohuni o Musliman. Mos vallë presim diellin të na thotë mirmëngjesi nga perendimi???

e shtunë, 1 nëntor 2008

Xhelal ef. Xhemaili:"Haxhi kushti i pestë i islamit"- II


Haxhi kushti i pestë i islamit-II
Hutbe: Nga Xhelal ef. Xhemaili
Në radhë të parë i falemend. Allahut xh.sh. Krijuesit të Gjithësisë,shpëtimi dhe paqa e Allahut xh.sh.qoftë mbi të dërguarin e fundit Muhammedin s.a.v.s. i cili është vula e të gjithë pejgamberëve,gjithashtu shpëtimi dhe paqa e Allahut xh.sh qoftë mbi familjen e tijë të pastër dhe mbi shokët e tijë të zgjedhur,si dhe mbi të gjithë ata që e ndjekën dhe do ta ndjekin rrugën e pejgamberit s.a.v.s.deri në ditën e gjykimit.Allahu xh.sh qoftë i kënaqur me ne dhe me ata.
Vëllezër besimtarë! Allahu xh.sh. në ajetin 197 të sures El_Bekare thotë: “ Haxhi është në muajtë e caktuar e kush e bën (ia fillon të zbatojë) haxhin në këta muaj, nuk duhet afruar gruas, nuk bën të merr nëpër këmbë dispozitat e sheriatit, as nuk duhet shkaktuar grindje. All-llahu di për atë që e punoni nga e mira. Dhe përgatituni me furnizim (për rrugë), e furnizimi më i mirë është devotshmëria, e ju të zotët e mendjes keni dronë Time.(El-Bekare,197)
Vëllezër besimtarë! Na si musliman të vërtet në radhë të parë duhet të besojmë bindshëm në Allahun xh.sh.Ate ta adhurojmë bindshëm dhe Ate ta kujtojm me dhikër sa ma shumë dhe sa ma shpesh,dhe mos i marim nëpër këmbë dispozitat e sheriatit.E kemi për borxh Allahut ti falemenderohemi në çdo moment për të gjitha begatit dhe të mirat që Ai neve na i dhuroi.
Vëllezër besimtarë! Na e kemi për obligim që ti plotësojmë të gjitha kushtet e islamit që lipen nga ne,si ato të imanit-besimit gjithashtu edhe kushtet e islamit dhe të gjitha ibadetet që lipen nga ne.Por çka është edhe më me rëndësi se nëse ne i plotësojmë këto kushte dhe vendosim për të shku në haxh për vizit Qaben atje këto ibadetet tona vlersohen edhe shumë më tepër.Këtë e vërteton vet pejgamberi s.a.v.s. në hadithin e tijë ku thotë: “ Namazi që falet në Qabe e ka vlerën sa njiqindë mijë namaze jashta saj.Poashtu namazi që falet në xhamin time në Medine e ka vlerën sa me falë një mijë namaze jashta sajë,ndërsa namazi që falet në Mesxhidi-Aksa në Jerusalem e ka vlerën sa pesqind namaze të kryera jashta saj”.
Vëllezër besimtarë! Nga ky hadith i pejgamberit qartë shifet se çfar vlere ka ibadeti që kryhet në vendet e shenjta e sidomos në Qabe.
Ai njeri i cili vendosën për të shku në haxh,sipas mundësis ai duhet të ju përballoje të gjitha mundimeve dhe vështirësive,por duhet të jetë edhe materijalisht mirë i pregatitur,( të ket të holla aq sa ka nevojë për të shku për të bë harxhime,dhe për tu kthye në shtëpi,dhe njëkohësisht familjes së vet duhet tia siguroj të gjitha harxhimet materijale deri sa ai të kthehet nga haxhi).
Shtrohet pyetja ? Cfar është qëllimi dhe esenca e haxhit,çka na mëson dhe çfar dobie ka haxhiu nga haxhi?
Pik së pari haxhi është udhëtim shpirtëror,dhe ibadeti i vetëm i cili le gjurmë më të mira dhe më të çmueshme në shpirtin e muslimanit.Haxhi trupin dhe shpirtin e njeriut e mbushën përplot dhikre-të përmendurit e Allahut dhe haxhi e bën që njeriu sa ma lehtë ti pranoje urdhërat e Allahut,dhe ato njëkohsisht ti praktikoje në jetën e tij të përditshme.

Pejgamberi s.a.v.s.në një hadithë thotë:"Shperblimi i personit të cilit i pranohet Haxhi është Xheneti."

Sipas hadithit të pejgamberit s.a.v.s. kuptojmë se nëse dëshirojm që ta e fitojmë xhennetin atëhere duhet të mundohemi që haxhi ynë të kryhet krejtësisht në rregullë dhe pa gabime (dhe të shkohet me pasuri të fituar hallall),nëse dëshirojmë të pastrohemi nga gjynahet dhe të kthehemi në shtëpi me nji haxh MEBRUR-haxh të pranuar tek Allaht xh.sh.
Vllezër besimtarë! Këtë e themi nga fakti se ka disa njerëz që jetojnë në mjediset tona dhe shkojnë në haxh të ngarkuar me plot gjunahe dhe aspak nuk turpërohen dhe nuk mbërziten aspak,kurse gjuha e tyre nuk largohet nga sharjet e ndryshme,gjithashtu gjuha e tyre nuk ndalet nga gibeti,gjuha e tyre gjithnji miret me iftira dhe me shpifje të ndryshme,dhe xhepi i tyre është përplot i mbushur me pasuri të fituar haram.Ata nuk e kanë bë aspak hesap se si e kanë fituar pasurin e tyre se vëllaut të vet,fqiut ose jetimit ia kan ngrënë pasurin dhe nuk e kanë bë hesap se ia ka lëvru mexhen dhe ia kanë lëvizur hudutin e arës.Kjo te ne po ndodhë shumë si shpeshë,O vëllezër të dashur.
Kësaj pune të shëmtuar dhe të pistë duhet na shqiptarët muslimanë ti largohemi dhe ti themi stop njëher e përgjithmonë,sepse nëse nuk largohemi nga kjo punë e ndytë atëhere bëhemi shokë të shejtanit të mallkuar.Dhe këtë dënim do ta paguajm në ditën e gjykimit kur do të dalim të japim përgjegjsi para Allahut xh.sh.
Dhe vëllezër besimtarë! Ky lloj i haxhive e kryen haxhin vetëm formalisht-për rija e jo në emër të Allahut.Ata këtë e bëjnë për rija vetëm e vetëm që të ju ndëgjohet emri haxhi.E njerëzve të këtillë nuk mundë të ju falen gjynahet.Këtyre lloj nerzive nuk ju bie ndërmend se kanë shku ti bëjnë zijaret vendet e shenjta,Bejtullahin-Qaben,xhamin e pejgamberit,d.m.th. vendin ku ka lindur pejgamberi s.a.v.s.vendin ku ka zbrit Kur-ani a.m.,vendin ku ka jetu dhe ku ka thirë në islam i dashmi jonë.
Prandaj Vllezër! Secili haxhi që vendosën të shkoje ta bëje zijaret Qaben,ai duhet një gjë ta ketë të qartë në mendjen e tijë para se me u nisë në këtë udhëtim të madhë shpirtërorë të ju paraqitet dhe të ju drejtohet njerëzve që ai mesiguri e dinë se kujt i ka hakk dhe borxh,(pa mar parasysh çfar hakki)të ju kërkon hallallëk.Sepse vëllezër haxhi i tijë asnjiherë nuk mundë të pranohet te Allahu xh.sh.nëse atij nuk ia falën borxhin njeriu të cilit i ka borxh.

Vëllezër besimtarë! Ne për fate të keq nuk kemi patur mundësi të e shohim pejgamberin s.a.v.s. të gjallë sepse ashtu deshi Allahu xh.sh.dhe se ai jetoi diku 1429 vite para nesh,por prap se prap ne jemi ummeti i tijë më i zgjedhuri prej se është krijuar bota.Por edhe pse ne nuk e kemi parë ate,ne kemi mundësi të shkojmë në haxh në këtë udhëtim shpirtërorë dhe ti vizitojmë të gjitha vendet ku pejgamberi s.a.v.s. lindi,ku jetoi dhe ku ai thiri në islam.Kemi rastin të vizitojmë xhamin e tijë më të bukur në qytetin Medine dhe në mbarë botën dhe gjithashtu kemi mundësin me e vizitue varin e tijë ku ai është i vorrosur.
Pejgamberi ynë i dashur Muhammedi s.a.v.s.në një hadithë thotë: „ Kush e kryen haxhin dhe e viziton varrin tim do të konsiderohet sikur të më kishte vizituar deri sa të isha gjallë“.
Nëqoftë se edhe ne dëshirojm ta arijmë këtë shkallë të shpërblimit të madhë,atëhere pra duhet të shkojmë në haxh ta kryejmë këtë farzë dhe ta vizitojm varin e të dashurit tonë.
Vëllezër besimtarë! Siç thamë edhe në xhumanë e kaluar haxhi është kongres-i madhë-islamik,i cili tubon me miliona musliman nga mbarë bota,nga vende të ndryshme dhe i cili i thirën muslimanët të bashkohen në mendimet e tyre,të bashkëpunojnë,ta ndërtojnë një rrugë të përbashkët,dhe ta ndihmojnë njëri tjetrin,e jo të përçahen.Nëpërmjet haxhit njerëzit e mësojnë çka është drejtësia dhe barazia e vërtetë,të gjithë iu përulen farzeve të Allahut Fuqiplot,të gjithë i largojnë teshat që i mbajnë për çdo ditë dhe në vendë të tyre i veshin thjeshtë ihramet.Dhe me kët aktë tregohet se të gjithë janë të barabart,s'ka dallim kombi apo të ndonjë race-ngjyre,dhe të gjithë veshen njëllojë me të bardha.
Vllezër besimtarë! Ata të cilët janë bë nijetli që të shkojnë në haxh,inshaallah Allahu këtë nijet të mirë ua pranon dhe ua bën kabull,dhe dhashtë Zoti shkojnë mirë dhe kthehen mirë me nji haxh mebrur-të pranuar te Allahu xh.sh.
Dhe në fundë të hutbes e lusim Allahun xh.sh.që në këta ditë të bekuara të falë rahmet mbi neve,mbi familjet tona islame,dhe e lusëm Allahun xh.sh.që të na udhëzoj në rrugë të drejt.Amin.

e diel, 26 tetor 2008

Xhelal ef. Xhemaili:"Haxhi kushti i pestë i islamit"- I


Haxhi kushti i pestë i islamit- I
Hutbe: Nga Xhelal ef. Xhemaili
Falënderimi qoftë për Allahun,Krijuesin e botërave.Shpëtimi dhe paqa qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin s.a.v.s. gjithashtu mbi familjen e tijë fisnike,mbi shokët e tijë të zgjedhur si dhe mbi të gjithë ata që e ndjekën rrugën e pejgamberit s.a.v.s. dhe do ta ndjekin deri në ditën e gjykimit.Allahu xh.sh. qoftë i kënaqur me ne dhe me ata.
Vëllezër besimtarë! Dita ditës po na ofrohet koha-muaji në të cilin kryhet kushti i pestë i islamit haxhi.
Haxhi është farz dhe është njëri nga pesë kushtet e Islamit,i cili është krejtësishtë i barabartë me kushtet tjera të islamit.Këtë e dëshmon Kur’ani Famëlartë,gjithashtu e vërtetojnë edhe shumë hadithe të pejgamberit s.a.v.s.,si dhe konsensusi i dijetarëve islamë.
Allahu i Madhëruar në ajetin 97 të sures Ali Imran thotë: “Aty ka shenja të qarta: vendi i Ibrahimit,dhe kush hyjn në te,ai është i sigurt.Për hir të Allahut,vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi tek ajo,e kush nuk e beson; Allahu nuk është i nevojshëm për (ibadetin që bëjnë) njerëzit”.(Ali Imran 97).
Këtë e vërteton edhe hadithi i njohur i pejgamberit s.a.v.s. ku thotë: “Islami është ngritur mbi pesë shtylla: shqiptimi i shehadetit, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i Ramazanit dhe shkuarja në haxh kush ka mundësi”.(Buhariu dhe Muslimi).
Haxhi është farz për myslimanin një herë në jetë,dhe është bërë obligim në vitin e nëntë të hixhretit.
Pejgamberi s.a.v.s. njëher u drejtua disa njerëzve dhe u tha: “O ju njerëz! U është bërë obligim haxhi,kryejeni atë. Një njëri i tha: a për çdo vit? Sikur të thosha po, do t’u obligohet dhe nuk do të mundnit ta kryenit”.( Muslimi). Mëtutje vazhdoi pejgamberi s.a.v.s. duke thënë: “Haxhi është obligim një herë,e nëse dikush shton, ai është vullnetar”. (Ahmedi, Ebu Davudi, Ibën Maxhe).
Myslimani nëse i plotëson kushtet duhet të shpejtojë në kryerjen e haxhit sipas mundësisë.Nëse e vonon kryerjen e haxhit pa arsye,bën gjunah.Në lidhje me këtë thuhet në një hadithë të pejgamberit s.a.v.s: “Shpejtoni në kryerjen e haxhit,sepse askush nga ju nuk e di se çfarë mundë t’i ndodhë”(Ahmedi, Ebu Davudi, Ibën Maxhe).
Vëllezër besimtarë! Shtrohet pyetja cili është nga ne ai që e ka të garantuar jetën në ketë botë dhe i cili mendon se vitin e ardhshëm do të jetë gjallë dhe do ta e kryen këtë obligim të haxhit.Mesiguri se asnjëri nga ne nuk kemi kurfar garance,këtë e dinë vetëm Allahu i Lartësuar,Krijuesi ynë dhe i botërave.
Vëllezër besimtarë! Haxhi ka vlerë të madhe në disa aspekte,e sidomos në atë anën shpirtërore.Dijetarët islam haxhin e konsiderojn si kongres i mbarë islamik,sepse aty takohen muslimanët e mbarë botës, njoftohen në mes veti dhe këmbejn mendimet e tyre për shumë çështje.Për vlerën e haxhit flasin shumë hadithe,ndër të cilët është edhe ky: “E kanë pyetur Pejgamberi s.a.v.s: „Cila punë është më e mira?Ai është përgjigjur: Besimi në Allahun dhe në pejgamberin e Tij. Pastaj cila? Lufta në rrugë të Allahut, është përgjigjur. Pastaj cila? Haxhi i pranuar”. ( Buhariu).
Vëllezër besimtarë! Hutben e sodit do ta e përfundojmë me ajetin Kur’anor ku Allahu xh.sh. thotë: “Dhe thirr ndër njerëz për haxh,se të vijnë ty këmbësorë, edhe kalorës me deve të rraskapitura që vijnë prej rrugëve të largëta. (vijnë) Për të qenë të pranishëm në dobitë e tyre dhe ta përmendin Allahun në ato ditë të caktuara”...(el-Haxhxh 27-28).
Këto ditët e caktuara që përmenden në fundë të ajetit Kur’anor,dijetarët islam janë të mendimit të njejtë se koha e haxhit është:në muajt Sheval, Dhul-kide,si dhe nëntë ditët e para të muajit Dhil-hixh-xhe.Kurse sa i përket umres ajo mund të kryhet gjatë tërë vitit dhe është sunneti-muekkede i fortë.
Vëllezër besimtarë! Haxhiu i cili e kryen haxhin krejtë në rregull pa gabime ai ka shpërblim të madh nga Krijuesi i tijë,çka është më me rëndësi se ai e meriton faljen e gjunaheve,poashtu fiton kënaqësin e Allahut,këtë e arrin haxhiu nëse është i devotshëm duke i praktikuar urdhërat e Allahut dhe ai largohet nga të gjitha ndalesat e Tij.D.m.th.nuk ka dobi më të mirë se pastrimi i haxhiut nga gjunahet dhe kthimi i tij sërish në gjendjen që e lindi nëna e tijë.Këtë e vërteton hadithi i pejgamberit s.a.v.s.ku thotë se:“Ai i cili e kryen haxhin krejt në rregullë të pranuar te Allahu,dhe kthehet në shtëpi pa gabime.ai pastrohet nga gjunahet sikur të e ketë lindur nëna e tijë”.
Vëllezër besimtarë! Pra edhe ne duhet ti japim rëndësi të veçantë kryerjes së haxhit si kushtë i pestë i islamit i cili për fat të mirë na e mundëson neve që të pasatrohemi nga gjunahet tona kuptohet nëse e kryejmë këtë obligim krejtë në rregull pa gabime,sepse duhet të jemi të kujdesshëm gjatë kryerjes së këtijë obligimi për ate se haxhiu has në shumë probleme dhe vështirësi të mëdha gjatë kryerjes së haxhit.Pejgamberi s.a.v.s. në një hadith thotë:”Haxhi është xhihad-luftë”.Luftë ku nuk vriten njerëzit,por këtu e ka qëllimin,mundimet dhe vështirësitë që i përjeton haxhiu janë metëvërtet të mëdha,dhe duhet patjetër të bëj sabër.Haxhiu kur të bëhet nijetli për të shku në haxh para se të niset në bagazhin e tijë duhet të merr me vete shumë gjëra e sende e më shumë duhet të merr sabër,sepse sabri është shumë i nevojshëm për haxhiun,për ate se pa sabër ai nuk do të mundë ta kryej këtë obligim ashtu si duhet pa gabime.
Në fundë vëllezër të nderuar! I falemenderohemi Allahut xh.sh. që na bëri pjestarë të islamit dhe muslimanë të sinqertë e njiherit edhe ummet i zgjedhur i pejgamberit më të dashur Muhammed mustafas s.a.v.s.
I drejtohemi me dua-lutje Allahut Fuqiplot! O Zoti ynë na e bën të mundshme kryerjen e kushtit të pestë haxhit,dhe na bën prej atyre që do të na pranohet tek Ti O i Madhi Allah,Krijues i botërave dhe mbykqyrës i çdo sendi..
O Zot ynë! Hidh paqë e mëshirë mbi të dashurin dhe më të zgjedhurin pejgamber Muhammedin s.a.v.s,si dhe mbi familjen, shokët, pasuesit e tij të sinqert dhe mbi të gjithë ata të cilët të pranuan Ty si Zot të vetëm, Islamin si fenë më të dashur dhe Muhamedin si pejgamber. Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë e mëshirë kërkojmë. Pranoje ibadetin dhe adhurimin tonë dhe na i fal gjunahet tona,sepse na jemi robë të dobët të cilët gabojmë.
E lusim Allahun xh.sh. që të falë rahmet mbi neve mbi familjet tona,dhe mbi të gjithë muslimanët ku do që ata jetojnë dhe veprojnë.Amin

e diel, 19 tetor 2008

Xhelal ef.Xhemaili: "Xhemaati simbol i dashuris së vërtetë"

Xhemaati simbol i dashuris së vërtetë

Hutbe:Nga Xhelal ef. XHEMAILI
Falenderimi i takon All-llahut xh.sh.Krijuesit të gjithësis. 0 Zot, fale krijesën më të ndershme, Muhammedin alejhis-selam.Përshëndetjet tona qofshin për njerëzit e Tij të zgjedhur dhe të devotshëm. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër pos All-llahut xh.sh. Dëshmoj se Muhammedi s.a.v.s.është rob dhe i dërguar i Tij.
Vëllezër besimtarë! Me ndihmën e Allahut Fuqiplot në hutben e sodit do të folim diçka në temën Xhemaati simbol i dashuris së vërtetë.Këshilla e parë që po ia lë vetes dhe ua përcjelli edhe juve është se ne duhet ti frigohemi Allahut xh.sh. në çdo kohë dhe çdo situatë.
Takvallëku-devotshmëria,është vasijet dhe amanet i Allahut gjeneratave të tashme dhe gjeneratave të mëparshme “Ne atyre të cilëve u është shpallur libri para jush,edhe juve u kam urdhëruar që Allahut ti frigoheni”.
I falemenderohemi Krijuesit Allahut xh.sh. që na fali në fenë e pastërt dhe që na bëri ummeti i zgjedhur i pejgamberit Muhammedit s.a.v.s. e cila fe ia tregon dhe ia sqaron njeriut rrugën e drejtë,rrugën e shpëtimit dhe të fatbardhësis në të dy botërat.Islami është fe e cila tenton në aritjen e të drejtave të njeriut,mbrojtjen e fesë,mbrojtjen e jetës,pasurisë dhe mendjes.Me nji fjalë është fe e pastërt nga çdo lloj të terorizmit,armiqësive dhe zullumeve të ndryshme,që për fatë të keq islami sot akuzohet nga disa që aspak nuk e njohin islamin.Islami para së gjithash është fe e paqës,mëshirës dhe tolerancës ndërnjerëzore. Allahu xh.sh. e dërgoi pejgamberin Muhammedin s.a.v.s.me mesazh të qartë,duke i thënë:“O muhammed të kam dërguar vetëm si rahmet-mëshirë për tërë botën”.E dërgoi i Plotfuqishmi Allah si mëshirë dhe shpëtim,që ti udhëzoj njerëzit në besimin e pastërt islam dhe ti nxjer nga erësira e besimit të kot në idhuj,të cilët i regullonin me duart e veta dhe u besonin.Pejgamberi s.a.v.s. i thirte njerëzit në tevhid-besim në një Zot dhe në vllazërimin dhe bashkimin e muslimanëve.Kur’ani,sunneti poashtu edhe historija na dëshmjnë se nëqoftë se ummeti islam i përmbahet fesë së vet do të kenë shtet stabil,do të gëzojnë autoritet dhe do të jenë të fuqishëm.Në anën tjetër nëse nuk e respektojnë fen dhe regullat e saj,atëhere do të jenë të humbur,dhe lirishtë mundë të pohojmë se mu kjo është shkas për stagnimin e muslimanëve në çdo drejtim. Në një hadith pejgamberi s.a.v.s.thotë: “ Mbahuni xhemaatit,sepse ajo dele që ndahet nga kopeja e vet ate e han ujku”.Muhammedi s.a.v.s. na e bën të qartë duke na e tërhekur vërejtjen se duhet ti lidhemi ngusht xhemaatit dhe mos të ndahemi.Sepse fjala xhemaat d.m.th. grup apo bashkësi njerzish të tubuar në xhami i cili i mbron qëllimet dhe interesat e veta të përbashkëta.Vet fjala xhemaat simbolizon bashkim dhe mirëkuptim shoqëror.Allahu xh.sh. në suren Ali Imran ajeti 105 thotë: “ Të gjithë ju kapuni për litarin e Allahut ( Fen dhe Kur’nin) dhe mos përçaheni”.(Ali Imran,105)
Vëllezër besimtarë! Musliman i mirë është ai i cili është aktiv punon mirë dhe sillet mirë me familjen me të afërmit dhe me bashkësin-xhemaatin ku jeton dhe ku vepron.Thotë pejgamberi s.a.v.s. në hadithin e tijë të njohur: “ Musliman i vërtet është ai nga dora dhe gjuha e të cilit janë të rahatshëm-mbrojtur muslimanët tjerë”.(Buhariu dhe Muslimi)
Gjithashtu pejgamberi s.a.v.s.thotë: “ Muslimani për muslimanin është vëlla,nuk i bën keq,nuk e nënçmon,nuk e le të vetmuar dhe nuk e mashtron”.(Buhariu dhe Muslimi)Bashkësia islame është institucioni i vetëm kryesorë i cili i mbron të gjittha interesat e muslimanëve,dhe gjithësesi ai që dëshiron të mbrohet dhe të ruhet si musliman patjetër duhet dhe e ka për obligim të jetoj në bashkësi apo në xhemaat,duke kontribuar me aktivitetet e tija si ato materijale-ekonomike poashtu edhe ato shpirtërore.Nëse ne vet nuk i ndihmojmë bashkësis-xhemaatit ku jetojmë,atëhere nuk ka perspektivë për këtë ummet.Duhet më shumë të shiqojmë interesin e përgjithshëm shoqëror nga ai individual.
Vëllezër besimatrë! Muslimani e ka reptësishtë të ndaluar të miret dhe ta humb kohën me të metat e huaja,sepse këtë e ndalon Kur’ani Kerijmë,por edhe shumë hadithe të pejgamberit s.a.v.s.Allahu xh.sh. në suren En-Nahl,ajeti 97,thotë: „Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t’i japim atij jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t’u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre.”(En-Nahl,97)Muslimani e ka patjetër të kujdeset për xhematin dhe bashkësin ku jeton,me ate do ta meriton që edhe të tjerët të kujdesen për te kur ai do të ketë më së shumti nevojë.
Vëllezër besimatrë! Xhemaati patjetër duhet të ketë imamin e vet i cili gjithsesi është më me shumë përgjegjësi për punën e xhemaatit të vet dhe së bashku me kryetarin dhe këshillin e xhamisë dhe të bashkësis inicojnë punën dhe ndikojnë në xhemaatin e vet që punët të kryhen sa ma mirë.
Vëllezër besimatrë! Xhemaati për të dhënë fryt dhe rezultat pozitiv duhet patjetër të ndikojë pozitivisht në gjeneratat e reja duke ua mësuar atyre islamin e vërtet dhe duke i edukuar ata mirë në frymën islame,që ata ti kryejn obligimet fetare dhe të vijnë në xhami të falin namazin me xhemaat të bëhen muezin dhe sipas nevojës edhe imam.Në fundë e lusim Allahun xh.sh. O Zoti ynë,i lutemi Madhërisë Tënde që të na i bashkojshë zemrat tona dhe të na udhëzojshë në rrugë të drejtë,në rrugën e atyre me të cilët Ti je i kënaqur.Amin

e shtunë, 11 tetor 2008

Xhelal ef. Xhemaili: "Morali islam dhe realiteti ynë i hidhur"

Morali islam dhe realiteti ynë i hidhur

Hutbe: Nga Xhelal ef. Xhemaili

Falenderimet i takojnë Allahut,Zotit të botërave.Vetëm Atij i falemi,Atij i nënshtrohemi dhe vetëm prej Tij kërkojmë ndihmë,që të na udhëzojë në rrugën e drejtë, në rrugën e së vërtetës.I falemenderohemi Allahut që na ka bë besimtarë musliman,dhe që na bëri ummet i Pejgamberit Muhamed s.a.v.s.Salatet dhe selamet qofshin për Muhammed mustafan,familjen e tij fisnike,mbi as-habët,dhe mbi të gjithë ata që e ndjekën dhe do ta ndjekin rrugën e pejgamberit s.a.v.s. deri në ditën e gjykimit.
Fëmijët tanë padyshim se janë pasuria jonë më e çmuar,por edhe provimi ynë dhe sprovë më e madhe për ne,dhe vetëm nga ne mvaret se sa do të jemi të pregaditun dhe të përgjegjshëm në detyrën tonë që na është besuar si përgjegjës.
Pejgamberi s.a.v.s. në një hadithë thotë: “ Ska gjë që peshon më rëndë në mijzan (peshojë në ditën e gjykimit) se sa morali i mirë (ahlaku) .” (hadith)
Nga besimtarët lypet dhe kërkohet që të ruhen dhe të mbrohen nga të gjitha negativitetet dhe zullumet e mundshme nga cilat ekziston rrezik i mundshëm për individin,për familjen dhe për shoqërin,e gjithë se si në radhë të parë imoraliteti dhe shkelja e principeve dhe normave etike në të cilat bazohet njerzimi.
I Plotfuqishmi Allah xh.sh thotë në ajetin 90 të sures En-nahl:
“All-llahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim.”(En-nahl-90)
Allahu xh.sh. me kë ajeti kerijm urdhëron njerëzit,gjegjësishtë neve të jemi të drejtë,të bëjmë bamirësi,të ju ndihmojnë njerëzve e sidomos të afërmive tanë dhe gjithashtu na urdhëron Allahu xh.sh. që të mbrohemi nga imoraliteti apo nga të neveriturat dhe nga dhuna.Në këtë këshillë duhet të marim mësim.Mësim marin vetëm njerëzit e mençur të cilët me logjikën e tyre të shëndoshë dijnë të logjikojnë mirë.

Vëllezër besimtarë!
Shtrohet pyetja ku janë duke shkuar fëmijët tanë ?

Kohëve të fundit në vendet tona ku jetojmë ne muslimanët për fat të keqë ka marë një hovë të hatashëm rënja e moralit nga shumë të rinjë tanë.Kjo gjithësesi ndodhën nga shkaku se shumë prindë nuk janë të kujdesëshëm dhe të vetëdijshëm se çka po ndodhë me fëmijët e tyre,bile në faktë as që u intereson ardhmërija e fëmiut të vetë.
Një ndër të mirat e islamit është se kurgjë Allahu xh.sh. nuk ua ka ndaluar njerzve e në anën tjetër deri sa të mos e zavendësoj me diçka tjetër më të mirë,kështu që Allahu xh.sh. na i ndaloi të gjitha pijet alkoolike,drogën,dhe na dha neve njerzve pije më të mira për tu freskuar dhe për tu kënaqur dhe të cilat pije janë më të dobishëm për trupin dhe mendjen e njeriut.
Duhet të kemi angazhim të posaçëm në edukimin e fëmijëve tanë, kontrollin dhe mbykqirjen e tyre për çdo ditë,a shkojnë rregullishtë në shkollë apo jo,nëse jo atëhere ku sillen dhe ku shkojnë,dhe me këndë po shoqërohen.
Allahu xh.sh. në ajetin 6 të sures Et-tahrimë thotë: “ O jut ë cilët keni besuar,ruanja veten tuaj dhe familjen tuaj nga zjari i xhehenemit,lëndët djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurëzit…”(Et-tahrimë-6)
Vëllezër besimatrë! Sipas ajetit kur’anor ne jemi të obliguar ta ruajmë dhe ta mbrojmë vetveten dhe familjen tonë nga zjarri i xhehennemit e sidomos duhet ti ruajmë dhe ti mbrojmë fëmijët tanë,nga se ata shumë shpejtë mundin të devijojnë.
Te ne është përgjegjsia e madhe para Allahut xh.sh. se si do të sillen dhe si do të veprojnë fëmijët tanë dhe ata janë sprova e jonë në faktë a i kemi edukaur mirë në frymën islame.
Pejgamberi s.a.v.s. thotë: “Prindi nuk mundë ti lëne fëmiut të vetë gjë më të çmueshme dhe më të mirë se sa edukatën e mirë.” (hadith)
Çdo prind babë dhe nënë,nuk guxon ta lëne pas dore edukimin e fëmijëve të vetë.E kemi për obligim që ti përgaditim ata edhe me besim,e jo duke ua dhënë vetëm dynjanë e me anashkaluar ahiretin,d.m.th. duhet ti ushqejmë edhe nga ana shpirtërore e jo veç nga ana fizike dhe materiale,nëse dëshirojmë që nesër të jemi të lumtur,të gëzuar dhe të rehatshëm në të dy botrat,pra duhet ti edukojm femijët tanë. Mos harrojmë se femijët janë pasuria më e vleshme që posedojmë une dhe ti,ateherë pra ti ruajmë ata,ti edukojmë si është më së miri,të ua mbjellim dashurinë ndaj fesë,ndaj Allahut xh.sh. ndaj pejgamberit,duke menduar për një të ardhme më të mirë të tyre.Dhe në fundë e lusim Allahun xh.sh. që të na shpërblejë me të mirat e Tij në këtë botë dhe në botën tjetër.Amin.

e premte, 3 tetor 2008

Xhelal ef. Xhemaili: "Agjërimi i gjashtë ditëve të muajit shevval"

Agjërimi i gjashtë ditëve të muajit shev-val

Hutbe: Nga Xhelal ef. Xhemaili

I falemenderohemi Allahut xh.sh. Krijuesit të gjithësisë,.Salati dhe selami-shpëtimi dhe paqa e Allahut xh.sh. qoftë mbi të dërguarin Muhammedin s.a.v.s.gjithashtu mbi familjen e tij të pastërt dhe mbi shokët- as-habët e tijë besnik,Allahi xh.sh. qoftë i kënaqur me ne dhe me ata.
Vëllezër besimtarë! Allahu xh.sh. në Kur’anin Famëlartë thotë:”Kush vjen me nji punë të mirë,ai (në ditën e gjykimit) shpërblehet dhjetfish (me 10 sevape),e kush vjen me (vepër) të keqe,ai dënohet vetëm për të.Atyre nuk u bëhet e padrejt (Allahu nuk është zullumqar).”
Vllezër besimtarë! Muajin e bekuar të Ramazani sherifit e përcollëm me ibadete të ndryshme,dhe inshaallah Allahu xh.sh. na i ka bë kabull na i ka pranuTash jemi në muajin shev-val,edhe ate xhumaja e parë në ket muaj.Ky muaj është muaji i dhjet sipas kalendarit të hixhretit.Që muslimanët mos ta harojnë krejtësisht agjërimin dhe ta harojnë rrugën e ibadetit ne në vazhdim do të mundohemi që diçka të flasëm për hikmetin-mirësin e këtij muaji.
I dërguarii i Allahut Muhammedi s.a.v.s. në nji hadith ka thënë:
“Kush e agjëron muajin e Ramazanit,pastaj ja bashkangjitën edhe gjashtë ditët e shevvalit,atij i numrohet sikur me e agjëru tërë vitin”
Gjithashtu Muhammedi s.a.v.s. thotë në një hadith tjetër:”Allahu xh.sh e ka krijue qiellin dhe token në këta 6-ditët e shevvalit,kush i agjëron këto gjashtë ditë Allahu xh.sh. e shpërblen me sevape,sa krijesa ka në botë,dhe ja fshinë gjynahet të cilat i ka bë,dhe ja shton gradat në Ahiret”.
Vëllezër besimatrë! Nëse ne ibadetin e lëmë vetëm për në muajin e Ramazanit atëhere i ngjajmë shembullit,sikur të mbjellim një pemë dhe ti bëjm izmet ta ujitim nji kohë deri sa ajo pemë të gjelbërojë,e pastaj tia ndalim izmetin,ujitjen dhe ajo pemë vllezër mesiguri do të thahet,për ate se ia ndalim izmetin mu bashë atëher kur ka më së shumti nevojë për izmet.
Vëllezër besimtarë! Mos të ndodhë kjo edhe me ne,se nëqoftëse tash ndalemi dhe nuk i kryejmë ato ibadete që i kemi kryer për Ramazan,atëher nuk do të jenë rrezulltatet pozitive,sepse mundë të ndodhë që ne ta hidhërojm Allahun Fuqiplot dhe ta meritojm dënimin e Tijë.
Vllezër besimtarë ! Shtrohet pyetja a duhet të agjërohen këta gjashë ditë radhazi,apo ndamas me ndërprerje.Mund të agjërohen edhe radhazi pa ndarje,por mundet edhe të ndahen,por me kusht duhet të agjërohen mbrenda muajit sheval.
Vllezër besimtarë! Kët hytben e sodit do ta përfundojm me hadithin e pejgamberit s.a.v.s. ku thotë: ” Kush del prej Ramazanit me agjërim dhe kthehet prap ti agjëroje gjashtë ditët e shevvalit,ai i ngjan një njeriut që shkon në luftë (në rrugë të Allahut ) dhe përsëri kthehet në luftë për të luftuar.”
Vllezër besimtarë! I bëjmë dua-lutje Allahut fuqiplot që të na bën hidajet,të na udhëzoj neve dhe të gjithë muslimanët në rrugën e drejtë dhe të na mëshirojë me Rahmetin e Tijë të pakufishëm.Amin.