e diel, 31 maj 2009

Xhelal ef. Xhemaili hutbe:“Të mos e humbim kohën duke ndejtur nëpër rrugë”

"Të mos e humbim kohën duke ndejtur nëpër rrugë"

Hutbe: Xhelal ef. XHEMAILI

Faleminderimet dhe lavdërimet tona të sinqerta i takojnë Krijuesit të gjithësisë Allahut të Madhërishëm.Salati dhe selami,shpëtimi dhe paqa e Allahut Fuqiplot qoftë mbi pejgamberin tonë Muhammedin s.a.v.s. poashtu mbi familjen e tij të pastër dhe mbi shokët e tij të sinqertë,Allahu xh.sh. qoftë i kënaqur me ne dhe me ata.
Vëllezër besimtarë!
Shumë nga vëllezërit tanë,për fat të keq e kanë bë shprehi pjesën e madhe të kohës së tyre ta e kalojnë nëpër rrugë duke bredhur poshtë e lartë.Të gjithë e dimë se koha ka vlerë të madhe në islam edhe atë duhet shfrytëzuar deri në maksimum, për të cilën gjë do të japim llogari në ditën e gjykimit.Nëse e lyp nevoja që të dalim në rrugë atëherë gjatë kalimit nëpër rrugë duhet ti përshëndesim vëllezërit tanë muslimanë që i takojmë,dhe mos të bëhemi kryelartë,nëse këtë nuk e praktikojmë atëherë bëhemi gjynahqarë,për atë se nuk e kemi kryer një obligim fetarë të cilin e urdhëron Allahu xh.sh. dhe pejgamberi ynë Muhammedi s.a.v.s.Gjatë jetës tonë duhet të jemi njerëz të qetë,durimtarë,modest,të sjellshëm e jo të bëhemi kryelartë.Këtë më së mirir na e sqaron Kur’ani Kerijm në suren Lukman, ajeti,18-19, ku Lukmani a.s. e këshillon birin e tij: ”O djali im, fale namazin, urdhëro për punë të mira, e ndalo nga të këqijat, përballo me durim çdo gjë që të godet, vërtet, këto janë nga çështjet më të preferuara.Dhe mos shtrembëro fytyrën tënde prej njerëzve, mos ec nëpër tokë kryelartë, se Allahu nuk e do asnjë mendjemadh e që shumë lavdërohet.Të jesh i matur në ecjen tënde, ule zërin tënd, se zëri më i egër është zëri i gomarit."(Lukman,18-19)
Pa mar parasysh se ku gjendemi nuk duhet të përqendrojmë shikimin tonë te njerëzit tjerë,e posaçërisht jo te gjinia femërore.Allahu xh.sh.në suren En-Nurë në ajetet,30-31,thotë:“Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më pastër për ta. Allahu është i njohur hollësisht për atë që bëjnë ata. Thuaju besimtareve të ndalin shikimet e tyre, të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme”. (en-Nurë, 30, 31)
Pra sipas fjalëve të Allahut xh.sh. nuk guxojmë në rrugë të shikojmë ane mban kur kalon dikush e sidomos kur kalojnë gra,sepse na urdhërohet nga ana e Allahut xh.sh.që ti ulim shikimet tona në këto raste.Gjithashtu duhet të ruhen pjesët e turpshme të trupit,mos të zbulohen,përveç atyre pjesëve që janë të dukshme dhe që lejohen.Kjo po bën vaki te shumë femra myslimane të cilat nuk i praktikojnë urdhrat e Allahut xh.sh. dhe vishen ashtu si nuk i ka hije një muslimaneje.Po vërejmë në vendet tona se shumë femra muslimane (vetëm me emër muslimane),po vishen duke e praktikuar një modë çoroditëse,por sjellja dhe edukata e tyre gjithashtu është në nivel shumë të ulët.Dhe për fat të keq këta janë fakte të pa mohueshme.
Vëllezër besimtarë!
Shtrohet pyetja ku qëndron problemi,dhe si mundë të dalim nga kjo situatë tronditese?Problemi qëndron mu te ne si prind,si më të rritur,sepse nuk angazhohemi aspak për ardhmërinë e fëmijëve tanë,dhe dalja nga kjo situatë,apo shpëtimi ynë është vetëm te përmisimi ynë kah e mira.Atëhere edhe fëmijët tanë do të marinë shembull nga ne dhe do të përmisohen. Duhet secili prind (babë e nënë) të punojë shumë me fëmijët e tyre që ti edukojnë mirë,të sillen mirë dhe të vishen mirë sipas rregullave të islamit.Këtë e kemi obligim secili prej nesh.
Vëllezër besimtarë!
Nëse ndodhemi me shokë në rrugë në mexhlise apo në lokale publike siç janë çajtoret,ëmbëltoret,kafehanet duhet të bisedojmë për tema të dobishme që kemi nevojë të gjithë na dhe të bisedohet me zë normal,e jo t’i shqetësojmë dhe ti ofendojmë tjerët duke ngritur zërin lart.
Nga Ebu Seid el-Hudrij r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s.në një rastë ka thënë: “Ruajuni nga të ulurit nëpër rrugë!” Thanë: “O i Dërguari i All-llahut, ne nuk kemi rrugëdalje nga qëndrimi ynë në rrugë për të biseduar mes veti”. Atëherë i Dërguari i Allahut s.a.v.s tha: “Nëse nuk mund t'ia dilni pa qëndruar (ulur) në rrugë, atëherë jepjani rrugës të drejtën e saj!” Thanë: “E çfarë është e drejta e rrugës, o i Dërguari i Allahut? Tha: “1)Ulja e shikimit,2) mospengimi në të, 3) kthimi i selamit,4) të urdhëruarit për të mirë dhe ndalimi nga e keqja”.(Muttefekun alejhi) Prandaj edhe na vëllezër duhet të mundohemi që sa ma pak të rijmë nëpër rrugë,e nëse ndodhemi në rrugë atëherë duhet ti japim hakun siç thotë edhe pejgamberi s.a.v.s. në hadithin që e përmendëm.Vëllezër besimtarë! Shpifja është cilësi shumë e keqe dhe mund të shkatërrojë familjen dhe shoqërinë, prandaj kërkohet prej besimtarëve që të jenë syçelë dhe informatat që vinë nga njerëzit e prishur e shpifës duhet t’i marim me rezervë,e jo ti marrin ashtu të gatshme.Allahu xh.sh. në suren El-Huxhurat,ajeti 6, thotë:“O ju që keni besuar,nëse ndonjë i pandërgjegjshëm u sjellë ndonjë lajm,ju shqyrtonie mirë,ashtu që të mos e goditni ndonjë popull pa e ditur realitetin, e pastaj të pendoheni për atë që keni bërë”. (el-Huxhuratë, 6)
Dëmet mund të jenë edhe më të rënda kur bëhet fjalë për shpifje ndaj grave të ndershme,prandaj njerëzit e këtillë i pret një përgjegjësi e madhe para Allahut xh.sh. dhe dënim i rëndë në këtë dhe në botën tjetër. Allahu xh.sh.në suren En-Nur ajeti 23, thotë: “Vërtet, ata që akuzojnë gratë e ndershme, besimtare të pafajshme, janë të mallkuar në këtë botë dhe në botën tjetër dhe ata i pret një dënim shumë i madh”. (en-Nur, 23)
Prandaj vëllezër besimtarë! Duhet të ruhemi që mos të akuzojmë dhe mos të marrim nëpër gojë dhe mos iftirasojmë pa asnjë faj askënd e sidomos grate e ndershme sepse do të përgjigjemi në këtë dhe në botën tjetër para Gjykatësit Suprem Allahut xh.sh.
Vëllezër besimtarë!
Hutben e sotit do ta e përfundojmë me hadithin e pejgamberit s.a.v.s. ku thotë:“Kur më ngritën në Mi'raxh, kam hasur në një popull që kishin thonjtë nga bakri, me të cilët i grithnin fytyrat e tyre dhe kraharorët e tyre. Unë thashë: “Kush janë këta, o Xhibril?” Tha: “Ata janë ata që kanë ngrënë mishin e njerëzve dhe nderin e tyre e kanë dëmtuar”.(Gibet dhe Iftira). (ebu Davudi)
Vëllezër besimtarë!
Për fat të keq sot në vendet tona po bëhen shumë shpifje dhe po merren nëpër gojë familje të ndershme dhe të pa fajshme,për të cilën gjë do të jipet llogari para Allahut xh.sh. në ditën e gjykimit.Prandaj e kemi për borxh që sa ma shpejtë të largohemi nga këto cilësi të këqija dhe fatkeqe nëse dëshirojmë suksese dhe përparim në jetën tonë,si dhe shpëtim për ne në të dy botërat.E lusim Allahun xh.sh. që të na ndihmon neve muslimanëve në kryerjen e obligimeve fetare,të na largojë nga veset e këqija dhe inshaallah na udhëzon dhe na drejton në rrugë të drejtë.Amin.

Nuk ka komente: