e diel, 24 maj 2009

Xhelal ef. Xhemaili, Tema: "Si të largohemi nga thashethenat (nga jo të vërtetat)"

“Si të largohemi nga thashethenat (nga jo të vërtetat)”

Hutbe nga Xhelal ef.XhemailiI falemenderohemi Allahut xh.sh.Zotit të botërave.Salatet dhe selamet mbi Muhammedin s.a.v.s.mbi familjen e tij fisnike dhe mbi as-habët e tij të zgjedhur.Allahu xh.sh.qoftë i kënaqur me ne dhe me ata.
Vëllezër besimtarë! Në hytben e sodit do të flasim mbi temën:
“Si të largohemi nga thashethenat (nga jo të vërtetat)”
Kjo temë vëllezër ka nji domethënie shumë të madhe në islam,sepse kemi shumë njerëz nga mjedisi jonë ku na jetojmë dhe veprojmë,të cilët merren me muhabete të kota me thashethena të pa vërteta.Mirren me hallet dhe gajlet e të tjerëve e po e lënë anash dhe e harojnë veten e vet.
Pa marë parasyshë se cilët janë këta njerëz,ne po themi se nga ky lloj njerëzish kemi shumë nëpër trojet tona,të cilët dëm të madh po i bëjnë vetes së vet,por i bëjnë dëm edhe të tjerëve,menjifjalë dëm i bëjnë gjithë shoqërisë.
Këta njerëz shpirt dobët duhet ti lënë anash këto thashethena të pa vërteta dhe të merren me gajlet dhe me dobësit e veta,menjifjalë të bëjnë hesap-llogari veten e vet,ti shikojnë hallet e veta dhe ti numërojnë gjynahet e veta.Duke punuar në këtë mënyrë secili prej nesh do të arrijë shumë shpejtë të largohet nga gjynahet e veta të cilat po i bëjmë për cdo ditë.
Vëllezër besimatrë! Bërja e llogarisë me vetveten është e rëndësishme për mirëmbajtjen dhe ripërtëritjen e imanit, siç thotë Allahu xh.sh.në suren El-Hashër ajeti 18: "O ju që keni besuar,kini parasysh frikën ndaj Allahut dhe le të shikojë njeriu se çka ka bërë për nesër." (El-Hashër, 18)
Vëllezër! Halifja i dytë i myslimanëve,Omer ibn Hatabi, Allahu qoftë i kënaqur me të,në një rast ka thënë: "Llogariteni veten tuaj para se të llogariteni."Me të vërtetë mosllogaritja e vetvetes është shkak që njeriu të thellohet edhe më shumë në gjunahe. Edhe jobesimtarët kënaqen me jetën e kësaj bote duke mos llogaritur se një ditë do të dalin para Allahut xh.sh..
Allahu xh.sh. në suren En-Nebee,ajeti 27,thotë:“Ata ishin që nuk pritnin se do të japin llogari.”(En-Nebe 27)Prandaj muslimani patjetër duhet të gjejë kohë për t’u vetmuar me vetveten dhe të shikojë se ku gjendet dhe çka ka përgatitur për të nesërmen (Ditën e Gjykimit).
E jo sikur na sot vëllezër lije se nuk po i llogarisim punët tona,por cka është edhe më e keqja se tërë ditën po e kalojmë dhe e humbim kohën duke u marrë me hallet,noksonllëket dhe me dobësi e huaja,e nuk na mbetet aspak kohë që të merremi me problemet tona dhe me veten tonë dhe njëkohsishtë të përmisohemi.
Nga këta njerëz të këqinjë duhet të largohemi mos rijmë me ta dhe mos u bëjmë shoqëri,sepse këta janë shumë të dëmshëm dhe të rrezikshëm për shoqërinë tonë islame.
1) Këtyre lloj njerëzve kur ju thuhet ndihmoni muslimanët e varfër dhe jetimët,këta thonë le të punojnë vet ata,siç kam punu dhe kam fitu unë,çka më intereson për ata.Allahu xh.sh. nuk i ka bë krejt të njëjtë në këtë botë.
2) Këtyre kur ju thuhet ndihmoe ndërtimin e nji xhamie ose nji shkollës,ambulancës,rrugës,këta e dini çka thonë:
“Jo bre le ti ndrecin vet se mu nuk më intereson,ata vjedhin ata bëjnë kështu e ashtu”.
Ka thënë dijetari i njohur Malik ibn Dinari: “Me një njeri që ulesh dhe nuk përfiton diçka prej tij,largohu nga ai pa marrë parasysh se kush është.”
Pejgamberi sa.v.s.thotë në një hadithë të tij:”Asgjë nuk do të peshojë më rëndë dhe nuk do të jetë më me vlerë në mijzan në ditën e gjykimit se sa morali i mirë”.
Prandaj vëllezër besimatrë! Ata të cilë kanë kohë të miren me hallet dhe me noksonllëket e huaja ata edhe moralin e kanë të dobët,por cka është edhe më e keqja se nuk kanë edhe aspak fije turpi.
Sepse pejgamberi s.a.v.s.thotë:”Turpi është pjesë e imanit”
Gjithashtu pejgamberi s.a.v.s.thotë:”Nëse nuk ke turp puno cka të duash”.
Vëllezër! Pasi që turpi-mbarja na qenka pjesë e imanit,atëhere vëllezër shtrohet pyetja përse na muslimanët këtë cilësi që e pasuron besimtarin dhe e bën të devotshëm krejtësisht e kemi larguar nga ne.
Hutben e sodit do e përfundojmë me disa këshilla të pejgamberit Llokmanit a.s.drejtuar birit të vetë:
Por me rëndësi është që edhe ne të marim mësim nga këto këshilla,sepse jemi shumë larg islamit të vërtet.
I tha Llokmani a.s. birit të vet:
1) “O biri im, nuk ka asgjë më të mirë sesa gjuha dhe zemra nëse pendohen, dhe nuk ka asgjë më të keqe sesa gjuha dhe zemra nëse prishen”.
2) “O biri im,ki kujdes çfarë del nga goja jote, sepse kush hesht, shpëton, prandaj duhet të flasësh vetëm atë që të bën dobi”.
O vëllezër! Edhe na duhet të kemi kujdes se çka del nga goja jonë.Mos të flasim pa argumente pa fakte se nesër do të duhet të japim xhevap para Allahut xh.sh.në ditën e gjykimit.
Më duket se në kohën e sodit shumë zemra janë dobësuar,janë shtangur dhe janë prishur.Për arsye se këta zemra nuk e kuptojnë realitetin nuk e njohin Zotin as që e adhurojnë dhe as që e përmendin Allahun xh.sh. Vëllezër! E lusim Allahun Fuqiplotë që të na i zbus zemrat tona,të i mbush përplot me Iman dhe inshaallah na udhëzon në rrugë të drejtë.Amin.

Nuk ka komente: