e martë, 5 maj 2009

Xhelal ef.Xhemaili: Hutbe:"Festimi i shëngjergjit është haram"

Hutbe: Xhelal ef. Xhemaili “Festimi i shëngjergjit është haram”

Në fillim të kësaj hutbes i shprehim falemenderimet dhe lavdërimet tona të sinqerta Krijuesit të gjithësis Allahut të Madhërishëm.Salati dhe selami-shpëtimi dhe paqa e Allahut Fuqiplot qoftë mbi pejgamberin tonë Muhammedin s.a.v.s. poashtu mbi familjen e tijë të pastërt,mbi shokët as-habët e tijë të sinqert,si dhe mbi të gjithë ata që e ndjekën dhe do ta ndjekin rrugën e resulullahit s.a.v.s,deri në ditën e gjykimit.Allahu xh.sh. qoftë i kënaqur me ne dhe me ata.
Vëllezër besimtarë! Në këtë hutbe e pamë të nevojshme dicka të flasim për temën, “Festimi i shëngjergjit është haram”.
Për fat të keq te na muslimanët sot e kësaj dite po ekzistojnë disa festa të huaja të cilat kanë gjetur përkrahje nga shumë vëllezërit dhe motrat tona musimane që aspak nuk i japin rëndësi kësaj pune e cila vetëm po na dëmton fetarisht dhe kombëtarisht.

Allahu xh.sh. në suren El-En’am ajeti 153,thotë:

“E kjo, kjo është rruga ime e drejtë. Prandaj mbajeni këtë dhe mos pasoni rrugë të tjera, e të ndaheni nga rruga e tij”. (el-En'âm, 153)

Vëllezër besimtarë! Shtrohet pyetja? Cilat janë ato adete apo tradita që nuk janë islame,dhe po festohen tek ne muslimanët,sidomos te ne shqiptarët.
Festat joislame janë: 1) Shëngjergji,2)Shën Valentini,3)Shën Mitri,4)Viti i ri (gregorian),4)Dita e gruas,e kështu me radhë.

Tash para nesh është shëngjergji i cili festohet më 6 maj.Kjo festë emrin e ka të krishter,por me prejardhe pagane si edhe festat tjera që i përmendëm më parë.
Në përkthim shën-gjergji don të thotë: “Gjergji i shenjtë”,që simbolizon një figurë të shenjtë me karakter fetarë krishter.
Këta festa pagane dhe krishtere në kohën e pejgamberit s.a.v.s. dhe te muslimanët e parë aspak nuk kanë ekzistuar,por për fat të keq në vitet që jetuan baballarët tanë dhe në këta vitet që sot jetojmë ne festohen me të madhe.Dmth. këto festa fatkeqe janë të futura te na muslimanët.Dhe ata të cilët janë bë sebeb-shkaktar për futjen e tyre në mesin e muslimanëve do të japin llogari para Krijuesit,Allahut xh.sh. në ditën e gjykimit.
Për këtë pejgamberi ynë i dashur Muhammedi s.a.v.s.ka thënë:

“Kush sjell një shprehi a traditë të mirë në Islam do ta fitojë shpërblimin e saj, por edhe shpërblimin e të gjithë atyre që pas tij e punojnë atë, por pa ju zvogëluar aspak shpërblimi i tyre. Ndërsa kush sjell në Islam një shprehi a traditë të keqe, do të jetë barrë mbi të, por edhe barra e të gjithë atyre që ashtu veprojnë pas tij, pa iu zvogëluar aspak përgjegjësia dhe dënimi i atyre të tjerëve”. (Muslimi)
Gjithashtu thotë pejgamberi s.a.v.s:“Kush shpik në fenë tonë atë që nuk është nga ajo, ajo është e refuzuar”. (Muttefekun alejhi)
Të gjitha këto festa që i përmendëm sipas islamit janë të ndaluara dhe na e kemi për borxh që krejtësisht të largohemi nga manifestimi i këtyre festave joislame,por e kemi për borxh që edhe familjet tona sidomos fëmijët tanë ti mësojmë që edhe ata të largohen nga këto gjëra të këqija dhe të dëmshme për ne dhe për gjithë popullin muslimanë.
Do të mundohemi ta e përfundojmë hutben e sodit me ajetin kur’anor nr-2,të sures El-Maide ku Allahu xh.sh.thotë:“Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara,e mosni në mëkate e armiqësi. Kini dro dënimit të All-llahut, se me të vërtetë All-llahu është ndëshkues i fortë”. (Maide, 2)
Prandaj vëllezër! Duke marë parasysh të gjitha këto fjalë të Allahut xh.sh,dhe shumë hadithe të pejgamberit s.a.v.s,na duhet të mundohemi që njëher e përgjithmonë ti menjanojmë këta festa të dëmshme nga mesi jonë,dhe në mes veti duhet të ndihmohemi me punë të mira e jo me punë të këqija,sepse nesër do të duhet të dalim para Madhërisë së Allahut xh.sh dhe të japim llogari.
Në fundë e lusim Allahun xh.sh.të na ndihmon që këta festa të huaja ti largojmë nga mesi jonë,dhe inshaallah na udhëzon në rrugë të drejtë.Amin.

Nuk ka komente: