e shtunë, 23 gusht 2008

Amra Xhemaili: "Si t'i shërojmë sëmundjet e zemrës"

Si t`i shërojmë sëmundjet e Zemrës?

Ata të cilët e njohin gjynahun por edhe vazhdojn të gabojn, është e sigurt se ndjekin udhëzimet e shejtanit...

Shkruan: Amra XHEMAILI

"A t`u tregoj unë se kujt i vijnë djajtë? Ata i vijnë çdo gënjeshtari mëkatari. (U vijnë)Dhe hedhin dëgjimin, shumica e tyre gënjejnë". (Esh-Shuara:221-223).
Çdo trup kur sëmuret i nevojitet shërim.Pasojat e mosmbajtjes se pastërtisë së trupit,janë sëmundje të ndryshme të trupit, kjo mvaret nga pesha e papastërtisë. A pasojat e mosmbajtjes së pastërtisë së zemrës janë sëmundje të ndryshme të cilat shkaktojnë gjendje të keqe edhe në këtë botë edhe në botën e ardhshme. „Janë ata që All-llahu nuk deshi t`ju pastrojë zemrat(prej kufrit).Janë ata që në këtë jetë kanë poshtërim, kurse në jetën tjetër kanë dënim të madh.(El-Maide:41) Si shërohen sëmundjet e zemrës këtë më së miri na tregon Kur`ani, duke na dhënë raste të ndryshme të Pejgamberëve dhe besimtarëve.Që njeriu të mbrohet prej sëmundjeve të zemrës, shpirtit të vet dhe shejtanit, i cili zgjuar e përcjellë, duhet të kërkojë ndihmë prej All-llahut, të qëndroj larg injorantëve dhe gabimtarëve të mëdhenjë, e të shoqërohet me njerëz të ditur e të devotshëm.Megjithatë, që njeriu ta arrijë atë duhet të jetë durimtar dhe gjithmonë i përgaditur. "Nuk është e barabart e mira dhe e keqja. Andaj, (të keqen) ktheje në mënyrën më të mirë, se atëherë ai, me të cilin kishit njëfarë armiqësie, do të bëhet mik i afërt. Mirëpo, këtë nuk mund ta arrijë kush, pos atyre që janë të durueshëm dhe nuk mund ta arrijë kush pos atyre që kanë virtyt të lartë".(Fussilet:34,35) Përkundër durimit dhe qetësisë, hidhërimi dhe nervoza janë vese të shejtanit dhe kurdo që shfaqet hidhërimi, shejtani e futë mendimin e vet sepse njeriu ne realitet atëherë kërkon mbrojtje nga shejtani e jo nga All-llahu xh.sh. "Vërtet,ai (shejtani) nuk ka kurrfarë fuqie kundër atyre që besuan dhe i janë mbështetur Zotit të tyre. Mbizotërimi i tij është vetëm mbiata që e përkrahin atë dhe mbi ata që për shkak të tij u bënë idhujtarë". (En-Nahl:99,100) Shejtani dominon tek ato që kërkojnë ndihmë dhe të cilët i nënshtrohen sepse All-llahu i`a ka lejuar t`i mashtroj ato që e ndjekin. "Iblisi tha: "O Zoti im, për shkak që më përzune (më largove), unë do t`ua zbukuroj (të këqijat) atyre sa të jenë në tokë dhe të gjithë ata do t`i largojë nga rruga e drejtë! Përvec robërve të Tu të cilët i ke bërë të sinqertë". Madhëria e Tij Tha: "Kjo është rruga Ime e drejtë (e qartë). Se ti ndaj robërve të Mi (të sinqertë) nuk ke kurrfarë force (as fizike as mendore), përvec atyre të humburve që vinë pas teje. (El-Hixhr:39-42) Ata të cilët e njohin gjynahun por edhe vazhdojn të gabojn, është e sigurt se ndjekin udhëzimet e shejtanit, duke kërkuar në të shpëtim (strehim). Dikush që konsumon alkoolin, vepron atë që është rreptësisht e ndaluar, e din se është haram dhe e dëmshme, pa dyshim se e ndjek shejtanin derisa e kryen atë punë. Shumë prej nesh shkojnë për pushime për t`u qetësuar, i kurojnë sëmundjet e tyre te doktorët më të famshëm, por vallë sa prej nesh ka që mundohen të kurojnë sëmundjet e brendshme të zemrave të tyre? Sot ne i japim më shumë rëndësi pamjes së jashtme të trupit, kurse në kohën e Pejgamberit s.a.v.s. muslimanët preokupoheshin më shumë për pastërtin e zemrës. Qysh të vegjël, ne e dim që këmba është për të ecur, dora për të prekur, syri për të parë etj. Po zemra vallë çfarë funksioni ka? Përvec funksionit që e dimë, që është furnizimi i trupit me gjak, zemra ka dhe një funksion tjetër shumë të rëndësishëm që është njohja e All-llahut të Madhërishëm, të ndjejë mall për Të dhe të dallojë të, mirën nga e keqja. Ka njerëz që qysh kur mbushin moshën e burrërisë dhe deri në pleqëri vazhdojnë me gjynahe. Si mendoni, si mund të jetë zemra e tyre? Thotë All-llahu i Madhërishëm në Kur`an duke përshkruarr zemra të tilla: "Jo, nuk është ashtu! Por të këqijat që i punuan, zemrat e tyre u`a mbuluan".(El-Mutaffifin 14) Mbrojtja më e mirë prej shejtanit është drejtësia, gjithmonë dhe në çdo vend, nëse është edhe kundër nesh, ashtu si na ka mësuar edhe Pejgamberi s.a.v.s sepse shejtani vjen dhe e përcjellë atë njeri që nuk e flet të vërtetën. "A t`u tregoj unë se kujt i vijnë djajtë? Ata i vijnë cdo gënjeshtari mëkatari. (U vijnë) Dhe hedhin dëgjimin, shumica e tyre gënjejn. (Esh-Shuara:221-223).

Nuk ka komente: