e mërkurë, 6 gusht 2008

Xhelal ef. Xhemaili: "Për ata që e nënvleftësojnë namazin"

Për ata që e nënvleftësojnë namazin

Hutbe: Nga Xhelal ef. Xhemaili

Falenderimi i takon Allahut,Krijuesit të botërave,mëshiruesit të përgjithshëm. E falënderoj për niemetet dhe begatitë e dukshme dhe të padukshme që na i ka fal në ket jet,si dhe dëshmoj që vetëm Allahu e meriton të adhurohet, i Vetëm i Pa shok, Zoti i qiejve dhe i tokës. Dëshmoj po ashtu se Muhamedi s.a.v.s.është robi dhe i dërguari i Tij. Paqja, mëshira dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij!
Vëllezër të nderuar!
Ajetin që e permendem Allahu xh.sh na e bën me dije dhe thotë:
"Dhe kur i thërrisni për t’u falur, ata e marrin për tallje e lojë. Këtë e bëjnë për arsye se janë njerëz që nuk kuptojnë." (Maide, 58)

Fatkeqësisht, kohëve të fundit po hasim në besimtarë, të cilët nuk falen, madje ka prej tyre që as nuk e dinë se falja (namazi) është kushti i dytë për të qenë musliman, pas shehadetit- dëshmisë se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhammedi s.a.v.s.është i dërguari i Tij. Për këtë, gjithsesi kanë ndikuar shumë edhe rrethanat shoqërore, por tani, kur ekziston një literaturë mjaft e pasur ( libra shqip-ilmihala), që i sqaron kushtet për të qenë besimtar, është e palogjikshme që në Ditën e Gjykimit të dilet me arsyen se nuk e kam ditur se duhej të falesha. Por a thua mund t’i fshehim gjë Allahut xh.sh., që e di të dukshmen dhe të fshehtën?!

Pra, kushdo që e mohon, e nënçmon dhe nuk e pranon urdhërin e Allahut dhe të Dërguarit të Tij, konsiderohet jobesimtar, në zemrën e tij nuk ka besim as sa kokrra e grurit. Për këta njerëz Allahu xh.sh. thotë:"... Atij, që kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, i takon zjarri i Xhehennemit dhe aty mbetet përgjithmonë." (Xhinn, 23)

Vëllezër besimtarë!
Ajeti i parë dhe ky tash që e përmendëm e përshkruajnë mjaft mirë pozitën e atyre, që namazin dhe adhurimet (ibadetet) e tjera i konsiderojnë si shenjë prapambeturie,dhe i përqeshin apo po tallen me ata që falen,njerëzit e këtillë imanin e kanë shumë të dobët.
Këta njerëz janë munafik-dyftyrsha të vërtet,këta nuk e kryejnë faljen e namazit nga mërzia apo përtacia, sepse janë dhënë vetëm pas kësaj bote, shkojnë pas epsheve të veta dhe mashtrimeve të ndryshme të shejtanit të mallkuar.Kurse ne mirë e dijmë se shejtani është dushmani i njeriut,por përsëri e ndjekin rrugën e tijë.
Pejgamberi s.a.v.s.thotë: “ Shejtani qarkullon nëpër trupin e njeriut ashtu sikur që gjaku qarkullon nëpër damarët,prandaj ju mbyllnja shejtanit hyrjen me agjërim dhe me sabër.”

Në Kur’an theksohet edhe se si do të ndihet jobesimtari në Ditën e Gjykimit:
"Atë Ditë, mjerë përgënjeshtruesit! Se, kur u thuhej “përuluni”, nuk përuleshin. Atë Ditë, mjerë përgënjeshtruesit!" (Murselat, 47-48)

Gjithashtu i Plotfuqishmi Allah xh.sh. thotë: "Atë Ditë, kur të zbulohet gjithçka dhe të thërriten për të bërë sexhde, ata nuk do të munden. Ata do të jenë me sy ulur, poshtërimi do t’i kaplojë, sepse e dinë që kanë qenë të ftuar të bënin sexhde, kur kanë pasur forcën e arsyetimit (por ata kanë refuzuar)."(Kalem, 42-43)
Vllezër besimtarë!
Ne e kemi për borxh që të mbrohemi nga këta njerëz tepër të rrezikshëm për muslimanët dhe për islamin poashtu edhe për kombin,sepse këta munafikë të vërtetë punojnë me të madhe që të pengojnë forcimin,zhvillimin dhe përparimin e islamit.
Vëllezër besimtarë!
I qofshim falë Allahut fuqiplot dha Atij i falemenderohemi që kohëve të fundit në vendet tona edhe për kundër përpjekjeve të mëdha të munafikëve për ta e çregullu dhe për ta e drejtu rrinin tonë në rrugë të shumtuar.Këta të rrinjtë tanë përsëri kanë mbledhur forcë dhe kanë filluar ti aplikojnë urdhërat e Allahut xh.sh. sidomos të falin pes kohë të namazit e sidomos namazin e xhumas e falin rregullisht,kjo mund lirisht të themi se është një punë me vlerë shumë të madhe e cila mesiguri do të çmohet te Allahu xh.sh.,por duhet të rruhemi nga munafikët të cilët lije se vet nuk i aplikojnë urdhërat e Zotit,por ata mundohen së bashku me shejtanët e tyre të na pengojnë neve e në veçanti mundohen rrinin tonë ta e largojnë nga xhamia dhe nga rruga e vërtet e islamit.Ata dëshirojnë ti bëjnë mu si ata,tju bashkangjiten atyre në punët e çoroditura dhe të pa hijshme,të enden nat e ditë në vende jo të hijshme-nëpër bare të natës,ku për fat të keqë pihet droga,pihet alkoooli dhe bëhet zina etj.

Vllezër besimtarë!
Duhet ti rruhemi dënimit të rreptë në ketë bot,nga i cili dënim nuk përjashtohen edhe njerzit e mirë,nga se nuk kemi punuar aq sa duhet kah e mira,nuk kemi udhëzuar dhe nuk kemi këshilluar në të mirë dhe nuk kemi larguar nga e keqja.
Allahu xh.sh. për ketë në Kur-an thotë:
“Ruajuni nga e keqja (nga dënimi) që nuk i godet vetëm ata që bënë mizori prej jush, (por edhe të mirët), dhe ta dini se All-llahu është ndëshkues i rreptë”. (El-enfal: 25).

Dhe më në fundë vëllezër besimtarë ket hutben e sodit do të e për fundojmë me nji hadith të Pejgamberit Muhammedit s.a.v.s.të cilin hadith e transmeton Xheriri r.anhu dhe thotë: kam dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thënë:
“Secili njeri që gjindet në mesin e një populli që bëjnë mëkate, e kanë mundësi që ti ndryshojnë, e nuk i ndryshojnë, atëherë All-llahu i godet me denim para se të vdesin”. (hasen, Ebu Davudi e të tjerët).
Andaj edhe ne vëllezër nëse dëshirojmë ti rruhemi apo ti shpëtojmë dënimit të Allahut në ket botë kalimtare dhe në botën tjetër të Ahiretit atëher duhet ta e shfrytëzojmë kohën duke punuar punë të hajrit-dobishme,që don të thotë të udhëzojmë në punë të mira dhe të largojmë nga punët e këqija,gjithashtu duke i kushtu kujdes të veçantë faljes pes kohë namaz, duke përmend-dhikër Allahun xh.sh.dhe duke e ndihmuar rrinin tonë që ta gjeje rrugën e drejtë,rrugën e islamit.
O Allahu ynë i dashur! Ne robët Tu të drejtohemi Ti me lutjet tona,që Ti zemrat tona ti pastron dhe ti ndriçon me dritën e vërtet të imanit.Na fal neve fali prindërit tanë dhe gjithë muslimanët e sinqert.Na bën prej atyre besimtarëve të vërtet që namazin ta e falim rregullisht dhe pa mendjemadhësi.Amin

Nuk ka komente: