e diel, 31 gusht 2008

Xhelal ef. Xhemaili:'Na erdhi mysafiri më madhështor"

Na erdhi mysafiri më madhështor
Hutbe: Nga Xhelal ef. xhemaili

I Falemenderohemi Allahut,Zotit të botërave.Salatet dhe selamet qofshin për Muhammed mustafan,familjen e tij fisnike,mbi as-habët,dhe mbi të gjithë ata që e ndjekën dhe do ta ndjekin rrugën e pejgamberit s.a.v.s. deri në ditën e gjykimit.
Vëllezër besimtarë! Allahu xh.sh. në Kur’an thotë: “O ju të cilët keni besuar! U është bërë obligim-farz agjërimi sikur që ishte obligim edhe për ata që ishin para jush,në mënyrë që të bëheni të devotshëm”.
Vëllezër besimtarë! Sot pra jemi në xhuman e fundit të muajit të zgjedhur sha’ban,pra don të thotë se po na ofrohet muaji më i bereqetshëm i Ramazani-sherifit. Ja pra koha po kalon,vitet po mbulojn dhe po kalojn njëri tjetrin,dita ditës jemi edhe më afër muajit më të bekuar,muajit më të zgjedhur,muajit më të bereqetshëm,e ai pa mëdyshje është muaji i Ramazani sherifit,muaji më i lavdëruar sipas kalendarit islamik të hixhretit.

I falemenderohemi Allahut të Plotmëshirshëm që na dha jet të gjatë,shëndet të mirë poashtu na dha edhe mundësi që edhe kët vitë ta presim ta agjërojmë dhe ta përcjellim këtë muajë duke qenë mirë të pregaditur në çdo aspekt.

Vëllezër besimtarë! Muaji i Ramazanit është dhunti,bereqet,begati nga Allahu i Madhërishëm që njeriut çdo vit t'i vijnë ditë,në të cilat jeton një jetë plotësisht të dalluar nga jeta e përditshme.
Gëzimi për këtë ditë të Ramazanit nuk përshkon vetëm të mëdhenjtë por edhe të vegjëlit,të cilëve nuk iu është bërë ende obligim agjërimi.

Pejgamberi s.a.v.s. thotë:“Kush e agjeron ramazanin me bindje të fortë dhe në emër të All-llahut,dhe duke lipur prej Al-llahut falje (duke u penduar ),do ti falen gjinahet e mëparshme ( që i ka bërë ) “. ( transmeton Ebu Hurejra r.a.)
Hadithi në fjalë na e bën me dije se nji besimtar i cili e kryen këtë urdhër të All-llahut, por me besim të plotë dhe me bindje të thellë për All-llahun,e për kurgjë tjetër,dhe i njejti lipën faljen e gjynaheve nga Zoti, duke u penduar All-llahu xh.sh. do tia falë gjunahet e mëparshme ,kuptohet (gjunahet e vogla ) për të mëdhajat duhet tevbe.
Vëllezër besimtarë! Ky është muaji i Ramazanit, muaji i durimit, muaji i Kur'anit,muaji i pendimit,muaji i mëshirës,muaji i faljes së gjunaheve,muaji i solidaritetit dhe i bamirësisë,muaji i duave-lutjeve,muaji i lirimit nga zjarri i xhehennemit.
Vëllezër besimtarë! Shtrohet pyetja sa jemi ne të gëzuar për ardhjen e muajit të Kur'anit?
Ky muaj duhet të shfrytëzohet me ibadete të ndryshme e në veçanti me lexim të Kur’anit.

1).Pejgamberi s.a.v.s. për këtë në një hadithë thotë:“Lexojeni Kur'anin, vërtet ai do të ndërmjetësojë Ditën e Gjykimit për të zotët e vet (për ata që e lexojnë)”. (Muslimi)
2).Gjithashtu pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:.“Këto zemra me të vërtetë mund të ndryshken,sikurse ndryshket hekuri kur laget në ujë”. –E si do t’i pastrojmë, o Pejgamber i Zotit? – pyeti dikush. –“Nëse shumë mendojmë për vdekjen dhe nëse këndojmë Kur’an” – u përgjigj Muhammedi a.s. (Bejhekiu)
3).Poashtu thotë pejgamberi s.a.v.s.“Ndriçoni shtëpitë tuaja me namaz dhe me këndim të Kur’anit”. (Hadith)
Ja pra vëllezër ! Ditët po na para lajmërojnë për ardhjen e këtij muaji te bekuar,mu ashtu sikur ardhja e stinës së pranverës me lule dhe me erëra të bukura,që na thotë neve: U ka ardhur muaji i mëshirës,faljes së gjunaheve,andaj vëllezër shtrohet pyetja çfarë kemi përgatitur për këtë muaj unë dhe ti?
Pra duhet të pregaditemi në çdo drejtim e kuptohet para së gjithash në aspektin shpirtëror,(me moral të lartë,me karakter të mirë,me sinqeritet,me devotshmëri,e me sabër),që këtë muaj ta e kalojmë ashtu si i ka hije nji besimtari të vërtetë.
Kur është pyetur vetë i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. se çka i shpie më së shumti njerëzit në Xhennet, ka thënë: “Devotshmëria ndaj All-llahut dhe karakteri i mirë”.(Tirmidhiu)
Poashtu ka thënë Pejgamberi s.a.v.s.: “Me të vërtetë Allahu e pranon vetëm atë që bëhet sinqerisht për të fituar kënaqësinë e Allahut”. (Hadith)
Vëllezër besimtarë! Agjërimin tonë duhet me e bë si një llojë shkolle,në të cilën pastrohen shpirtërat tanë dhe mësohen dobitë e moralit të mirë,në mënyrë qe kur të kalon Ramazani ta vërejmë rezultatin e mirë të agjërimit tonë dhe të jemi prej atyre që kanë përfituar prej agjërimit.
Prandaj vëllezër! Cdo punë apo ibadet që e kryejmë në jetën tonë duhet të e kryejmë me nder e me sinqeritet dhe me nijet të pastërt për Allah,e mesiguri Allahu xh.sh.do të na i pranon.
Vëllezër besimtarë! Ky është muaji i bekuar andaj duhet të përgatitemi për te,që të bëhemi prej atyre besimtarëve të sinqert që do ta e meritonim kënaqësin e Allahut xh.sh. në këtë dhe botën e ardhshme të ahiretit dhe të jemi prej trashëgimtarëve te Xhennetit dhe begative te tij!
Allahu xh.sh. na ringjalltë neve të gjithve në grupin e të mëshiruarve dhe të begatuarve,me mëshirën dhe kënaqësinë e Tij.Falënderimi qoftë për Allahun xh.sh. ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin s.a.v.s,familjen, shokët dhe mbi ata që e ndjekën dhe do ta ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.
Vëllezër! Para se të përfundojmë hutben e sodit ju njoftojmë se dita e parë e Ramazanit është ditën e hënë,kurse ditën e diellë natën e hënë kemi teravin e parë dhe syfyrin e parë.
Pra vëllezër ! Për hajr na qoftë të gjithëve muaji i bekuar i Ramazanit,inshaallah dhashtë Zoti i Madhërishëm e presim me të mira dhe e përcjellim me të mira.Amin.

Hutbe: Nga Xhelal ef. Xhemaili

Nuk ka komente: