e diel, 31 gusht 2008

Xhelal ef. Xhemaili:'Na erdhi mysafiri më madhështor"

Na erdhi mysafiri më madhështor
Hutbe: Nga Xhelal ef. xhemaili

I Falemenderohemi Allahut,Zotit të botërave.Salatet dhe selamet qofshin për Muhammed mustafan,familjen e tij fisnike,mbi as-habët,dhe mbi të gjithë ata që e ndjekën dhe do ta ndjekin rrugën e pejgamberit s.a.v.s. deri në ditën e gjykimit.
Vëllezër besimtarë! Allahu xh.sh. në Kur’an thotë: “O ju të cilët keni besuar! U është bërë obligim-farz agjërimi sikur që ishte obligim edhe për ata që ishin para jush,në mënyrë që të bëheni të devotshëm”.
Vëllezër besimtarë! Sot pra jemi në xhuman e fundit të muajit të zgjedhur sha’ban,pra don të thotë se po na ofrohet muaji më i bereqetshëm i Ramazani-sherifit. Ja pra koha po kalon,vitet po mbulojn dhe po kalojn njëri tjetrin,dita ditës jemi edhe më afër muajit më të bekuar,muajit më të zgjedhur,muajit më të bereqetshëm,e ai pa mëdyshje është muaji i Ramazani sherifit,muaji më i lavdëruar sipas kalendarit islamik të hixhretit.

I falemenderohemi Allahut të Plotmëshirshëm që na dha jet të gjatë,shëndet të mirë poashtu na dha edhe mundësi që edhe kët vitë ta presim ta agjërojmë dhe ta përcjellim këtë muajë duke qenë mirë të pregaditur në çdo aspekt.

Vëllezër besimtarë! Muaji i Ramazanit është dhunti,bereqet,begati nga Allahu i Madhërishëm që njeriut çdo vit t'i vijnë ditë,në të cilat jeton një jetë plotësisht të dalluar nga jeta e përditshme.
Gëzimi për këtë ditë të Ramazanit nuk përshkon vetëm të mëdhenjtë por edhe të vegjëlit,të cilëve nuk iu është bërë ende obligim agjërimi.

Pejgamberi s.a.v.s. thotë:“Kush e agjeron ramazanin me bindje të fortë dhe në emër të All-llahut,dhe duke lipur prej Al-llahut falje (duke u penduar ),do ti falen gjinahet e mëparshme ( që i ka bërë ) “. ( transmeton Ebu Hurejra r.a.)
Hadithi në fjalë na e bën me dije se nji besimtar i cili e kryen këtë urdhër të All-llahut, por me besim të plotë dhe me bindje të thellë për All-llahun,e për kurgjë tjetër,dhe i njejti lipën faljen e gjynaheve nga Zoti, duke u penduar All-llahu xh.sh. do tia falë gjunahet e mëparshme ,kuptohet (gjunahet e vogla ) për të mëdhajat duhet tevbe.
Vëllezër besimtarë! Ky është muaji i Ramazanit, muaji i durimit, muaji i Kur'anit,muaji i pendimit,muaji i mëshirës,muaji i faljes së gjunaheve,muaji i solidaritetit dhe i bamirësisë,muaji i duave-lutjeve,muaji i lirimit nga zjarri i xhehennemit.
Vëllezër besimtarë! Shtrohet pyetja sa jemi ne të gëzuar për ardhjen e muajit të Kur'anit?
Ky muaj duhet të shfrytëzohet me ibadete të ndryshme e në veçanti me lexim të Kur’anit.

1).Pejgamberi s.a.v.s. për këtë në një hadithë thotë:“Lexojeni Kur'anin, vërtet ai do të ndërmjetësojë Ditën e Gjykimit për të zotët e vet (për ata që e lexojnë)”. (Muslimi)
2).Gjithashtu pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:.“Këto zemra me të vërtetë mund të ndryshken,sikurse ndryshket hekuri kur laget në ujë”. –E si do t’i pastrojmë, o Pejgamber i Zotit? – pyeti dikush. –“Nëse shumë mendojmë për vdekjen dhe nëse këndojmë Kur’an” – u përgjigj Muhammedi a.s. (Bejhekiu)
3).Poashtu thotë pejgamberi s.a.v.s.“Ndriçoni shtëpitë tuaja me namaz dhe me këndim të Kur’anit”. (Hadith)
Ja pra vëllezër ! Ditët po na para lajmërojnë për ardhjen e këtij muaji te bekuar,mu ashtu sikur ardhja e stinës së pranverës me lule dhe me erëra të bukura,që na thotë neve: U ka ardhur muaji i mëshirës,faljes së gjunaheve,andaj vëllezër shtrohet pyetja çfarë kemi përgatitur për këtë muaj unë dhe ti?
Pra duhet të pregaditemi në çdo drejtim e kuptohet para së gjithash në aspektin shpirtëror,(me moral të lartë,me karakter të mirë,me sinqeritet,me devotshmëri,e me sabër),që këtë muaj ta e kalojmë ashtu si i ka hije nji besimtari të vërtetë.
Kur është pyetur vetë i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. se çka i shpie më së shumti njerëzit në Xhennet, ka thënë: “Devotshmëria ndaj All-llahut dhe karakteri i mirë”.(Tirmidhiu)
Poashtu ka thënë Pejgamberi s.a.v.s.: “Me të vërtetë Allahu e pranon vetëm atë që bëhet sinqerisht për të fituar kënaqësinë e Allahut”. (Hadith)
Vëllezër besimtarë! Agjërimin tonë duhet me e bë si një llojë shkolle,në të cilën pastrohen shpirtërat tanë dhe mësohen dobitë e moralit të mirë,në mënyrë qe kur të kalon Ramazani ta vërejmë rezultatin e mirë të agjërimit tonë dhe të jemi prej atyre që kanë përfituar prej agjërimit.
Prandaj vëllezër! Cdo punë apo ibadet që e kryejmë në jetën tonë duhet të e kryejmë me nder e me sinqeritet dhe me nijet të pastërt për Allah,e mesiguri Allahu xh.sh.do të na i pranon.
Vëllezër besimtarë! Ky është muaji i bekuar andaj duhet të përgatitemi për te,që të bëhemi prej atyre besimtarëve të sinqert që do ta e meritonim kënaqësin e Allahut xh.sh. në këtë dhe botën e ardhshme të ahiretit dhe të jemi prej trashëgimtarëve te Xhennetit dhe begative te tij!
Allahu xh.sh. na ringjalltë neve të gjithve në grupin e të mëshiruarve dhe të begatuarve,me mëshirën dhe kënaqësinë e Tij.Falënderimi qoftë për Allahun xh.sh. ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin s.a.v.s,familjen, shokët dhe mbi ata që e ndjekën dhe do ta ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.
Vëllezër! Para se të përfundojmë hutben e sodit ju njoftojmë se dita e parë e Ramazanit është ditën e hënë,kurse ditën e diellë natën e hënë kemi teravin e parë dhe syfyrin e parë.
Pra vëllezër ! Për hajr na qoftë të gjithëve muaji i bekuar i Ramazanit,inshaallah dhashtë Zoti i Madhërishëm e presim me të mira dhe e përcjellim me të mira.Amin.

Hutbe: Nga Xhelal ef. Xhemaili

e shtunë, 23 gusht 2008

Amra Xhemaili: "Si t'i shërojmë sëmundjet e zemrës"

Si t`i shërojmë sëmundjet e Zemrës?

Ata të cilët e njohin gjynahun por edhe vazhdojn të gabojn, është e sigurt se ndjekin udhëzimet e shejtanit...

Shkruan: Amra XHEMAILI

"A t`u tregoj unë se kujt i vijnë djajtë? Ata i vijnë çdo gënjeshtari mëkatari. (U vijnë)Dhe hedhin dëgjimin, shumica e tyre gënjejnë". (Esh-Shuara:221-223).
Çdo trup kur sëmuret i nevojitet shërim.Pasojat e mosmbajtjes se pastërtisë së trupit,janë sëmundje të ndryshme të trupit, kjo mvaret nga pesha e papastërtisë. A pasojat e mosmbajtjes së pastërtisë së zemrës janë sëmundje të ndryshme të cilat shkaktojnë gjendje të keqe edhe në këtë botë edhe në botën e ardhshme. „Janë ata që All-llahu nuk deshi t`ju pastrojë zemrat(prej kufrit).Janë ata që në këtë jetë kanë poshtërim, kurse në jetën tjetër kanë dënim të madh.(El-Maide:41) Si shërohen sëmundjet e zemrës këtë më së miri na tregon Kur`ani, duke na dhënë raste të ndryshme të Pejgamberëve dhe besimtarëve.Që njeriu të mbrohet prej sëmundjeve të zemrës, shpirtit të vet dhe shejtanit, i cili zgjuar e përcjellë, duhet të kërkojë ndihmë prej All-llahut, të qëndroj larg injorantëve dhe gabimtarëve të mëdhenjë, e të shoqërohet me njerëz të ditur e të devotshëm.Megjithatë, që njeriu ta arrijë atë duhet të jetë durimtar dhe gjithmonë i përgaditur. "Nuk është e barabart e mira dhe e keqja. Andaj, (të keqen) ktheje në mënyrën më të mirë, se atëherë ai, me të cilin kishit njëfarë armiqësie, do të bëhet mik i afërt. Mirëpo, këtë nuk mund ta arrijë kush, pos atyre që janë të durueshëm dhe nuk mund ta arrijë kush pos atyre që kanë virtyt të lartë".(Fussilet:34,35) Përkundër durimit dhe qetësisë, hidhërimi dhe nervoza janë vese të shejtanit dhe kurdo që shfaqet hidhërimi, shejtani e futë mendimin e vet sepse njeriu ne realitet atëherë kërkon mbrojtje nga shejtani e jo nga All-llahu xh.sh. "Vërtet,ai (shejtani) nuk ka kurrfarë fuqie kundër atyre që besuan dhe i janë mbështetur Zotit të tyre. Mbizotërimi i tij është vetëm mbiata që e përkrahin atë dhe mbi ata që për shkak të tij u bënë idhujtarë". (En-Nahl:99,100) Shejtani dominon tek ato që kërkojnë ndihmë dhe të cilët i nënshtrohen sepse All-llahu i`a ka lejuar t`i mashtroj ato që e ndjekin. "Iblisi tha: "O Zoti im, për shkak që më përzune (më largove), unë do t`ua zbukuroj (të këqijat) atyre sa të jenë në tokë dhe të gjithë ata do t`i largojë nga rruga e drejtë! Përvec robërve të Tu të cilët i ke bërë të sinqertë". Madhëria e Tij Tha: "Kjo është rruga Ime e drejtë (e qartë). Se ti ndaj robërve të Mi (të sinqertë) nuk ke kurrfarë force (as fizike as mendore), përvec atyre të humburve që vinë pas teje. (El-Hixhr:39-42) Ata të cilët e njohin gjynahun por edhe vazhdojn të gabojn, është e sigurt se ndjekin udhëzimet e shejtanit, duke kërkuar në të shpëtim (strehim). Dikush që konsumon alkoolin, vepron atë që është rreptësisht e ndaluar, e din se është haram dhe e dëmshme, pa dyshim se e ndjek shejtanin derisa e kryen atë punë. Shumë prej nesh shkojnë për pushime për t`u qetësuar, i kurojnë sëmundjet e tyre te doktorët më të famshëm, por vallë sa prej nesh ka që mundohen të kurojnë sëmundjet e brendshme të zemrave të tyre? Sot ne i japim më shumë rëndësi pamjes së jashtme të trupit, kurse në kohën e Pejgamberit s.a.v.s. muslimanët preokupoheshin më shumë për pastërtin e zemrës. Qysh të vegjël, ne e dim që këmba është për të ecur, dora për të prekur, syri për të parë etj. Po zemra vallë çfarë funksioni ka? Përvec funksionit që e dimë, që është furnizimi i trupit me gjak, zemra ka dhe një funksion tjetër shumë të rëndësishëm që është njohja e All-llahut të Madhërishëm, të ndjejë mall për Të dhe të dallojë të, mirën nga e keqja. Ka njerëz që qysh kur mbushin moshën e burrërisë dhe deri në pleqëri vazhdojnë me gjynahe. Si mendoni, si mund të jetë zemra e tyre? Thotë All-llahu i Madhërishëm në Kur`an duke përshkruarr zemra të tilla: "Jo, nuk është ashtu! Por të këqijat që i punuan, zemrat e tyre u`a mbuluan".(El-Mutaffifin 14) Mbrojtja më e mirë prej shejtanit është drejtësia, gjithmonë dhe në çdo vend, nëse është edhe kundër nesh, ashtu si na ka mësuar edhe Pejgamberi s.a.v.s sepse shejtani vjen dhe e përcjellë atë njeri që nuk e flet të vërtetën. "A t`u tregoj unë se kujt i vijnë djajtë? Ata i vijnë cdo gënjeshtari mëkatari. (U vijnë) Dhe hedhin dëgjimin, shumica e tyre gënjejn. (Esh-Shuara:221-223).

e diel, 10 gusht 2008

Xhelal ef. Xhemaili: "Darsmat tona"

Darsmat tona

Hutbe: Nga Xhelal ef. Xhemaili

Falenderimet i takojnë Allahut.Krijuesit të botërave Vetëm Atij i falemi dhe vetëm Atij i kërkojmë ndihmë, që të na udhëzojë në rrugën e drejtë, në rrugën e së vërtetës.I falenderohemi Allahut Fuqiplot që na ka bërë myslimanë besimtarë,dhe që na bëri ummeti i Pejgamberit Muhamed (paqja dhe shpëtimi qofshin me të), i fundit pejgamber dhe i dërguar i Tij.Salatet dhe selamet qofshin mbi krijesën më të mirë Muhammed mustafan dhe familjen e tij të pastër,dhe mbi as-habët e zgjedhur.Allahu xh.sh qoftë i kënaqur me ne dhe me ata.
Vëllezër besimtarë!
Allahu Fuqiplot në Kur-an thotë: “E kjo, kjo është rruga ime e drejtë. Prandaj mbajeni këtë dhe mos pasoni rrugë të tjera, e të ndaheni nga rruga e tij”. (el-En'âm, 153)
Gjithashtu thotë:“Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara, e mosni në mëkate e armiqësi. Kini dro dënimit të All-llahut, se me të vërtetë All-llahu është ndëshkues i fortë”. (Maide, 2)
Vllezër besimtarë!

Sipas këtyre ajeteve dhe shumë ajeteve tjera dhe haditheve të pejgamberit s.a.v.s. ne obligohemi apo urdhërohemi nga Allahu fuqiplot,që të ndjekim rrugën e së vërtetës,rrugën e fatbardhsis,lumturisë,menjifjalë rrugën e Allahut Fuqiplot,apo rrugën e Kur-anit dhe rrugën e pejgamberit s.a.v.s.Kët duhet ta bëjmë nëqoftëse dëshirojmë përparim dhe perspektivë në të dy botërat,në ket botë kalimtare dhe atë të përhershmen Ahiretin ku do të jetojm përgjithmonë.
Vllezër besimtarë!
Ne në mes veti e kemi për borxh për obligim që të ndihmohemi me punë të mira të dobishme e jo me punë të këqija të shejtanit të mallkuar,i cili na drejton gjithnjë në shkatërrim apo humbje të sigurt.
Ne e kemi për borxhë apo obligim fetar të përmendim se ka shumë nga vëllezërit tanë të cilët bëhen shkaktarë kryesorë,të cilët për fat të keq kur i bëjnë darsmat e veta bëjnë harxhime të mëdha astronomike,duke mos e kontrolluar aspak vetveten e vet se sa do të harxhojn.Lije se e merë në qafë vetveten dhe familjen e vet,por i mer në qafë edhe fqinjët e tijë dhe shoqërin apo mesin ku ai jeton.E themi këtë për ate se shumë njerëz tjerë kanë mundësi të marin shembullë të keq prej tij,sepse ai bën harxhime të kota duke rezervuar restorane më moderne,dhe muzika e lodra të ndryshme.
Të njëjtit person me i thënë: “ O ti njeri në ket katundin apo qytetin tonë kemi disa nevojtarë dhe jetima dhe a keni ju mundësi që të ju ndihmoni këtyre nevojtarëve,ai mesiguri do të na thotë se nuk ka.
Vëllezër besimtarë!
Për salltanate të kota,për tesha,ari,apo për në punë të këqija kemi mjaftë,kurse për ndihmesë,(sadaka xharijje-ndihma vullnetare për të rregullu nji xhami nji shkollë apo nji ambullancë apo për ndërtimin e ndonjë rruge,ose po ti bashkojmë forcat dhe parat tona për të hap ndonjë fabrikë për prodhim ku mundë të punësohen njerëzit tanë,për këtë vëllezër nuk kemi.
Vllezër besimtarë!
Këtë më së miri na e sqaron hadithi i Muhammedit s.a.v.s. ku thotë:

“Kush sjell një shprehi a traditë të mirë në Islam do ta fitojë shpërblimin e saj, por edhe shpërblimin e të gjithë atyre që pas tij e punojnë atë, por pa ju zvogëluar aspak shpërblimi i tyre. Ndërsa kush sjell në Islam një shprehi a traditë të keqe, do të jetë barrë mbi të, por edhe barra e të gjithë atyre që ashtu veprojnë pas tij, pa iu zvogëluar aspak përgjegjësia dhe dënimi i atyre të tjerëve”.(Muslimi)
Gjithashtu thotë Pejgamberi s.a.v.s. “Kush shpik në fenë tonë atë që nuk është nga ajo, ajo është e refuzuar”. (Muttefekun alejhi)
Vllezër besimtarë!
Dhashtë Zoti i Madhëruar edhe ne të bëhemi prej atyre besimtarëve të mirë që pas neve të lëmë vetëm punë dhe tradita të mira,sepse për këtë Allahu i Plotëfuqishëm do të na shpërblejë me sevape si në ket botë poashtu edhe në botën e ardhshme të Ahiretit ku do të jetojmë përgjithmonë.Allahu xh.sh.na udhëzoftë në rrugë të drejtë.Amin.

Hutbe: Nga Xhelal ef. Xhemaili

e mërkurë, 6 gusht 2008

Xhelal ef. Xhemaili: "Për ata që e nënvleftësojnë namazin"

Për ata që e nënvleftësojnë namazin

Hutbe: Nga Xhelal ef. Xhemaili

Falenderimi i takon Allahut,Krijuesit të botërave,mëshiruesit të përgjithshëm. E falënderoj për niemetet dhe begatitë e dukshme dhe të padukshme që na i ka fal në ket jet,si dhe dëshmoj që vetëm Allahu e meriton të adhurohet, i Vetëm i Pa shok, Zoti i qiejve dhe i tokës. Dëshmoj po ashtu se Muhamedi s.a.v.s.është robi dhe i dërguari i Tij. Paqja, mëshira dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij!
Vëllezër të nderuar!
Ajetin që e permendem Allahu xh.sh na e bën me dije dhe thotë:
"Dhe kur i thërrisni për t’u falur, ata e marrin për tallje e lojë. Këtë e bëjnë për arsye se janë njerëz që nuk kuptojnë." (Maide, 58)

Fatkeqësisht, kohëve të fundit po hasim në besimtarë, të cilët nuk falen, madje ka prej tyre që as nuk e dinë se falja (namazi) është kushti i dytë për të qenë musliman, pas shehadetit- dëshmisë se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhammedi s.a.v.s.është i dërguari i Tij. Për këtë, gjithsesi kanë ndikuar shumë edhe rrethanat shoqërore, por tani, kur ekziston një literaturë mjaft e pasur ( libra shqip-ilmihala), që i sqaron kushtet për të qenë besimtar, është e palogjikshme që në Ditën e Gjykimit të dilet me arsyen se nuk e kam ditur se duhej të falesha. Por a thua mund t’i fshehim gjë Allahut xh.sh., që e di të dukshmen dhe të fshehtën?!

Pra, kushdo që e mohon, e nënçmon dhe nuk e pranon urdhërin e Allahut dhe të Dërguarit të Tij, konsiderohet jobesimtar, në zemrën e tij nuk ka besim as sa kokrra e grurit. Për këta njerëz Allahu xh.sh. thotë:"... Atij, që kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, i takon zjarri i Xhehennemit dhe aty mbetet përgjithmonë." (Xhinn, 23)

Vëllezër besimtarë!
Ajeti i parë dhe ky tash që e përmendëm e përshkruajnë mjaft mirë pozitën e atyre, që namazin dhe adhurimet (ibadetet) e tjera i konsiderojnë si shenjë prapambeturie,dhe i përqeshin apo po tallen me ata që falen,njerëzit e këtillë imanin e kanë shumë të dobët.
Këta njerëz janë munafik-dyftyrsha të vërtet,këta nuk e kryejnë faljen e namazit nga mërzia apo përtacia, sepse janë dhënë vetëm pas kësaj bote, shkojnë pas epsheve të veta dhe mashtrimeve të ndryshme të shejtanit të mallkuar.Kurse ne mirë e dijmë se shejtani është dushmani i njeriut,por përsëri e ndjekin rrugën e tijë.
Pejgamberi s.a.v.s.thotë: “ Shejtani qarkullon nëpër trupin e njeriut ashtu sikur që gjaku qarkullon nëpër damarët,prandaj ju mbyllnja shejtanit hyrjen me agjërim dhe me sabër.”

Në Kur’an theksohet edhe se si do të ndihet jobesimtari në Ditën e Gjykimit:
"Atë Ditë, mjerë përgënjeshtruesit! Se, kur u thuhej “përuluni”, nuk përuleshin. Atë Ditë, mjerë përgënjeshtruesit!" (Murselat, 47-48)

Gjithashtu i Plotfuqishmi Allah xh.sh. thotë: "Atë Ditë, kur të zbulohet gjithçka dhe të thërriten për të bërë sexhde, ata nuk do të munden. Ata do të jenë me sy ulur, poshtërimi do t’i kaplojë, sepse e dinë që kanë qenë të ftuar të bënin sexhde, kur kanë pasur forcën e arsyetimit (por ata kanë refuzuar)."(Kalem, 42-43)
Vllezër besimtarë!
Ne e kemi për borxh që të mbrohemi nga këta njerëz tepër të rrezikshëm për muslimanët dhe për islamin poashtu edhe për kombin,sepse këta munafikë të vërtetë punojnë me të madhe që të pengojnë forcimin,zhvillimin dhe përparimin e islamit.
Vëllezër besimtarë!
I qofshim falë Allahut fuqiplot dha Atij i falemenderohemi që kohëve të fundit në vendet tona edhe për kundër përpjekjeve të mëdha të munafikëve për ta e çregullu dhe për ta e drejtu rrinin tonë në rrugë të shumtuar.Këta të rrinjtë tanë përsëri kanë mbledhur forcë dhe kanë filluar ti aplikojnë urdhërat e Allahut xh.sh. sidomos të falin pes kohë të namazit e sidomos namazin e xhumas e falin rregullisht,kjo mund lirisht të themi se është një punë me vlerë shumë të madhe e cila mesiguri do të çmohet te Allahu xh.sh.,por duhet të rruhemi nga munafikët të cilët lije se vet nuk i aplikojnë urdhërat e Zotit,por ata mundohen së bashku me shejtanët e tyre të na pengojnë neve e në veçanti mundohen rrinin tonë ta e largojnë nga xhamia dhe nga rruga e vërtet e islamit.Ata dëshirojnë ti bëjnë mu si ata,tju bashkangjiten atyre në punët e çoroditura dhe të pa hijshme,të enden nat e ditë në vende jo të hijshme-nëpër bare të natës,ku për fat të keqë pihet droga,pihet alkoooli dhe bëhet zina etj.

Vllezër besimtarë!
Duhet ti rruhemi dënimit të rreptë në ketë bot,nga i cili dënim nuk përjashtohen edhe njerzit e mirë,nga se nuk kemi punuar aq sa duhet kah e mira,nuk kemi udhëzuar dhe nuk kemi këshilluar në të mirë dhe nuk kemi larguar nga e keqja.
Allahu xh.sh. për ketë në Kur-an thotë:
“Ruajuni nga e keqja (nga dënimi) që nuk i godet vetëm ata që bënë mizori prej jush, (por edhe të mirët), dhe ta dini se All-llahu është ndëshkues i rreptë”. (El-enfal: 25).

Dhe më në fundë vëllezër besimtarë ket hutben e sodit do të e për fundojmë me nji hadith të Pejgamberit Muhammedit s.a.v.s.të cilin hadith e transmeton Xheriri r.anhu dhe thotë: kam dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thënë:
“Secili njeri që gjindet në mesin e një populli që bëjnë mëkate, e kanë mundësi që ti ndryshojnë, e nuk i ndryshojnë, atëherë All-llahu i godet me denim para se të vdesin”. (hasen, Ebu Davudi e të tjerët).
Andaj edhe ne vëllezër nëse dëshirojmë ti rruhemi apo ti shpëtojmë dënimit të Allahut në ket botë kalimtare dhe në botën tjetër të Ahiretit atëher duhet ta e shfrytëzojmë kohën duke punuar punë të hajrit-dobishme,që don të thotë të udhëzojmë në punë të mira dhe të largojmë nga punët e këqija,gjithashtu duke i kushtu kujdes të veçantë faljes pes kohë namaz, duke përmend-dhikër Allahun xh.sh.dhe duke e ndihmuar rrinin tonë që ta gjeje rrugën e drejtë,rrugën e islamit.
O Allahu ynë i dashur! Ne robët Tu të drejtohemi Ti me lutjet tona,që Ti zemrat tona ti pastron dhe ti ndriçon me dritën e vërtet të imanit.Na fal neve fali prindërit tanë dhe gjithë muslimanët e sinqert.Na bën prej atyre besimtarëve të vërtet që namazin ta e falim rregullisht dhe pa mendjemadhësi.Amin