e hënë, 23 qershor 2008

Xhelal ef. Xhemaili: "Ta shfrytëzojmë kohën"

Xhelal ef. Xhemaili
Hutbe: Ta shfrytëzojmë kohën

Falenderimi i takon All-llahut xh.sh,krijuesit të gjithësisë,salatet dhe selamet qofshin mbi të dërguarin e Tij profetin Muhammed Mustafan s.a.v.s.mbi familjen e tij,mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe do ta pasojnë deri në ditën e gjykimit.

Vëllezër besimtarë!
Koha është dhunti e Allahut xh.sh. dhe është e kufizuar, prandaj secili moment, secila orë dhe secila ditë është shumë e çmueshme dhe nuk duhet që të na kalojë në punë të kota. Duhet maksimalisht ta shfrytëzojmë për të mirën tonë në këtë botë dhe të bëjmë vepra të mira me të cilat do të fitojmë edhe mirësitë e botës tjetër.

Allahu xh.sh. në kaptinën e Kur-anit El-Asr thotë:"Pasha kohën! Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t’i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm." (El-Asr-1-3).

Vëllezër besimtarë!
Allahu xh.sh. në këto ajete të kësaj kaptine betohet në kohën që është gjëja më e çmueshme për njeriun,nëse e shfrytëzon ate si duhet..Dhe më tutje thotë i Lartë Madhëruari njeriu është në humbje të vërtet,por cili është në humbje të vërtet? Në humbje të vërtet janë ata të cilët gjithnji jetën e vet e kanë kaluar dhe e kalojnë duke e humbur kohën në punë të kota,kurse të shpëtuar janë ata të cilët besuan bindshëm Allahun xh.sh. dhe punuan dhe punojnë punë të mira,dhe porositën njëri tjetrin ti përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri tjetrin në durim-sabër.
Vëllezër besimtarë!
Secili nga ne do të përgjigjet për kohën që e ka kaluar në këtë botë.Askush nga ne nuk është në gjendje të dijë se kur do të përfundojë koha e të jetuarit (vdekja), por e din se secilën ditë që kalon ai ka më pak kohë në disponim,prandaj jemi të obliguar të mësojmë gjëra të dobishme dhe të bëjmë sa më shumë punë të mira sa jemi gjallë në këtë botë mashtruese-kalimtare.
Allahu xh.sh. në Kur’an thotë:
“Ditën kur çdo njeri e gjen pranë vete atë që veproi mirë ose keq, e për atë të keqe që e bëri, do të dëshirojë që në mes tij dhe në mes të asaj të jetë një distancë shumë e madhe (e mos ta shohe)”. (Ali Imran, 30)
Një kategori e njerëzve kur thirren që të punojnë punë të mira ose të shkojnë në xhami,të bëjnë ndonjë mirësi tjetër ose u ofrohet ta lexojnë ndonjë libër edukativ fetar ose shkencorë thonë se nuk kanë kohë,kurse të njejtit gjejnë kohë për të ndejtur me orë të tëra nëpër lokale-çajtore ose duke shiquar programe të ndryshme televizive,ose në mënyra tjera e humbin kotë kohën.Njerëzit e këtillë duhet ta dinë se koha e kaluar nuk kthehet më,prandaj duhet ta kalojnë kohën krejt duke bërë vepra të mira.


Pejgamberi s.a.v.s. në një hadithë të tijë thotë:
“Asnjë agim nuk lind pa thirrjen e dy engjëjve: “O bir i Ademit, unë jam dita e re dhe i dëshmoj veprimet e tua, prandaj më shfrytëzo më së miri, për shkak se unë kurrë nuk do të kthehem prap deri në Ditën e Gjykymit”.
Vëllezër besimtarë!
Muslimani i vërtetë do t’i përmbahet orarit islamik ashtu që do të ngrihet herët dhe nuk do të shkojë në punë pa e falur sabahin, poashtu edhe në mbrëmje nuk do të vonohet, por pas namazit të jacisë do të shkojë të pushojë.Ai gjithnjë do të mundohet që të përsosje veten me cilësi të mira,të përsosje profesionin e vet dhe do të mundohet që sa më i dobishëm të jetë për rrethin ku jeton.E jo sikur disa vëllezërit tanë aspak nuk mendojnë dhe nuk e lënë mëngu gjumin e sabahut,( të cilin shejtani ua bën më të ëmbël).
Vëllezër besimtarë!
Thirën ezani i sabahut kurse shumë vëllezër dhe motra tona muslimane as që ngriten ta e ndëgjojnë ezanin dhe ta përmendin Allahun xh.sh. dhe të kryejnë obligimin e tyre.
Pejgamberi s.a.v.s. thotë:
“Më tepër që frigohem për ummetin tim janë: ritja e stomakut, gjumi i tepruar dhe përtacia”. (Hakimi)
Gjithashtu pejgamberi s.a.v.s.thotë:
“Në dy begati janë të papërfillshëm shumica e njerëzve, e ato janë: shëndeti dhe koha e lirë”. (Buhariu)
“Ai, dy ditët e të cilit janë të njëjta (në arritje), është në humbje të sigurt”. (Sunen ud-Dejlemi)
Vëllezër besimtarë!
Mos tia lejojmë vetes tonë që të bëhemi nga ai grup i njerëzve që thonë: “të dal të eci pak ta vras kohën”.Këtë nuk e dëshiron Allahu xh.sh. nga ne për ate se humbja e kohës kotë është nji katastrofë e madhe për ne,sepse nëse ne nuk i shfrytëzojmë kohën në maksimum me të mira atëhere koha do të na shfrytëzon neve.
Prandaj në fundë vëllezër besimtarë!
E lusim të Plotfuqishmin Allah xh.sh. të na bën prej atyre besimtarëve të vërtetë që do ta e shfrytëzonim kohën mu ashtu siq dëshiron Allahu xh.sh. dhe pejgamberi Muhamedi s.a.v.s.
O Zot,Krijuesi i jonë dhe i gjithësisë,mëshirues dhe udhëzuesi i jonë,na mëshiro neve dhe prindërit tanë dhe na i fal gjunahet tona sepse Ti je Ai që falë dhe që mëshiron.Amin.

Hutbe: 20-06-2008,dita e xhuma.
E pregaditi: Xhelal ef. Xhemaili

Nuk ka komente: