e martë, 3 qershor 2008

Dr. Maurice Bucaille, "Hyra në Islam dhe e besova këtë Kuran"



Dr. Maurice Bucaille, "Hyra në Islam dhe e besova këtë Kuran"
Studimi i trupit të Faraonit u bë shkaktar për pranimin e Islamit të dijetarit dhe shkencëtarit të madh francez Dr. Maurice Bucaille

"Sot po ta shpëtojmë trupin tënd [të vdekur]që të shërbesh si argument për ata që vijnë pas teje". (Junus; 92)

Kur erdhi në pushtet Fransua Miterani në Francë në vitin 1981, Franca kërkoi nga Egjipti që t'ua lejojë sjelljen e mumies së Faraonit në Francë për ekspertizë dhe analiza më të thella në lidhje me balsamimin e tij.
Pas pranimit të kësaj kërkese, në Francë arriti trupi i zullumqarit më të madh të të gjitha kohërave, për pritjen e të cilit në aeroport kishte dalë presidenti me ministrat e tij, si shumë personalitete të larta Franceze.
Trupin e Faraonit e dërguan në një qendër arkeologjike që më vonë të bëjnë analiza dhe ekspertiza shkencëtarët, arkeologët dhe mjekët më të njohur të Francës.
Si udhëheqës i grupit të shkencëtarëve ishte profesor Dr. Maurice Bucaille, ndërsa ekspertiza e tyre kishte të bënte me atë se si ka ardhur deri te vdekja e Faraonit.
Përveç mumies së Faraonit, në mesin e trupave ishte edhe trupi i Ramzesit të dytë, i cili dallonte nga mumiet tjera sepse vdekja e tij siç shihet nga trupi dallonte me vendosjen e duarve të tij mbi gjoks pas balsamimit të trupit të tij..
Shkencëtarët u habitën kur dora e majtë kërceu para, gjatë kohës derisa po ia largonin fashën. Kjo do të thotë se ata të cilët e kanë balsamuar trupin e tij duart ia vendosën mbi gjoks sikurse mumieve tjera me presion – mundim
Në orët e vona të natës pas një studimi të thellë dhe një ekspertize të rëndë, për profesorin Marucie Bacuille u bë e ditur që në brendinë e trupit të Faraonit kishte krip deti .
Përderisa kockat e trupit i kishte të thyera, por lëkura ishte e pa shqyer ishte ky edhe një argument më i madh që Faraoni ishte mbytur në det, që lë të kuptohet se kur trupi është ballafaquar me valët e detit atëherë kockat janë thyer ndërsa lëkura nuk është shqyer, dhe se trupi i Faraonit është nxjerrë nga deti pas një kohe të shkurtër ku menjëherë është balsamuar.

Gjëja më e çuditshme nga kjo që arritën që ta komentojnë është se Faraoni në momentin e mbytjes së tij në dorën e tij të djathtë mbante frenat e kalit të tij apo shpatën, ndërsa në dorën e tij të majtë mburojën
Pos të tjerave ajo që e habiti më shumë profesorin Marucie ishte pse trupi i Faraonit ishte më së paku i dëmtuar në krahasim me trupat tjerë të balsamuar.
Prof. Marucie iu kthente studimit të tij disa herë me qëllim që të dal me një përfundim nga zbulimi i tij. Ai donte të dilte me një zbulim epokal, i cili ishte i pa njohur deri atëherë në lidhje me mumiet.

Një shok i tij e këshilloi profesorin të mos ngutej, me që muslimanët e dinë fare mirë se si është mbytur Faraoni qysh para 14 shekujsh. Marucie shprehu habinë e tij nga kjo e dhënë dhe duke e refuzuar dhe tha: "Si është e mundur të dihet një gjë e tillë para 14 shekujsh kur neve tani kemi arritur ta zbulojmë pas një analize dhe ekspertize të gjatë me mjetet më moderne".
Është me rëndësi të ceket se mumiet janë zbuluar në Egjipt në vitin 1893.
Çdo ditë tek profesori shtohej shqetësimi dhe pyetja se si një gjë e tillë qenka e njohur te muslimanët gjë kur jo vetëm arabët por edhe tërë bota mbarë deri në ditët e sotme nuk kanë ditur asgjë se si egjiptasit e bënin balsamimin e trupave të mumieve.
Ndërsa Dr. Maurice ulej tek trupi i Faraonit mendonte lidhur me idenë të cilën ia kishte dhënë shoku i tij se në Kuranin të cilin e kanë muslimanët në duar flitet për këtë se si trupi i tij u ruajt pas mbytjes në det.

Në vetën e tij mendonte si është e mundur që në librin e muslimanëve të tregohej diçka në lidhje me trupin e Faraonit që e kam para syve të mi. A është e mundur që Muhamedi (a.s) t'i njoftonte në lidhje me trupin e Faraonit qysh para 1400 vjetësh?
E mori Tevratin që ta lexoj se çka shkruante për Faraonin dhe aty gjeti që ai bashkë me ushtrinë e tij u mbyt në det por asgjë më shumë se kjo. E mori edhe Ungjillin por nuk gjeti asgjë, dhe konkludoi se as Tevrati e as Ungjilli nuk e përmendi ngjarjen e trupit të Faraonit se çka është bë me të.
Pas ekspertizës dhe analizave që ia bënë mumieve u kthyen prapë në Egjipt.
Por Maurice nuk u qetësua e as që deshi të pajtohet me faktin që muslimanët e paskan ditur qysh herët për Faraonin dhe fatin e tij. Andaj vendosi që të udhëtonte në njërin prej vendeve islame në mënyrë që të takoj një grup prej dijetarësh islam. Pas takimit me dijetarët islam iu tregoi se çka kishte zbuluar pas analizave që ia kishte bë trupit të Faraonit. Njëri prej dijetarëve islam e mori Kuranin dhe e hapi suren Junus:92 ku Allahu thotë:
Sot po të shpëtojmë ty (po të nxjerrim prej detit) me trupin tënd (të vdekur), që të shërbesh si argument për ata që vijnë pas teje. Vërtet, ekziston një shumicë njerëzish që nuk hulumtojnë argumentet Tona
Kur e dëgjoi këtë ajet, trupi i tij filloi që të dridhet dhe u ngrit në këmbë në prani të një numri të madh të dijetarëve dhe zëshëm deklaroi: "Hyra në Islam dhe e besova këtë Kuran".

Përktheu: Muhamet Fazliu

Marur nga: www.mesazhi.com

Nuk ka komente: