e shtunë, 7 qershor 2008

Xhelal ef. Xhemaili:"Edukimi i fëmijës në islam"-1


Hutbe: Edukimi i fëmijës në islam-1

Falemenderimet dhe lavdërimet tona të sinqerta qofshin mbi Krijuesin e gjithësis Allahun e Madhërishëm.Salati dhe selami-shpëtimi dhe paqa e Allahut Fuqiplot qoftë mbi pejgamberin tonë Muhammedin s.a.v.s. poashtu mbi familjen e tijë të pastërt dhe mbi shokët as-habët e tijë të sinqert,si dhe mbi të gjithë ata që e ndjekën dhe do ta ndjekin rrugën e Resulullahit deri në ditën e gjykimit.Allahu xh.sh. qoftë i kënaqur me ne dhe me ata.

Vëllezër besimtarë!
Allahu xh.sh. në Kur’an thotë:“O ju që besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri,(lëndët djegëse) të të cilit janë njerëzit dhe gurët, dhe të cilin e përcjellin engjijt e fuqishëm dhe të ashpër, të cilët nuk i kundërshtohen urdhërave të Perëndisë dhe të cilët punojnë për atë që urdhëron”.
Të gjithë e dimë se bota dhe ardhmëria u mbetet të rinjëve. Gjeneratat e vjetra shkojnë e të rejat trashëgojnë. Për të qenë gjeneratat e reja të afta që të marin mbi vete emanetin e Allahut dhe detyrat që i presin në jetë, prindërit për këtë duhet të kujdesen me kohë. Për të qenë sa më të suksesshëm në edukimin e fëmijëve e që edhe Zoti të na bekojë me këtë punë sa të rëndë dhe aq fisnike duhet që t’i kryejmë disa obligime ndaj fëmijëve si prindër qysh në fëmijërinë e hershme e që janë: prerja e kurbanit, emërtimi i fëmijës, me ia kënduar ezanin dhe ikametin në vesh dhe synetimi i fëmijëve meshkuj si dhe fejesa dhe martesa në kohën e duhur.
Vëllezër besimtarë!
Pejgamberi s.a.v.s. thotë: “Edukimi i mirë është trashigimia më e vlefshme të cilën mund t’ia lëne prindi fëmijut”. (Tirmidhiu)
Një dijetar islam thotë se me edukim duhet të fillojmë njëzet vjet para lindjes së fëmijës. Ky pohim sot po vërtetohet. Siç është e njohur prej hulumtimeve të shumtë, formimi i personalitetit të fëmijut para se të hyjë në shkollë mvaret nga kualiteti i familjes. Edhe për edukimin fetar kjo është e rëndësishme, sepse njohuritë dhe shprehitë e para fëmiju i fiton nga prindërit, vëllezërit, motrat dhe antarët tjerë të familjes. Posaçërisht prindërit duhet të jenë korekt në sjelljen në mes veti, sepse në një familje në të cilën çdo ditë shfaqen grindje, përdoren orë e ças fjalë fyese e banale ndërmjet dy bashëshortëve në prani të fëmijëve, aty pasojat mund të jenë fatale e që në të ardhmen nuk mund të evitohen.
Duhet që fëmiut t’i mësojmë të shprehi kelimei shehadetin qysh kur fillon të flet dhe kështu në përputhje me zhvillimin e fëmisë deri në moshën shtatë vjeçare duhet t’i mësohen suret e shkurta nga Kur’ani dhe disa nga kushtet e fesë.E jo ti mësojmë fëmijët tanë të përdorin fjalë pise të poshtra dhe çoroditëse,sepse mundë të vërejmë se ka edhe prej atyre prindërve që kënaqen kur fëmiu i tijë po flet fjalë të atilla.Kjo nuk guxon të ndodhë te besimtari muslimanë,sepse më vonë kjo do të ndikon shumë negativisht,por edhe do të duhet të japim llogari para Allahut xh.sh. në ditën e gjykimit.

Vëllezër besimtarë!

Zoti është i pranishëm në natyrë me krijimin e Tij. Zoti na ka krijuar neve dhe çdo gjë rreth nesh, ka vendosur ligje të cilat nuk mund të ndryshohen përveç se me vullnetin e Tij. I tërë kozmosi flet për Zotin dhe nëpërmjet njohurive tona për natyrën dhe gjithësinë me siguri shkojmë kah njohja e Zotit. Poashtu fëmijëve duhet tu flasim për disa nga fenomenet dhe lidhshmëritë e tyre dhe këtë ta lidhim me fuqinë dhe krijimin e Zotit, sepse ligjet e Zotit janë në përputhje me mendjen e shëndoshë. Mos u flasim fëmijëve për Zotin me legjenda dhe tregime të tmershme e të çuditshme të cilat vinë në kundërshtim me natyrën e fëmiut.
Sipas Kur’anit, feja e vërtetë gjykon çdo të keqe dhe obligon secilin besimtar që të luftojë kundër të keqes. Për këtë kur u flasim fëmijëve duhet të marim shembuj nga jeta e Pejgamberëve të Zotit të cilët përmenden në Kur’an. Të flasim për Ibrahimin a.s. i cili gjatë tërë jetës ka luftuar kundër të ligave, devijimeve,bestytnive,renës dhe shtypjes.Tu flasim për humanitetin e Jusufit a.s., për heroizmin e Musait a.s. i cili ka luftuar kundër padrejtësisë dhe robërisë, me të cilën Faraoni e ka shtypur popullin e tij. T’i njoftojmë me thirjen e Muhammedit a.s. në rrugë të Zotit, vazhdueshmërinë dhe durimin, trimërinë e tij të pakrahasueshme.Kështu e udhëzojmë fëmiun të formojë vetëdije të shëndoshë për relacionet në mes të njeriut dhe natyrës,dhe kështu do të formojë bindje për nevojën e luftës për të mirën dhe kundër të keqes.

Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:“Njeriu është kujdestar në familjen e vet dhe do të pyetet për të, gruaja është kujdestare në shtëpinë e burrit të vet dhe do të pyetet për të.” (Transmeton Buhariu)

Gjithashtu pejgamberi s.a.v.s. thotë: “Prindi është i obliguar ndaj fëmijës së vet: ta emërtojë me emër islam; ta edukojë mirë; ta shkollojë, ta mësojë të notojë (ta lejojë që të meret me aktivitete sportive) dhe t’i zotërojë shkathtësitë luftarake (të aftësohet për mbrojtjen e atdheut); ta përmbajë me pasuri të fituar në mënyrë të lejuar; dhe ta martojë kur t’i vijë koha”.
Siç shihet nga këto hadithet, prindërit kanë obligim që fëmijët e vet t’i dërgojnë në shkollë dhe të mundohen që fëmijëve të tyre tua sigurojnë të gjitha kushtet dhe mjetet që të arsimohen si kërkojnë kushtet bashkëkohore duke përfshirë edhe përgaditjen superiore, sepse Pejgamberi a.s. ka thënë: “Edukoni fëmijët tuaj! Ata duhet të jetojnë në një kohë tjetër prej kohës suaj”.
Islami nuk ka bërë ndonjë dallim ndërmjet vajzave dhe djemve për sa i përket shkollimit. Në këtë pikëpamje pejgamberi s.a.v.s. thotë:“Dituria është e obliguar për çdo musliman(fjala musliman nënkupton të dy gjinitë).” (Ibni Maxhe).
Por, në këtë drejtim si shoqëri muslimane që jemi duhet të angazhohemi që femrat të shkollohen në kushte që i kërkon islami.
Feja islame nuk i ka kufizuar qëllimet e edukimit vetëm në aspektin shpirtëroro-fetare por edhe për atë sekular. Pejgamberi s.a.v.s. ka urdhëruar çdo antarë i bashkësisë islame që ti kushtojë rëndësi të njejtë jetës shpirtërore dhe asaj sekulare duke thënë: ”Puno për jetën e kësaj bote sikur nuk do të vdesish kurrë dhe puno për botën tjetër sikur do të vdesish nesër”.
Nuk duhet që edukimi sekular dhe shkollimi të jetë qëllim i vetëm, por, duhet edhe edukimi fetar shpirtërore. Edukatorët muslimanë janë të mendimit se qëllimi i edukimit nuk është mbushja e mendjeve të nxënësve vetëm me fakte, por pastrimi i moralit të tyre, edukimi shpirtërorë, zgjerimi i vyrtitit, mësimi i pastërtisë dhe pregaditja e tyre për një jetë përplot sinqeritet dhe pastërti. Qëllimi i parë i edukimit islam dhe më i lartë është pastrimi i moralit dhe mësimi shpitërorë.Çdo prind duhet të konsideroj etikën fetare më të vlefshme se çdo gjë tjetër.
Pas moshës shtatë vjeçare fëmiu duhe të mësohet të jetojë në fe, prandaj edhe Pejgamberi s.a.v.s. thotë: “Urdhëroni fëmijët tuaj të falin namazin dhe kur ti mbushin shtatë vjetë detyroni-rrihni nga pak që të falin namazin”. (Ebu Davudi).
Më shumë efektë do të kishte patur dhe më së miri do të ishte nëse une dhe ti o vëlla i nderuar musliman nëse para tyre marim abdest, falemi dhe i marim me vete në xhami.Dmth.une dhe ti jemi shembull i fëmiut tanë,sepse nëse une dhe ti nuk i praktikojmë urdhërat e Zotit,atëhere çka dot presim nga fëmiu i cili ende nuk dinë të mendojë mirë.
Gjatë kësaj kohe fëmiu krahas kryerjes së namazit dhe i ibadeteve tjera duhet të mësojë të lexojë edhe Librin e Allahut Kur’anin sepse kjo është një ibadet shumë i lartë të cilin në shumë raste na e rekomandon pejgamberi s.a.v.s.Në lidhje me këtë do ta përmendim hadithin ku pejgamberi s.a.v.s. thotë: “Edukoni fëmijët tuaj në tri gjëra: të duan Pejgamberin e Allahut, të duan familjen e tij dhe të duan leximin e Kur’anit”. (Transmeton taberaniu)
Si prind duhet dhe e kemi obligim fetarë që fëmijëve tu flasim për dukuritë negative siç janë: tallja me fenë dhe konditat e saj, sharja, mallkimi, përdorimi i fjalëve tjera të këqija, dhe tu tregojmë se këto janë shkak që na çojnë në xhehhenem,edhe këtu të mëdhejtë duhet t’i ruajnë gjuhët e tyre para fëmijëve si shembull më i mirë.Tu flasim edhe për dukuritë tjera negative siç janë: bixhozi, droga, alkooli, duhani etj.Duhet të dijmë se fëmijët tonë se çfarë libra lexojnë,çfarë filma shikojnë,si dhe gjatë përdorimit të internetit të kontrollohen dhe duhet kemi vëmendje të posaçme se me kënd shoqërohen dhe të mundohemi në mënyrë sa më të butë dhe më të mirë ti largojmë nga këto gjëra të flliqura.
Nëse qëllimit nuk ia arimë nuk bën që fëmijët tanë t’i mallkojmë por duhet me bë dua-lutje të hajrit që Zoti t’i udhëzojë në rrugë të drejtë.
Vëllezër besimtarë!
Duhet dhe ka nevojë tepër të madhe që nëpër shkollat tona shtetërore të aplikohet mësimi mbi fenë siç aplikohet gjithkundë nëpër botë dhe nëpër europë si Gjermani,Zvicër,Austri,Slloveni,Kroaci,Bosnjë e Hercegovinë edhe në shumë vende tjera,por gjithsesi duhet na të gjithë sëbashku të angazhohemi e sidomos bashkësia islame dhe partitë tona politike të cilat na përfaqësojn neve në organet më të larta shtetërore.
Por siç duket dhe sipas njohurive tona momentale dhe me faktet që disponojm disa nga partit tona politike (në platformat apo në programet e tyre politike) ata jo që nuk kërkojnë që mësimi fetar të futet nëpër shkolla shtetërore,por për fat të keq ata bile janë kundër mësimit fetar.
Kush e bënë këtë o vëllezër besimtarë?
E bën ai vëllau i jonë shqiptarë-musliman që ia kemi dhënë votën unë dhe ti.Bile aspak nuk po turpërohen dhe nuk kanë fije turpi edhe pas kësaj krejtë që po ndodhë me ne besimtarët musliman të këtyre trojeve.

O vëllezër besimtarë!
Duhet ta kryejmë me pëgjegjësi obligimin që kemi ndaj fëmijëve tanë sepse në pleqëri mosedukimi i tyre na këthehet si bumerang neve personalisht.Transmetohet se një prind i është ankuar h. Omerit për sjellje jo të mirë të djalit të vet. Kur ka dëgjuar h. Omeri se ai nuk ka kryer obligimin ndaj djalit sa ka qenë fëmij i është përgjigjur: “Largohu nga unë, shporu, padit të birin për padëgjueshmëri, kurse ti si prind obligimet tua si ke plotësuar ndaj tij”.
Edhe ne vëllezër!
E kemi për borxhë-obligim fetar që sa ma parë në moshën më të vogël ti edukojmë mirë fetarisht,tua mësojmë islamin dhe rregullat e tijë,poashtu duhet ti dërgojmë në shkollë që të mësojnë të kenë suksese në mësime dhe të përparojnë në çdo sferë,por çka është edhe më e nevojshme ti edukojmë sa ma mirë që ata fëmijët tanë të sillen sa ma mirë në mjedisin dhe shoqërin ku ata jetojnë,gjithashtu të sillen mirë me arsimtarët-profesorët,sepse kohëve të fundit metëvërtet hasim në nji sjellje shumë arrogante dhe të dobët të fëmijëve tanë me arsimtarët dhe me profesorët,jo vetëm që nuk mësojnë,por shkaktojnë probleme të mëdha nëpër shkolla,duke vjedhur duke coptuar apo duke djegur ditarët për mbajtjen e mësimit.
Shtrohet pyetja ku ndodhin këta probleme dhe kush po i shkaktonë këta probleme?
Përgjigjja është shumë e lehtë
.
Ne të gjithë jemi dëshmitarë se këta probleme fatale po ndodhin vetëm në mjediset tona shqiptaro-muslimane,dhe shkaktarë të këtyre problemeve janë fëmijët tanë shqiptar-musliman.Këta probleme neve na kthehen si bumerang si rezulltat i krejt asaj që ne nuk kemi punuar me kohë dhe për ate se shumë vonë jemi zgjuar për ti edukuar ata në kohë.
Por,çka është edhe më e keqja sepse disa nga prindërit e fëmijëve tanë në vend që ta këshillojnë fëmijën e vet kah e mira ata i japin të drejtë fëmijut të vet të dobët para së gjithash me edukat të dobët familjare dhe me sukses shumë të dobët,dhe prindërit shkojnë kërkojnë nga arsimtarët ose nga profesorët që me çdo kushtë të gjitha notat e dobëta të ua përmirsojnë fëmijëve të tyre të dobët,sepse ka dëshirë të flaktë ta dërgoje fëmiun e vet të dobët në shkollë të mesme ose në fakulltet.Dhe çfar rezultati vëllezër do të presim nga ky nxënës i dobët i cili ia ze vendin nji nxënësit të edukuar mirë dhe me sukses shembullor.Pra më duket se ne po bëjmë vetëvrasje të vet kombit shqiptarë,sepse e lëmë sakat-të gjymtë gjeneratën e re,rinin e cila është ardhmëria e popullit.
Vëllezër besimtarë!
Kjo nuk po ndodh askund në botë vetëm po ndodh te ne shqiptarët-musliman.Metëvërtet kjo çka po ndodh me ne është nji katastrofë e madhe për gjithë popullin shqiptarë.Me e lanë anash edukimin e brezit të rri është gjunah i madhë,dhe këtë nuk ka me na e falë Allahu xh.sh.dhe në ditën e gjykimit do të duhet të japim llogari para Allahut xh.sh.

Dhe në fund për fëmijën e edukuar në islam nëse angazhohemi do të kemi sevape edhe pasi të vdesim.
Pejgamberi s.a.v.s thotë: “Kur njeriu vdes i ndërpriten të gjitha sevapet,përveç prej tri gjërave: sadakas së përhershme,diturisë prej së cilës kanë dobi njerëzit,dhe fëmijes së mirë i cili bën dua për prindërin”. (Muslimi)
Vëllezër besimtarë!
Në fundë e lusim Allahun xh.sh. të na udhëzonë në rrugë të drejtë poashtu edhe rrinin-evladin tonë të e shpëton nga rruga e gabuar dhe të e drejton në rrugë të drejtë.Amin.

Hutbe e mbajtur në xhuma me 06-06-2008,fsh.Sedllarcë,
E pregaditi imami i xhamis Xhelal ef.Xhemaili.

Nuk ka komente: