e martë, 17 qershor 2008

Xhelal ef. Xhemaili:“Mjer ata që në këtë botë ia kthejnë shpinën urdhërave të Allahut xh.sh,dhe të njejtit nuk arrijnë në kohë të pendohen”.



Xhelal ef. Xhemaili

Hutbe: Mjer ata që në këtë botë ia kthejnë shpinën urdhërave të Allahut xh.sh,dhe të njejtit nuk arrijnë në kohë të pendohen.
Falenderimet i takojnë Allahut,Zotit të botërave.Vetëm Atij i falemi,Atij i nënshtrohemi dhe vetëm prej Tij kërkojmë ndihmë,që të na udhëzojë në rrugën e drejtë, në rrugën e së vërtetës.I falemenderohemi Allahut që na ka bë besimtarë,dhe që na bëri ummeti i Pejgamberit Muhamed (paqja dhe shpëtimi qofshin me të).Salatet dhe selamet qofshin për Muhammed mustafan,familjen e tij fisnike,mbi as-habët,dhe mbi të gjithë ata që e ndjekën dhe do ta ndjekin rrugën e pejgamberit s.a.v.s. deri në ditën e gjykimit.
Vëllezër besimtarë!
Të gjithë njerëzit gabojnë; të gjithë njerëzit bëjnë gjunahe, sepse të këtillë i ka krijuar All-llahu Fuqiplotë. Pejgamberi s.a.v.s. thotë: "Të gjithë bijtë e Ademit janë gabimtarë, por më të mirët gabimtarë janë ata të cilët pendohen". Poashtu, Pejgamberi s.a.v.s. thotë: "Sikur të mos bënit gjunahe,All-llahu do t’ju kishte zhdukur dhe do të sillte njerëz tjerë që bëjnë gjunahe dhe kërkojnë falje, e All-llahu do t’ua falte".Për ata që i frikohen All-llahut kur bien në mëkat,kur gabojnë All-llahu i Madhëruar për ta në Kur’an thotë: "Edhe ata të cilët kur bëjnë ndonjë (mëkat) të shëmtuar ose i bëjnë zullum vetes së tyre, e përmendin All-llahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre - e kush i fal mëkatet përveç All-llahut?".(Ali Imran: 135)
Mirëpo, këtu ka një shenjë, me të cilën dallohen këta besimtarë:
"Dhe që duke e ditur, nuk vazhdojnë në atë që kanë punuar (në të keqen)".(Ali Imran: 135) Pra, dallimi mes besimtarit që bie në mëkat dhe mëkatarit ndaj All-llahut është ajo që ka thënë Ibni Mes’udi radijallahu anhu: "Besimtari e sheh mëkatin si një kodër e madhe,që frikohet të mos bijë mbi të dhe ta mbulojë, kurse dyfytyrëshi (mëkatari), e sheh mëkatin si një mizë që është ndalur në hundën e tij dhe e largon me lehtësi". Të dy i bëjnë mëkat All-llahut, porse i pari kur bën mëkat frikohet, pendohet, i rrënqethet zemra,kërkon falje prej Zotit dhe vepron punë të mira për ta shlyer atë që ka bërë. E sa i përket të dytit që bën mëkate,dhe e then urdhërin e All-llahut, ai kënaqet dhe gëzohet me punën e tijë të shëmtuar.
Vëllezër besimtarë!
Për fat të keq edhe në kohën e sodit kemi nga këta njerëz me iman të dobët,të cilët për çdo ditë edhe më tepër po zhyten në gjunahe dhe aspak nuk po mërziten se dita ditës edhe më tepër ata po thellohen në humner të mëkateve,dhe siq po duket ende dëshirojnë të vazhdojnë në atë drejtim të gabuar,sikur kan gjetur ëmbëlsirë të duhur në gjunahe.
Duhet të e kuptojmë se mëkateve nuk mund t’u ikim plotësisht,por duhet të angazhohemi që sa ma shumë të ju largohemi,dhe dije se këto mëkate sjellin dëme, dhe e nxinë fytyrën e zemrën.Shih se si All-llahu e përshkruan jetën e atyre që i bëjnë mëkat All-llahut dhe i janë larguar rrugës së Tij! All-llahu i Madhëruar thotë: "E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në Ditën e Kijametit do ta ringjallim të verbër". (Ta-Ha: 124)
Jeta e këtyre gjunahqarëve është në kundërshtim me fjalën e All-llahut: muzika që e dëgjojnë tërë ditën dhe tërë natën ua ka turbulluar mendjet e tyre e harami ua ka verbuar sytë. Kur dalin prej shtëpisë dhe kur kthehen nuk e përmendin All-llahun, e as që u bie ndërmend ta falin namazin. Nëse e pyet, pse vepron kështu,o njeri?, - ai të përgjigjet: ’’Për të thyer monotoninë,për të e vra kohën, për t’u liruar nga ngushtësia që ndiej në zemër,për të e larguar pikëllimin sepse nuk shijoj kënaqësin e kësaj bote’’. Për këta njerëz të mjerë shih se si përgjigjet All-llahu i Madhëruar: "E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në Ditën e Kijametit do ta ringjallim të verbër’’. Ai do të thotë: ’’Zoti im përse më ngrite të verbër, kur unë isha me sy?’’ Ai (All-llahu) thotë: ’’Ashtu si i harrove ti argumentet Tona që t’i ofruam, ashtu je i harruar sot". (Ta-Ha: 124-126)
Prandaj edhe ne vëllezër besimtarë!
Sot po jetojmë një jetë të vështirë plot me halle me brenga dhe me plot probleme,si në familjet tona poashtu edhe më gjërë në shoqërinë tonë ku ne jetojmë dhe veprojmë,për ate se nuk po punojmë sipas normave të Kur’anit,don të thotë se ia kemi kthye shpinën normave-urdhërave të Kur-anit Famëlartë,dhe sun-netit-rrugës së Pejgamberit s.a.v.s.
Gjunahet sjellin dëm në këtë botë siç sjellin dënim në varr dhe në botën tjetër, atë ditë kur do të dalim para All-llahut dhe do t’i shohim veprat tona. Atëherë,duhet të mësojm se si ta mbrojm vetveten nga gjunahet dhe punët e këqia që i kemi bërë.Duhet të shpejtojm para se të bëhet vonë. Pejgamberi Muhammedi s.a.v.s. thotë: "Shpejtoni në veprat e mira dhe keni kujdes fitnet (sprovat) si terri i natës".Nuk duhet ta lëmë teoben për më vonë sepse Pejgamberi jonë i dashur Muhammedi s.a.v.s. në nji hadith tjetër thotë: “U shkatëruan u humbën ata të cilët e lanë teoben për më vonë “.
Sotë në ket kohë të vështirë duhet dhe e kemi për borxhë që të mësohemi se si të mbrohemi prej mëkateve. A nuk e vërejm se si ata që nuk mbrohen prej gjunaheve se si përfundojnë në humnerën e epsheve. Ata kanë nevojë që dikush t’i thërret në rrugë të drejtë-në rrugën e shpëtimit, se vërtetë zemrat e tyre janë të dobësuara dhe të shtangura.
Puna e parë që të ndihmon të mbrohesh prej gjunaheve është vetllogaria dhe vetkontrolli kudo që të jesh,në çdo vend. Natën kur je vetëm në dhomë, apo në shoqëri, dije se dikush të përcjellë, e regjistron veprimin tënd. A e di kush është ai? Ai është All-llahu, I Cili nuk ka nevojë për askënd, kurse të gjithë kanë nevojë për të. Ai është Ai që të ka krijuar dhe të ka përsosur dhe të ka dhënë formën më të bukur,dhe të ka dhuruar pasurin më të çmueshme,të fali mendjen,logjikën e shëndoshë që të lexosh,të logjikosh të studëjosh dhe të përparojshë në çdo aspektë.
I mjerë dhe i humbur është ai i cili jetën e vet e kalon në gjunahe, duke bredhur andej e këndej nëpër vende të çoroditura me muzikë e alkool dhe mendon se askush nuk e sheh dhe nuk e dëgjon.Shihë se çka thotë Allahu xh.sh, I Cili përcjellë çdo hap,çdo frymëmarrje,çdo shikim e çdo fjalë tënde: "Ai është që di të fshehtën dhe të dukshmen. Ai është i madhëruari dhe i lartësuari. Për Të është njësoj (në dijen e Tij) si ai që fsheh prej jush thënien, si ai që e shpreh haptazi, si ai që vepron fshehtas natën (në errësirë të natës) dhe si ai që vepron haptazi ditën". (Err-Rra’d: 9-10)
Pejgamberi s.a.v.s. thotë: "O njerëz, pendohuni te All-llahu, sepse unë pendohem njëqind herë në ditë!"
Pra, Pejgamberi s.a.v.s. njeriu që i ishte garantuar xhenneti kishte frikë nga All-llahu,ka bërë teobe nga njiqind here në ditë, kurse disa nga njrëzit edhe kur bëjnë gjunahe dhe shkelin urdhërat e All-llahut qeshin, nuk i japin rëndësi asaj që veprojnë dhe mendojnë; nuk i japin rëndësi faljes së namazit që është shtylla e fesë,nuk i japin kurfarë rëndësie zekatit gjithashtu nuk i japin kurfar rëndësie kushtit të pestë haxhit,etj… Kjo ndodhë për shkak se zemrat e tyre janë forcuar dhe verbuar duke shkuar pas kësaj bote dhe kënaqësive të saj. Kështu nuk ishte me të parët tanë të mirë. Ajo gjeneratë kishte Islamin në zemër dhe gjithnji punojshin për islam. Megjithëkëtë, kishin frikë prej All-llahut aq tepër, saqë Ebu Bekri [radijall-llahu anhu] thoshte: "Ah, sikur të isha një dru i thjeshtë i parëndësishëm" d.m.th. shpresonte të ishte diçka që s’jep llogari përpara All-llahut edhe pse ai ishte i përgëzuar me Xhennet qysh në këtë botë.
Omeri [radijall-llahu anhu] kur dëgjonte ndonjë ajet kur’anor, në të cilin përmendej dënimi i All-llahut sëmurej dhe binte në shtrat me ditë të tëra. Njerëzit kur e vizitonin mendonin se ishte i sëmurë, e ai në realitet vuante jo për shkak të sëmundjes, por për shkak të frikës së madhe që kishte ndaj All-llahut. Një ditë mori një grusht dhé në dorë dhe tha: "Ah, sikur të isha si ky dhé,të mos më kishte lindur nëna, e të mos isha përmendur".
Ata ishin shëmbëlltyra më e mirë e Islamit, njerëzit që kthyen faqen e historisë dhe e ndriçuan atë. Nuk i frikoheshin askujt përveç All-llahut sepse ashtu i kishte urdhëruar Krijuesi i tyre në Kur’an.
Pra, për të qenë ndër njerëzit më të mirë në këtë dhe në botën tjetër,jemi të obliguar me pendim ndaj Zotit të Vetëm,dhe të përmirësohemi në çdo aspekt.
Duhet të dijmë se pendimi i sinqertë është i obliguar dhe i domosdoshëm për çdo musliman dhe muslimane.Për këtë pajtohen të gjithë dijetarët islam,se pendimi është i obliguar dhe i domosdoshëm.
Pra rruga e vetme dhe e vërtetë është pendimi dhe përmirësimi,që muslimani të përfitojë nga gjërësia e mëshirës së All-llahut dhe të ecë rrugës së vërtetë,vetëm në këtë mënyrë do ta shpëtojë vehten nga dënimi i All-llahut Fuqiplot.Pra e lusim Allahun e Madhërishëm që të na e pranon teoben-pendimin tonë të sinqert,dhe inshaallah në të ardhmen do të bëhemi prej atyre besimtarëve të mirë që do të punojmë vetëm punë të mira me të cilat do të ishte i kënaqur Allahu xh.sh. dhe pejgamberi i Tij Muhammedi s.a.v.s.Amin.

Nga Xhelal ef.Xhemaili.Imam i xhamisë fsh.Sedllarcë

Nuk ka komente: