e enjte, 3 korrik 2008

Amra Xhemaili: "Edukata Islame"


Edukata Islame

Edukimi është një formë e vecant,e cila i është dhënë shpirtit të njeriut për qëllime të posacme,sepse në qoftëse njeriu nuk merr edukatë,ai apo ajo do të rritet në një mënyrë ashtuqë të jetë i pa dobishëm për shoqërinë dhe qëllimet tona.Ne e sajojm njeriun që kur të rritet,ai apo ajo të jetë i dobishëm për shoqërinë. Prindërit janë shkakëtar që sjellin fëmiun në k`të botë,prandaj ato janë të detyruar që përvec ushqimit dhe veshmbathjes ta pajisin fëmiun e tyre me arsimim,edukatë të pergjithshme dhe edukatë fetare. Edukata është fytyra më e pastër. Thotë shkrimtari dhe filozofi gjerman Gëte:” Është dëshirë e përjetshme e baballarëve të shohin të realizuar te bijt e vet dy jetë:atë që u takon vetë bijëve dhe atë që kanë lënë pa realizuar në jetë vetë baballarët.” “Po të ishin nënat e edukuara edhe fëmijët e tyre do të lindnin të edukuar..”
Fëmijët janë pasqyrë e prindërve,nëse ato shohin tek fëmijët gjëra që nuk ju pëlqejn thënë shkurt mosedukim le të kthehen dhe ta edukojn veten duke lexuar libra të vecanta per edukimin e femijve,të mos bëhet vonë pasi riedukimi është më i rëndë sesa vet edukimi.(O njeri,që e pandeh veten për njeri,lexo vetveten). A ka gjë më të bukur sesa kur shohin prindërit të mbjellur në shpirtërat e femijëve të tyre edukatën e si rezultat i kësaj ato e harmonizojn ditën me punë që e kënaqin All-llahun??!!! A nuk është fakt se cdo gjë kur të shtohet lirohet përvec edukatës e cila saherë shtohet bëhet edhe më e shtrenjtë.Bujaria,mëshira dhe durimi janë vityte të njeriut të edukuar mirë thotë(Hasan el-Basri,në librin e tij”NDJEJ SHUSHURIMëN MIKUN NUK E SHOH”) D.m.th. Njeriu i edukuar mirë njihet përmes bujaris,mëshirës dhe durimit.Kurrë të mos mendoj ndonjë prind se rrobat dhe ushqimi janë gjëja më e mirë që mund ti sigurosh vetes dhe fëmiut tënd,gjëja më e mirë që mund ti sigurosh vetes dhe fëmiut është EDUKATA-përkatësisht “Edukata Islame”.Islami sot ka nevojë pë student të suksesshëm në mësime,ka nevojë pë shkenctar që të ndikojn në zhvillimin teknologjik e mbi të gjitha ka nevojë për nëna të suksesshme në edukimin e fëmijëve.
O ju prindër ! Nëse doni që jetën tuaj ta kaloni(jetoni) me nderime,respektime të ndërsjellta,mbjelle tek fëmiu yt edukatëndhe mirëkuptimin,kushtoni kujdes të vecant sidomos edukatës fetare sepse një gjë të tillë e kërkon besimi islam.All-llahu në Kur`anin famëmadh thotë:
“O besimtar ! Ruani vetveten dhe familjen tuaj nga zjarri.” Nëse prindërit fëmijët e tyre i edukojn në frymën islame dhe i udhëzojn të kryejn vepra të mira dhe fisnike,me atë i kanë mbrojtur prej zjarrit njëkohësisht prej vetes kanë hekur një përgjegjësi të madhe.Në të kundërtën,i pret dënimi i All-lllahut xh.sh. Dihet se cdo prind përpiqet që fëmijëve të vet tu lë miraz(trashëgim).Këtë askush nuk do ta sheh për të madhe mirëpo Muhammedi(Sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) thotë:”Babai nuk mund ti dhuroj fëmijës së tij dicka më të mirë sesa edukata e mirë” , “Fëmijët e edukuar mirë janë një kapital i madh dhe pasuria më e madhe.E kush ka fëmijë të mirëedukuar nuk duhet t`i frikësohet varfëris në pleqërin e vet.Fëmijë e rritur dhe të edukuar janë pensioni më i mirë.” Madhëria e njeriut fisnik është edukata e tij,ndërsa devotshmëria e sinqert është prejardhja e tij(Hasan el-Basri).
Fëmiu është një pupël në shkretëtir që era e lëviz....
Ibn Kajjimi thoshte: “O ti me vullnet të dobët.Kjo është një rrugë në të cilën u thinj Nuhu plot 950 vjet.U therr në k`të rrugë Jahja,u sharrua me sharr Zekerijahi,u hodh në zjarr Ibrahimi dhe u torturua Pejgamberi (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem)kurse t`i kërkon Islam të kollajt dhe të leht që të të vijë te këmbët !!!




Nga:Amra XHEMAILI-Sedllarcë

Nuk ka komente: