e premte, 9 maj 2008

Zemrije Xhemaili "Morali i lartë"

Zemrije Xhemaili:

“Morali i lartë”

Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s'ka kush e largon dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.
Allahu i Madhëruar në një ajet Kur’anor thotë:
"O ju besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh." (El-Ahzab:70:71)
Morali i mirë është cilësi e pejgamberëve, burrave të drejtë të mirë dhe të devotshëm. Me moral të mirë arrinë grada të larta dhe pozita të lakmuara.All-llahu xh.sh. ka veçuar pejgamberin e Tij me një ajet ku ia ka përmbledhur të gjitha cilësitë e mira dhe vyrtytet e larta, duke thënë: “…dhe vërtetë ti (Muhammed) je në një shkallë të lartë karakteri” (El-Karia’: 5).
Morali i mirë shkakton dashuri reciproke dhe afrim me njerëzit, kurse morali i keq shkakton urrejtje, zili dhe largim nga njëri tjetri.
Pejgamberi Muhammedi s.a.v.s. i ka nxitur muslimanët në moral të mirë dhe në të kapurit për te, bile edhe e ka përmbledhur në një vend me devotshmërinë, kur thotë: “Më së shumti që hyjnë njerëzit në xhennet, hyjnë me devotshmëri dhe moral të mirë”. (Tirmidhiu dhe Hakimi).
Moral i mirë është: buzëqeshja, bërja mirë, largimi i të këqijave nga njerëzit, thënia e fjalëve të mira,përmbajtja nga hidhërimi,dhe bërja durim, etj.
Pejgamberi Muhammedi s.a.v.s. ka porositur Ebu Hurejren r.anhu me një porosi të madhe, duke i thënë: “Ebu Hurejre, kapu për moralin e mirë. Ebu Hurejreja r.a. i tha: ç’është morali i mirë, o i Dërguar i All-llahut? Ai tha: “Ta vizitosh atë që nuk të viziton, t’ia falësh atij që të bën zullum dhe t’i japish atij që nuk të jep”. (Bejhakiu).
Shtrohet pyetja a punojmë ne sot në ket kohë në ket mënyrë:a)Ta vizitojmë atë që nuk na ka bë asnjiher zijaret,b)Tia falim atij që na ka bë zullum,c)dhe ti japim atij që kurnjiher nuk na ka dhënë,mesiguri se jo,këtë nuk e bëjmë,dhe nuk e praktikojm për ate se nuk jemi të pregatitur moralisht dher fetarishtë,neve na mungon Imani i plot,nuk jemi të kompletuar në aspektin fetar.E themi këtë nga aspekti i shumë fakteve dhe argumenteve që po na ndodhin neve për çdo ditë.
Duhet të mendojm rreth gjurmëve të mëdha dhe shpërblimit që i ka ky vyrtyt dhe kjo veçori। Pejgamberi Muhammedi s।a।v.s. thotë:“Njeriu me moralin e tij të mirë arrinë shkallën e agjëruesit dhe falësit gjatë natës”. (Ahmedi).
Pejgamberi s.a.v.s. e konsideroi moralin e mirë si plotësim të imanit, duke thënë: “Njeriu me iman më të plotë është ai që ka moral më të mirë”. (Ebu Davudi dhe Ahmedi).
Gjithashtu në nji hadith tjetër Pejgamberi Muhammedi s.a.v.s. thotë: “Njeriu më i dashur te All-llahu është ai që më së shumti u bën dobi njerëzve, kurse vepra më e dashur te All-llahu është gëzimin që e futë në zemër të një muslimani, largimin e ndonjë brenge prej tij, larjen e ndonjë borxhi të tij, ose largimin e urisë prej tij. Të eci me një vëlla timin musliman për ndonjë nevojë të tij është më e dashur për mua sesa të qëndrojë në itikaf në xhami një muaj”. (Taberaniu).
Muslimani është urdhëruar të thotë fjalë të lehta dhe të buta që të regjistrohen në peshojën e veprave të tija të mira. Pejgamberi Muhammedi s.a.v.s.thotë: “Fjala e mirë konsiderohet sadaka (lëmoshë)”. (Buhariu dhe Muslimi).
Bile edhe buzëqeshja që nuk i kushton aspak muslimanit, shpërblehet për te. Pejgamberi Muhammedi s.a.v.s. thotë: “Buzëqeshja në fytyrë të vëllaut tënd konsiderohet sadaka”. (Tirmidhiu).
Udhëzimet pejgamberike në nxitje për moral të mirë dhe durimin e të këqijave janë të shumta dhe të njohura, kurse sjellja e tij është shembëlltyrë që duhet patur në sjelljen e njeriut me vetveten, me gruan e tij, me fqinjët e tij, me muslimanët e dobët, me injorantët, bile edhe me mosbesimtarët.
All-llahu xh.sh. thotë: “Mos t’ju pengojë sjellja e keqe e një populli nga të sjellurit drejt me ta. Silluni drejt me ta, ngase kjo është më afër devotshmërisë”.
Duhet të kujdesemi që ta edukojm vetveten, ta heshtim hidhërimin dhe ti gëzojm njerëzit që janë përreth nesh,qofshin ata prindërit, gruaja, fëmijët, shokët, miqtë me sjelljen e mirë me ta,me fjalët e mira që ua themi,me buzëqeshje në fytyrë kur t’i takojm, duke shpresuar që të fitojm shpërblim nga ana e Zotit Fuqiplot për ket vepër të mirë.
Duhet të iu përmbahemi këshillave të përgjithshme të Pejgamberit s.a.v.s., ku thotë: “Ke frikë nga All-llahu kudo që të jeshë, pasoje të keqen me një të mirë, e cila do ta shlyen këtë të parën dhe sjellu me njerëzit me moral të mirë”. (Tirmidhiu).
Na bëftë All-llahu i Lartësuar prej atyre për të cilët Pejgamberi Muhammedi s.a.v.s. ka thënë: “Më i afërt me mua në ditën e Kijametit do të jetë ai që ka moral më të mirë”. (Ahmedi, Tirmidhiu dhe Ibn Hibbani).
Pra edhe ne duhet të bëhemi prej atyre besimtarëve që në ditën e gjykimit të na peshojnë më shumë punët e mira,me të cilat do ta meritojshim shefaatin e pejgamberit dhe xhennetin me rahmetin e madhë të Krijuesit të Përgjithshëm,Allahut Fuqiplot.Allahu na pasuroftë me moral të mirë dhe na udhëzoftë në rrugë të drejtë.Amin.

E pregaditi: Zemrije Xhemaili,Teologe,fsh.Sedllarcë

Nuk ka komente: