e martë, 13 maj 2008

Xhelal ef. Xhemaili : “Nxitoni në punë të mira”




Xhelal ef. Xhemaili
Nxitoni në punë të mira
I falemenderohemi Allahut xh.sh.krijuesit të gjithësis.Salati dhe selami (shpëtimi dhe paqa ) e Allahut xh.sh. qoftë mbi të dërguarin e fundit Muhammed mustafan vulën e të gjithë pejgamberëve,mbi familjen e tijë të pastërt,mbi as-habët si dhe mbi të gjithë ata të cilët e ndjekën dhe do ta ndjekin deri në ditën e gjykimit.
Vllezër besimtarë!
Xhenneti është vend i gjerë I pakufishëm,mbi të gjitha madhështor të cilin e ka përgatitur All-llahu xh.sh. për robërit e Tij të cilët i janë nënshtruar në jetën e kësaj bote dhe i kanë rrespektuar urdhërat e Tij. Ai është shpërblim për besimin e tyre të sinqertë dhe punët e tyre të mira.
Thotë All-lahu i Lartësuar në Kur’anin Fisnik:" Dhe ngutuni ( me punë të mira) në falje mëkatesh nga Zoti i juaj dhe për një xhennet gjerësia e të cilit është si gjerësia e qiejve dhe tokës, i përgatitur për të devotshmit."(Ali Imran-133)
Vllezër besimtarë! edhe na duke qenë gjallë dhe duke jetuar në ket botë kalimtare duhet të mundohemi të punojmë punë të mira,sado që ajo punë të jetë e vogël ose e madhe,atë vepër do ta gjejmë në botën e ardhshme në ditën e gjykimit;kur do të dalim para Madhëris së Allahut Fuqiplot për të dhënë xhevap-llogari,për të gjita punët tona që i kemi punuar në ket bot kalimtare.
Vllezër besimtarë!
Transmetohet një hadith nga Enesi r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: "Të vdekurin e përcjellin tri gjëra: familja e tij, pasuria e tij dhe veprat e tij. Dy kthehen kurse një mbetet me te. Kthehet familja dhe pasuria e tij, kurse me të mbesin veprat e tij". Gjithashtu në nji hadith tjetër, të cilin hadith e transmeton, Ebu Hurejre r.a.i cili thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Imani (besimi) është 70- e disa degë: Më e vlefshme-apo më e madhja është fjala: "La ilahe il-lall-llah", kurse më e ulta është të largojsh nga rruga diçka që i mundon-apo i pengon kalimtarët. Edhe turpi është një degë e imanit".
Për sa iu përket disa veprave të mira e që njerëzve ju duken shumë punë të vogla-ose asgjë,mirëpo te Allahu xh.sh ato janë shumë vepra të mëdha,do ta përmendim hadithin e pejgamberit s.a.v.s,të cilin e transmeton Ebu hurejre r.anhu dhe thotë se I dërguari I Allahut Muhammedi s.a.v.s. ka thënë: "Një njeri duke udhëtuar në një rrugë e kaplon etje e madhe, e gjen një pus,zbret në të dhe pi ujë. Pastaj del nga pusi dhe e sheh një qen me gjuhë të nxjerrë jashtë që han baltë nga etja. Njeriu thotë: "Këtë qen e paska kapluar etja siç më pat kapluar edhe mua më parë". Pastaj njeriu zbret në pus dhe mbush këpucën e vet me ujë, pastaj e kap me gojë derisa ngjitet lartë dhe i jep qenit të pijë ujë. All-llahu për këtë e falënderon dhe ia fal mëkatet". (As'habët i) Thanë: "O i Dërguari i Allahut, edhe për kafshët kemi shpërblim?" Pejgamberi i tha po.
Ebu Hurejre r.a. po ashtu thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Vërtet e kam parë një njeri duke u dëfryer-u kënaqur në Xhennet për shkak se kishte prerë një dru i cili i pengonte në rrugë duke kaluar muslimanët".
Vëllezër besimtarë! Edhe ne duhet të angazhohemi –të mundohemi që çdo gjë që bëhet pengesë-pengon njerëzit,duhet ta e largojmë nga rruga nga vendi ku ajo pengon,-edhe kjo është një pjesë e imanit,siç e përmendëm në hadithin e Pejgamberit më lartë.
Vllezër besimtarë! Duhet gjythqysh të rruhemi apo të mbrohemi nga gjynahet,dhe të i bëjmë ibadet Allahut Krijuesit të gjithësis,të falim pes kohë namaz,gjythësesi duhet të falim namazin e xhumas rregullisht,sepse pejgamberi s.a.v.s. në një hadith të cilin hadith e transmeton Ebu Hurejre r.a. ku thotë se i Dërguari i All-llahut ka thënë: "Pesë namazet - prej njërit deri te tjetri, namazi i xhumasë - prej njërit deri te tjetri dhe prej një ramazani gjer në ramazanin tjetër, janë pastrues të mëkateve në mes tyre - nëse ruheni prej mëkateve të mëdha".
Gjithashtu një hadith tjetër që transmetohet nga Adijj ibn Hatim i cili ka thënë: "E kam dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thënë: "Frikësohuni (ruajuni) nga zjarri i xhehennemit qoftë edhe me gjysëm hurme".
Vllezër besimtarë! Ne nga zjarri i xhehennemit mund të mbrohemi vetëm me punë të mira,dhe me ibadet,duke e falemenderuar Allahun dhe duke i bërë tespih vetëm Atij.
Ai i cili i nënshtrohet-teslim All-llahut xh.sh. bënë vepra të mira dhe i largohet të këqiave këtë njeri do ta shpërblen All-llahu xh.sh.me xhennet gjërësia e të cilit është sa gjërësia e qiejve dhe e tokës, dhe do t’i dhuroj begati-mirësi të përhershme duke mbetur në te përgjithmonë dhe nuk do të vdesë kurrë.
Kurse ai i cili e kundërshton All-llahun e Madhëruar, punon punë të këqia dhe i lenë punët e mira nuk ka dyshim se All-lahu xh.sh. do ta dënon atë për veprat e tia të këqia dhe do ta futë në zjarrin e xhehennemit.
Na faltë All-llahu neve të gjithëve.Inshaalla vëllezër Zoti na e mundëson që të jemi prej atyre të cilët kur të gabojmë,menjëherë të pendohemi dhe të kërkojmë falje nga Allahu xh.sh. që të na e falë,dhe të falë rahmet mbi neve.E lusim Allahun xh.sh.që të na udhëzon në rrugë të drejtë.Amin.


Hutbe e mbajtur,25-11-2005,në Xhuma,fsh.Sedllarcë,
E pregaditi imami i xhamis Xhelal ef.Xhemaili.

Nuk ka komente: