e premte, 9 maj 2008

Xhelal Xhemaili: "Rrespekti i prindërve"

Xhelal Xhemaili
Rrespekti I prindërve
Falenderimet dhe lavdërimet I takojnë Allahut të lartësuar, Krijuesit, Vëshguesit dhe Dirigjuesit të kesaj gjithësie,kurse përshëndetjet tona me salavatee selame më të përzëmërta qofshin mbi më të mirën krijes, Muhamedin s.a.w.s familjen e tij,shoket e tij dhe mbi të gjithë ata që e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e fundit.
Vëllezër besimtarë! Prindërit janë shkaktar për ardhjen tonë në këtë botë. Ata gjithnjë kujdesen për ne, bile edhe atëherë kur ritemi dhe bëhemi të pavarur prej tyre.Fëmijët janë brenga dhe kënaqësia më e madhe për prindërit. Baba punon tërë jetën që fëmijëve të vet tju sigurojë ushqimin, veshjen, mjete materiale dhe çdo gjë që u nevojitet. Nëna gjithnjë është pranë neve, kur kemi qenë foshnje na ka ofruar përkujdesjen më të madhe, ndërsa kur ritemi çdo sukses i joni dhe gëzim atë e bën të lumtur.
Allahu xh.sh. në Kur’an thotë:“Ne e kemi porositur njeriun të sillet mirë ndaj prindërve të vet”. (el-Ankebut, 8)
Poashtu Allahu xh.sh.në Kur’an thotë: “Zoti yt ka përcaktuar që të mos adhuroni tjetër përveç Atij dhe të silleni mirë me prindërit. Nëse njëri prej tyre, ose të dy, përjetojnë pleqëri te ti, mos u thuaj “of” e as mos u fol me zë të lartë, por t’u drejtohesh me fjalë respekti të plotë. Shtrij përpara tyre krahët e përulshmërisë dhe thuaj: ”O Zoti im, ki mëshirë ndaj tyre, siç kanë pasur kujdes ata ndaj meje në vegjëli!” (el-Isra, 23, 24)
Një as-hab i quajtur Burejde transmeton: “Erdhi një njeri te Muhammedi a.s. dhe e pyeti: “O Profeti i Zotit unë e kam bajtur në qafë nënën time dy mila nëpër zall të nxehtë, ku piqet mishi, a i kam dalur borxhit me këtë?” “Ndoshta me këtë ke treguar vetëm kujdesin më të thjeshtë (e jo t’i dalish hakut)” – iu përgjigj Pejgamberi a.s.
Për ata të cilët nuk kujdesen për prinderit dhe nuk e kan fituar xhenntin me anë të prindërve,pejgamberi s.a.v.s. ka thënë në një hadithë:“I përbuzur është, i përbuzur është, i përbuzur është ai që e arrin pleqërinë e njërit apo të dy prindërve të tij dhe (për shkak të mospërkujdesjes së tij ndaj tyre) nuk hyn në Xhennet”. (Muslimi)
Ndaj prindërve duhet treguar çdo respekt:
· t’i duam, t’i nderojmë dhe t’u ndihmojmë,
· t’u tregojmë butësi, dëgjueshmëri dhe falënderim,
· mos i hidhërojmë me fjalë dhe punë,
· tu ndihmojmë dhe t’i ruajmë kur janë të varfër, të sëmurë dhe në pleqëri,
· për prindërit e vdekur duhet bërë dua dhe të japim sadaka,
· shokëve dhe miqve të mirë të prindërve tu bëjmë mirësi,
· në çdo gjë duhet dëgjuar prindërit, përveç nëse na udhëzojnë në praptira dhe në thyerjen e urdhërave të Zotit.Me sjelljen tonë të mirë ndaj prindërve do të meritojmë që edhe fëmijët tanë të sillen mirë ndaj neve.Në lidhje me këtë pejgamberi s.a.v.s. thotë:“Silleni mirë ndaj prindërve edhe fëmit tuaj do të sillen mirë ndaj juve, silleni mirë ndaj tyre edhe gratë tuaja do të sillen mirë ndaj juve”. (Hadith)
Falënderimet i takojnë Allahut, Zotit të gjithësisë.
O Zot! Na udhëzo në rrugën e drejtë të njerëzimit dhe na ndihmo që t’i kalojmë
mangësitë-noksonllëket. Na ndriço zemrat tona të zeza me dritë të vërtetë. Zhduki
nga zemrat tona dukuritë e këqia si egoizmin, pasionet dhe lakmitë e epshit egoist. Na
ndihmo që ta edukojmë vetveten, që t’i zbardhim e t’i përmirësojmë epshet tona.
Zhduke dashurinë me interes që kemi për çdo kend, pos Teje, vetëm atëherë do hiqen
shtresat që na kanë mbuluar zemrat tona. Na ngop nga kroi e kulluar i dashurisë dhe
muhabetit Tënd.
O Zot! Na ndriço zemrat tona me besim e dritë, na zgjo nga gjumi i pakujdesisë që të
vetëdijsohemi, e ditët që na kanë mbetur në këtë botë mos t’i kalojmë në kotësi e
humnerë.

Vëllezër besimtarë!
Në fundë të hutbes e lusim Allahun xh.sh.që të na e forcon imanin tonë,dhe të fale mëshirë ndaj prindërve tanë dhe ndaj nesh.E lusim Allahun xh.sh. të na udhëzojë në rrugë të drejtë.Amin.

Hutbe e mbajtur me 17-04-2006, e Xhuma,fsh.Sedllarcë,E pregaditi imami i xhamis Xhelal ef.Xhemaili.

Nuk ka komente: