e diel, 18 maj 2008

Xhelal ef. Xhemaili: “Madhërimi i Allahut xh.sh.”


Xhelal ef. Xhemaili

Hutbe: Madhërimi i Allahut xh.xh.

Në fillim të kësaj hutbes i shprehim falemenderimet dhe lavdërimet tona të sinqerta Krijuesit të gjithësis Allahut të Madhërishëm.Salati dhe selami-shpëtimi dhe paqa e Allahut Fuqiplot qoft mbi pejgamberin tonë Muhammedin s.a.v.s. poashtu mbi familjen e tijë të pastërt dhe mbi shokët as-habët e tijë të sinqert,Allahu xh.sh. qoftë i kënaqur me ne dhe me ata.
Vëllezër besimtarë !
Allahu xh.sh në Kur’anur thotë:

“O njerëz, adhurojeni Zotin tuaj, i cili ju krijoi juve edhe ata që ishin para jush ashtu që të jeni të devotshëm (të shpëtuar).Ai, i cili për ju bëri tokën shtrat, (vendbanim) e qiellin kulm, e prej qiellit ju lëshoi shi me të cilin ju siguroi lloje të frutave si ushqim për ju, pra mos i përshkruani All-llahut shokë, duke qenë se ju e dini (që Ai nuk ka shokë).(El-Bekare,21-22).

Vllezër besimtarë!
Me këta ajete Kur-anore Allahu Fuqiplot na drejtohet neve besimtarëve,dhe të gjithë tjerëve dhe na e bën me dije se ne duhet gjithsesi Ate ta adhurojmë,Ate ta madhërojmë,Atij ti bëjmë respekt,sepse siq thotë Ai na krijoi,Ai na furnizon me shumë të mira -ni’mete,për të cilat duhet dhe e kemi për borxh ti falemenderohemi në çdo moment vetëm Atij.Dhe nuk guxojm ta mohojmë apo ti bëjm shokë-shirkë,sepse ky është një ndër gjynahet më të mëdha të cilin Allahu xh.sh. nuk e falë,gjë të cilën e vërteton Muhammedi a.s. në një hadithë të tijë ku thotë:

“Allahu xh.sh. është në gjendje të falë çdo gjynah tjetër përveç shirkut”.

Vëllezër besimtarë!

Nëse mendojnë njerëzit gjithnji në madhërinë e All-llahut xh.sh, asnjëher nuk do të bënin ghynahe ndaj Tij".
Ne duhet dhe e kemi për obligim fetar që Allahun Fuqiplot ta duam ta adhurojm ta madhërojm dhe ta njohim ashtu bukur siq e meriton Ai,dhe ti aplikojmë të gjitha urdhërat e Tijë,këtë e bën besimtari i sinqertë që e ka imanin e plotë dhe të kompletuar,kurse munafikët gjithashtu edhe mohuesit,tallen dhe mundohen ti mohojnë argumentet bindëse që nuk mundë dhe nuk ka të drejtë askushi ti mohoj argumentet e vërteta,por ata përsëri e bëjnë këte edhe pse e dijnë të vërtetën.

Allahu xh.sh për ta në Kur’an thotë: "Ata (mohuesit) nuk e njohën All-llahun sa duhet njohur Atë …". (El-Enam: 91).


Allahu xh.sh madhërohet dhe respektohet duke i kryer ne detyrat-obligimet që i kemi ndaj Krijuesit tonë.Por për fat të keq ka sot shumë njerëz që hyjnë në namaz me trup, mirëpo mendja e tijë shetit tërë botën dhe nuk kupton kur përfundoi namazi. Ka njerëz që hynë në namaz, kurse zemrën e kanë në dynja, në treg-pazar apo te epshet-emocionet.

Për këta njerëz në Kur-an thuhet:

"Ata nuk e çmuan All-llahun me atë madhështinë që i takon, ndërsa në ditën e kijametit e tërë toka është në grushtin e Tij, e qiejt të mbështjellë në të djathtën (forcën) e Tij. Ai është i pastër nga të metat dhe Ai është i lartë nga çka ata i shoqërojnë!".(Ez-Zumer: 67).

Vëllaut dhe motrës muslimane ua bëjmë me dije se nuk ka islam pa vepra të mira,nuk ka islam pa adhurim dhe respekt ndaj Krijuesit të botërave,nuk ka islam për ata që e kanë haruar All-llahun dhe nuk ka islam për ata që nuk i zbatojn mësimet e Tija! Mos mendojnë dhe mos harojnë ata të cilët janë dhënë pas epsheve dhe harameve dhe ata që janë të larguar nga Kur'ani dhe sunneti se do të jetojnë përgjithmonë në këtë botë! O ju që jeni zhytur në gjunahe dhe gabime! Deri kur më në këtë gjendje! A nuk ju bie ndër mendë se një ditë do të duhet të dalim para Krijuesit tonë i cili na krijoi në formën më të bukur dhe na dalloi me mendjen-logjikën nga krijesat tjera dhe na bëri zavendës (halife) në tokë.

Vëllezër brsimtarë!

All-llahu ua tërhjek vërejtjen njerëzve nga denimet e Tija,kurse njerëzit ende po vazhdojnë në këtë drejtim shumë të gabuar.
Disa njerëz ende nuk vetëdisohen dhe nuk duan ta kuptojnë.A e dini se kur do të vetëdisohen dhe kur do ta kuptojnë?! Atëherë kur do tu vijë meleku i vdekjes te koka,atëherë do ti kujtohet kjo e do të thotë:

"E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: "O Zoti im, më kthe, që të bëj vepra të mira e ta kompensoj atë që lëshova!" Kurrsesi, (kthim nuk ka) e kjo është vetëm fjalë që e thotë ai, e ata kanë para tyre një perde (distancë periodike) deri në ditën kur ringjallen". (El-Muminun: 100).

O vëllezër besimtarë!

Mos të ndodhë edhe me ne e njejta gjë si me ata të cilëve kur ju vjen vdekja do ti luten Allahut xh.sh duke i thënë: “O Zoti im më kthe prap në dunja,që të bëj vepra të mira e ta kompensoj atë që lëshova!”,por vëllezër besimtar duhet ta dijmë se kthim prapa nuk ka,përveç daljes-ballafiqimit tonë me Krijuesin e botërave i cili gjykon vetëm drejt.

Në fund të kësaj hutbes vëllezër besimtarë!
Kërkojmë prej All-llahut xh.sh. ndihëm, që të na ndihmojë në përmisimin e gjendjes së muslimanëve në çdo vend, dhe të na ndihmojë të kapemi për librin e Tij Kur-anin dhe sunnetin e pejgamberit s.a.v.s.O Zot të lusëm të na ndihmojsh që njëher e përgjithëmon të largohemi nga haramet dhe punët e këqija,sepse ato na çojnë edhe më tej në humbje dhe shkatërim.O Zot,Krijues i botërave na udhëzo neve dhe gjithë muslimanët mbarë botës kudo që gjinden ata.Amin.
Hutbe e mbajtur në xhaminë e fsh.Sedllarcë,
E pregaditi imami i xhamis Xhelal ef.Xhemaili
.

Nuk ka komente: