e enjte, 22 maj 2008

Xhelal ef. Xhemaili: "Kopracët-dorështrenjtit"


Xhelal ef. Xhemaili
Hutbe: Kopracët-dorështrenjtit
Falenderimet i takojnë Allahut. Vetëm Atij i falemi dhe vetëm Atij i kërkojmë ndihmë, që të na udhëzojë në rrugën e drejtë, në rrugën e së vërtetës. Të falenderojmë o Allah që na bëre myslimanë, të falenderojmë o Allah që na bëre besimtarë, të falenderojmë o Allah që na bëre pasues të Pejgamberit Muhamed (paqja dhe shpëtimi qofshin me të), i fundit pejgamber dhe i dërguar i Tij. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një dhe i Vetëm, i cili nuk ka shok, dhe dëshmoj se Muhamedi a.s. është robë dhe i dërguari i Tij i fundit.

Vllezër besimtarë!

Pasuria dhe parat janë nga mirsitë më të mëdha që i dhurohen njeriut në këtë botë. Sipas fesë islame është e pëlqyeshme që njeriu të punojë e të ketë pasuri, por me kusht që të jetë falënderues ndaj dhuruesit – Allahut xh.sh. Ky falënderim bëhet duke e përdorur pasurinë për gjëra të dobishme. Në qoftë se njeriu e do pasurinë dhe të hollat aq shumë sa që i quan të shenjta dhe bëhet rob i tyre,njeriun e tillë feja islame e qorton dhe ai për shkak të pasurisë që nuk e ka shpërndajt do të dënohet në botën tjetër.Për këtë Allahu xh.sh në Kur-an thotë:
“Ata, të cilët bëjnë koprraci me atë që nga të mirat e veta u dha Allahu, të mos mendojnë kursesi se ajo është në dobi të tyre. Jo, ajo është në dëm të tyre. Ajo e mirë me çka bënë koprraci, në ditën e kijametit do t’u mbështillet në qafën e tyre. Allahut i mbesin trashëgim qiejt dhe toka, Allahu është i njohur mirë me atë që veproni”. (Ali Imran, 180)
Pasurinë nuk duhet ta duam aqë shumë sa të bëhemi dorështrënguar dhe të vuajë edhe familja për gjërat elementare, ose mos u ndihmohet të afërmive,nevojtarëve-fukarave ose për dobinë e përgjithshme të muslimanëve. Mos mendojmë se në këtë mënyrë nuk do të na dalë prej dore pasuria asnjëherë, por përkundrazi kopracia mund të jetë shkaktar që të humbim jo vetëm pasurinë, por edhe si popull që të shkrihemi.
Këtë na e vërteton ajeti kur’anor ku Allahu xh.sh.thotë:
“Ja, ju jeni ata që ftoheni për të dhënë në rrugën e Allahut (për luftë kundër armikut tuaj), e dikush prej jush bën koprraci, ai bën kundër vetvetes, Allahu s’ka farë nevoje, e ju jeni të varfër (keni nevojë). Po nëse ju i ktheni shpinën, Ai do t’ju zëvendësojë me një popull tjetër, që nuk do të jetë si ju”.(Muhammed, 38)

Dorështrenjti shpesh bën turbullira të ndryshme dhe i thyen të gjitha rregullat si ato morale, juridike, tregtare etj. vetëm e vetëm që të fitojë sa më shumë para.
Thotë pejgamberi s.a.v.s.
“Frigohi prej kopracisë, sepse kopracia i ka zhduk popujt para jush, i ka çu në gjakderdhje dhe i kan leju vetes atë që është e ndaluar”.
“Erdhi një njeri te Pejgamberi s.a.v.s. dhe i tha: “O I Dërguari i All-llahut, cila sadaka e ka shpërblimin më të madh?” Tha: “Të japësh sadaka kur të jesh i shëndoshë e koprrac, e frikësohesh nga varfëria, dhe e dëshiron pasurinë. Mos e vono këtë gjer kur të vjen shpirti në fyt, e atëherë të thuash: “Jepjani këtë atij dhe këtë atij tjetrit, ndërsa kjo qysh më herët veç ka qenë e tij”.
(Muttefekun alejhi)
Poashtu thotë pejgamberi s.a.v.s: “Dorëdhëni është afër Allahut, afër njerëzve, afër xhennetit, kurse larg prej zjarrit (të xhehennemit), kurse dorështërnguari është larg Allahut, larg njerëzve, larg xhennetit, kurse afër zjarrit (të xhehennemit)”.

Vllezër besimtarë!

Sipas ajeteve dhe haditheve të pejgamberit s.a.v.s. ne myslimanët duhet të jemi dorëdhënë,për ate se kjo është nji cilësi shumë e lavdëruar,edhe këtë e kanë praktikuar edhe të parët tanë si Pejgamberi Muhammmedi s.a.v.s. poashtu edhe shokët e tij,sidomos Ebu-Bekri r.anhu,i cili shpesh herë ka ndodhë që për interesat e përgjithshme të islamit e ka dhënë krejt pasurin e tijë që ka patur.
Prandaj edhe ne muslimanët e sodit duhet të marim shembull të mirë në pejgamberin s.a.v.s. dhe në shokët e tij,sidomos në moralin dhe edukatën e tyre të lartë,por gjithësesi duhet të marim shembull të mirë në praktikimin e obligimeve fetare nga ana e tyre sidomos dhënjen e Zekatit.
All-llahu xh.sh. në Kur-an thotë:
“Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e All-llahut në botën tjetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh All-llahun.” [Ahzab: 21].
Është krejtë e sigurtë se pasurin që e posedojmë nuk kemi me e marë me vete në varrë në botën tjetër,por gjythqysh do të duhet ta e lëmë në ketë botë tërheqëse dhe mashtruese dhe i vetmi shpëtim për ne është që të bëhemi dorëlirë-xhimerta dhe të japim aty ku e kërkon më së shumti nevoja.Dmth. duhet të ndihmojmë islamin dhe të gjithë ata vëllezërit tanë musliman që kanë nevojë materijale.
Në funë vëllezër besimtarë! Kërkojmë nga Allahu xh.sh.që të na i përforcojë zemrat tona me iman dhe të na i zbus zemrat tona që në mes vëllezërve musliman të mbizotëroj drejtësia,bamirësia,humaniteti dhe solidariteti,kështu që të vjenë në shprehje ndihmesa e jonë e ndërsjelltë vëllezërore islame.
Allahu xh.sh. na udhëzoftë në rrugë të drejtë.Amin.

Hutbe e mbajtur në xhaminë e fsh.Sedllarcë,
E pregaditi imami i xhamis Xhelal ef.Xhemaili.

Nuk ka komente: